Montag, 15. Juli 2013
Shaban Cakolli, letrare dhe veprimtare i shquar.
Shaban Cakolli është poet dhe veprimtare i shquar. Perveç angazhimit të tij në veprimtari të shumeta kulturore, ai pareshtur prezanton krijuesit e artit dhe veprimtaret e diaspores shqiptare nepër gazeta, revista dhe portale te ndryeshme. Kjo bën që ta duan dhe ta respektojnë të gjithë. Fundja, ai respektin e ka fituar me punën e vetë, me sjelljen e sinqertë dhe me kulturën komunikuese me të tjeret. Ky është Shabani yne, njeriu që duhet të jetë shembull për të mirë për të gjithë ne, njeriu që kurrë nuk i ka munguar respekti dhe dashuria për bashëkombasit e tij, njeriu që për as një të vetmin çast nuk i shkëputi lidhjet me atdheun, njeriu që pandalshëm veproj për të mirën e përgjithshme të kulturës, letërsisë dhe asaj kombëtare.
Shaban Cakolli, u lind në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punonte me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrte gazeta të murit. Me shkrime dhe kulturë vazhdoi edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Ka botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botë në Kosovë, ku edhe tani boton në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.
Ka udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck ishte sekretar i SHKA "Aleksandër Moisiu" në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM), është në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH. Ka botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Është i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.
Përkohësisht është me banim në Gjermani.
Ka botuar:
"TOKË DARDANE"
"LOTI I ATDHEUT"
"DETI I QIELLIT"
"KRISMA E FJALËS"
"AGSHOLI"
Poezi nga Shaban Cakolli
SHEGË E ËMBËL
Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.
BUKUR PO SHKËLQEN KOSOVË
Veshë Kosova në petk të bardhë
po shëndritë si argjend e ar
në këtë shënim jubilar
i madh e i vogël këtu janë ardhë.
Me muzikë,kostum kombëtarë
shkëlqejnë çupat si burbuqe
këndojnë këngë e hedhin valle
na është bërë Kosova nuse.
T´qoftë me fat mori Kosovë
mos ke dert se nuk është vonë
vish jelekun me shqiponjë
këtë simbol krushqit kërkojnë.
Fort po ndritë nusja në shesh
me krushqërinë e UÇK-së
hidhu në valle e buzëqesh
gëzim të madh solle mes nesh.
Dasma jote nëpër mote
do të jetë kurorë nusërishë
një ndër dasmat kuptimplote
me krushqërinë e lavdërisë
Me kostume të kuqe
në mes me shqiponja
datën tënde të nusërisë
ta shënojmë me shkronja të arta
Në FAQET E HISTORISË.
Etje
Tërë ditën punova
tërë natën nuk fjeta
në ty kur mendova
se ç´më mori etja.
Krojeve të burimit
sa shumë piva ujë
në mes flakërave dhe tymit
etjen s´mund ta shuaj
Se ç´më pyeti vasha
ç´digjesh kështu aman
se më mori etja
për burimin tënd.
DUA TË DEHEM SONTE
Dua të dehem sonte
në ndërrimin e vitit
të i shëroj plagët
në thellësinë e shpirtit
thesaret e botës
asgjë s´janë për mua
dua veq të dehem
në buzët e tua.
MOJ KOSOVË MOJ PLAGË E VJETËR
Shkelë ndër thundër plotë gjashtë shekuj
turku e greku,të pabesë
ta prunë serbin e ta bënë pjesë
atë barbarin kriminel
që Karpateve për bukë ka bredhë
e ngulitën në toka t´Shqipërisë
me naj veshur rrobat e zisë
mori hov si gjarpër krajli
i thotë shqipes:Ja ku është varri
unë jam sërb e kam pushtet
s´ta lë nderin që të përket
por shqiptari e ka pasur traditë
mos me u mposhtur kurrë nga hordhitë
gjak ndër denj e zjarr në gji
s´ka pranuar kurrë me u joshë n´robëri
nuk ja njohim pushtimin bushtrës
me ta flasim për grykë të pushkës
me gjak tonin njomëm këtë dhe
nuk i lëmë këtu sërbit fole
Se Kosova zemër madhe
ka traditë në dasma e varre
shqip jetojmë e vdesim shqip
si nënshtrohemi të pabesëve t´lig
su nënshtruam kurrë nën serb
fyta-fytas plot njëqind vjet
na kanë vra në prag të shpisë
jo qyqarë por në log të burrërisë
brez pas brezi,djalë pas djali
për liri s´na trembi varri.
Skënderbeu dhe Adem Jashari
kanë bërë shumë këtu mos jetë barbari.
NËN SHIUN E GUSHTIT
Në një natë me shi
në atë muajin gusht
na i prenin petkat
që na binin ngusht.
Nuk kishim ombrella
zemra në zemër strukë
ne na ndau rrufeja
deshi me na zhdukë
Mua më dhanë një rrugë
ty të futën në mugë
nga ai gusht mallkimi
më nuk jemi dukë
Po të mori malli
të e shohish atë shi
eja se e gjenë
në dy sytë e mi.
S´DI SI TË THEM
Dua të të them yll
dua të të them hënë
atje më dukesh lart
dua të të kem pranë.
Dua të të them mollë
e ëmbël fryt i pemës
nuk mund të shoh në trung
dua të kem pranë zemrës.
S´di si të thërras
kam qindra emërtime
nuk dua të lë pas
je portë e zemrës time.
NË KUJTESË
Kur duhen dy zemra
nuk njohin largësi
herë futen në këngë
herë në poezi
ti ëndërron për mua
unë ëndërroj për ty
dy zemra t´bashkuara
bëjnë botë pa kufij.
Saherë të kujtoj
mbrëmje e agim
në zemër të ngroh
hyn në vargun tim
lexoj ti këto vargje
dhe mirë i kupto
unë të them të dua
ti mos thuaj jo...
ME TY
Një breshëri tërmetesh
dridhin shtratin tim
më troket një ëndërr
më thërret në takim
Në takimin tonë
udhërrëfyesja je ti
hapat ti numëroj
ndritë sikur shkëndijë
të përcjell me ëndëje
hiq pa përtesë
herë më end bulevardeve
herë dalim në kreshtë
më e madhja kujtesë.
Kështu rrugëtoi me ëndërra
me ty përçdo natë
herë dalim n´Prishtinë
herë dalim n´Çabrat.
për zgjedhje të titujve
ndjekim poezinë
në Hotel pesë yjesh
e ngrisim dollinë
më vardisen tjera
rreth meje mbërthejnë
veq teje lëvizje tjera
nuk dua të ndjejë
pas teje do jam
në flakën e zjarrit
vetëm të kem pranë
ja thyajm qafën mallit
desha në këtë çast
të sillem vërdallë
herë të puth në faqe
herë të puthë në ballë
o malli im zjarrë.
Ëndërra më sodiset
me muaj e vjet
mbyllja portën ëndërres
ktheje në realitet.
DASHURI E VRARË
Falma ngrohtësinë
vetëm dhe një herë
të kujtoi rininë
që na e patën prerë
loti nga qepalla
buza përmbi buzë
ngrohë ditët e vrara
të djegura si shpuzë.
KOHË SHTËRNGATASH
Kjo kohë me shtërngata
plot lutje dhe urata
E korba nëna më kot u lut
fëmijët të trishtojnë me zëra
nënë,duam bukë,bukë,bukë
ah kohë,e ndyrë,e shkretë
dikush gërsheton ëndërra
dikush nga uria,ndërron jetë
dhe s´u prish bota
as s´u bë tjetër
shumë jetëra ndërrohen
shumë shpresa lindin
për jetën
E në këtë kohë të zisë
të uriturit shkojnë drejt xhamisë
Hoxha lutjet i merr
Allahu ekberr
varfëri e tmerr
athua do ta shporrin ndonjëherë?!!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen