Montag, 15. Juli 2013

Halil Xani: Si dashuria (humor)


Humor nga Halil Xani (6)

1. Vitet i kam kthyer ne EuroAto dite qe hyri ne perdorim euro,
nje njeri i thinjur i vardisej nje femre
rreth te njezetave.
Ajo u be nervoze dhe i tha atij:
- Si s`po te vjen turp prej 50 vjeteve
- qe i paske e po me nguc?
- Jo! Ia ktheu ai- une qe nga fundi i shkurtit
- vitet i kam kthyer ne euro.


2. A ma ndreqe ate punen qe te kam porositur

Seferi nga Klina e Poshtme shkonte me te
shoqen ne shtepine e shendetit. Ajo mbahej
fort per krahu te tij dhe mezi ecte. Aty diku
ne rruge Seferi e takon nje shok te tij dhe e pyet:
-A ma ndreqe ate punen qe te kam porositur?
-Çfare pune o njeri- i thote e shoqja.
-I kam thene te ma gjej nje grua, se ti me ke
lodhur, gjithe e semure.
-Jo po kthehemi ne shtepi-i tha ajo se me kaloi krejt.

3. Shtruar toka vajza

Takohen dy te moshuar. Njeri e pyeti tjetrin:
-Sa djem i ke, a i ke te martuar?
-I kam pese djem, nuk i kam martuar, as nuk
e kam ndermend.
Shtruar toka me vajza, le t`i marrin vet.

4. Nuk ma ethe lopen vella

Njeri qe e kishte nje race te mire, nje lope
ia shiti dhendrrit.
Pas disa ditesh motra po i thote te vellait:
-O vella, lopa po na del shume e mire, po çfare
hajri, qe disa here ka lype mezet, po badihava
ti nuk erdhe.
-Aiii, çka fole moter, pse me ardhe une e me
ta ethe lopen tue pase ti burrin e djemte tu.

5. Merre gruan time, s`me duhet gje

Derisa po rreziteshim ne plazhin e Golemit,
nje grua me te cilen u njohem, e mori gruan
time dhe u nisen te lahen.
-Vali-i them, po qe se me mbytet gruaja,
une e dua nje tjeter ne vend te saj.
Nauni, nje 65 vjeçar, nga Tirana po i thote asaj:
-Vali, moj, e degjove se ç`tha kosovari,
me mire merre gruan time, edhe po qe se mbytet
une nuk kerkoj tjeter, ngase as kjo nuk
po me duhet gje.

6. Behu gati, tash ta bie mezatin

Njeri e qoi te birin ( pa lope) te nje kojshi
me e pyet se a do t`ia leshonte mezatin.
Troket ne dyer,del ai kojshia, po e sheh
djalin pa lope, e po i thote te hynte brenda.
-Jo, tha djali, erdha me te pyet a ma leshon
mezatin.
-Po more qysh jo, veç zhvishi ti pantollonat
deri sa ta bie tarakun.

7. Kur s`mundesh ti, une edhe ma hiç

Ishte martuar nje djale, por me nusen flinte
sikur me motren. Priti sa priti mos po ndryshon
diçka ne te mire, por asgje. Iu kishte mbushur
mendja se ndonje plake i kishte bere magji.
Me ne fund vendosi te shkoje te nje
hoxhe i forte e te shkruaj hajmali. Duke
pritur, aty ne nje kopsht te hoxhes, njerezit
bisedonin per hallet e tyre, kurse djali çileguri
gojen, vetem i degjonte.
Kur i erdhi radha ketij djalit, edhe pse u
ngushtua shume, po i thote hoxhes:
-Hoxhe efendi, jam ne hall te madh. Jam
martuar tash sa dite, por asgje hiç, thash
mos mundesh ti te me besh nje hall.
-Jo bre djale, kur s`mundesh ti kaq i ri,
une nuk mundem edhe me hiç.

8. Veç m`u tranu

I vdes nje plakut gruaja. Shkojne me e pa
disa shoke si mocanike te tij dhe po e pyesin:
-Allahile, a po merzitesh?
-Allahile, mos me ju rrejte hiç, veç m`u tranu
e me dale ne mal.
-Qysh bre ti m`u merzite, a ende mujshe…
-O, jo bre burra mos ma merrni dallash.
Po merzitna se plaka me merrte n`gji e me
ate kerhamzen e saj me vente ne gjume.

9. Thirrma nje vajze

Duke kaluar afer konviktit te vajzave,
njeri i thote portirit:
-Ju lutem, a ben te ma thirrni nje vajze?
-Cilen vajze, ne cilin kat?
-Cilen te duash ti, s`ka rendesi.

10. Ia kerkoi gruan per nuse

Nje grua kogja e re dilte shpesh pa burrin e saj.
Nje djale iu kishte paraqitur dhe kishte
kerkuar qe te fejoheshin. Ajo djalit i kishte
thene se jam e Filan Fistekut. Dite pas ditesh
djali e gjen shtepine e atij dhe shkon i thote:
-Burre, po me vije keq te te them, por une jam
duke kaluar me vajzen tende, kam ardhe ta
kerkoj per nuse nese pajtoheni edhe ju.
-More djale, une ate nuk e kam vajze. Ajo eshte
gruaja ime e te lutem te mos kalosh me me te.

Burimi: ALBANUR.EU

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen