Donnerstag, 18. Juli 2013

Brahim Avdyli: Çamëria

Çamëria

-Qamë o nënë
me lot të gjallë
që të këndellin
nga kolera e shfarojses!

-Qamë o nënë,
qamë pra sot
që po zvarritem
në themelet e hershme
të tempujve

kur zotërat më lanë
të braktisur
e të përgjakur
nën A-thinë!

Qamë nën-o,
se nuk qaj dot
duke pasë qenë
një rrenjë e lashtë
e I l i r i s ë-

djep trimërie,
sofër e shkelur
apo kokë e prerë
me dredhi!...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen