Freitag, 26. Juli 2013
Buqetë me poezi nga Arqile Gjata
ARQILE GJATA
1. JETOJË NË NJË QYTET SFERIK
Ose -Qyteti Absurd
Çdo mëngjes trokas në derën e qytetit sferik.
Aty gjenë njeriunë me fytyrë pa emër
brenda tij dhëndur të lodhur, si hije guri
frikësohet e dhemb heshtja!
Shpresa është e sertë, të gjithë njësojë qajnë
lumenjtë rrjedhin e derdhen
brenda shtratit të tij sferik.
Në ambjentet e sferës jeta të lodhë,
mes frymëmarrjes së rendë kungohen vajza pa u bërë ‘’nuse’’
gjithëkush shet e blen emrin,
të rrudhosur kacavirren,
jetojnë brenda fajit sferik...
Në atë qytet
dhe kur bie nata e kambanat kumbojnë
njerëz si kuaj të bukur nën rrepet e vjetër,
me lehtësi ndërojnë ngjyrë,
as nënave nuk guxojnë
t’u dërgojnë letër si shkulm malli!
4 Korrik 2013-Athinë
2. MË DËRGO NJË COPË LETËR TË BARDHË!
E di...
Ti tani je pranë detit!
Unë, si përditë të kujtoj.
-Kërko nëpër shpirtin tënd,
më dërgo një copë letër të bardhë
të shkruaj vargje për dashurinë tonë!
Dërgoma sonte me karvanin e yjeve,
mos harro, puthjet varja hënës në gushë!
Kam merak...
Pse kaq shumë u vonua!?...
Mos ka humbur rrugën, apo ka ngatërruar adresën
letra e bardhë!?
15-Korrik 2013
3. NGJYRA E VERDHË E JETË
“ Gjej shumë realitete te fantazia.”
F.Fralin
Çdo çast ndeshem me qytetin e verdhë.
I verdhë dhe ajri.
Jeta e magjepsur nga kujtesa
pikat e shiut i japin madhështinë.
Shpendët të verdhë fluturojnë
Të verdhës ngjyrë i ngjajnë
edhe puthjet nën pemën e portokalles...!
Fryma e jetës
luhet nëpër skena të verdha.
Dhe kur qan qyteti,
hëna në vetminë e saj ia shton verdhësinë!
Të gjithë këmbësorët vdesin të verdhë,
dhe dielli
i verdhë lind në këtë qytet...!
Qershor 13
4. NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT
‘’Kush jeton pa çmenduri nuk është aq i urtë sa e pandehim’’
La Roshefuko
Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,
brohorasin,
si epshor tundin mendjen e tyre!
Janë apo nuk janë të dhunshëm,
me kokë poshtë e shikojnë kohën dhe botën,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin ireal!
Të çmendurit numërojnë kokërrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë çdo çast në mendjen e tyre.
Një ditë,
më ftuan...
më gostitën me fjalë çmëndurisht të bukura...
Ju betohem, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!
Në kopsht,
aty ku dëfrehen, nuk shajnë
veç përgjërohen për dashurinë.
Në gji,
mbajnë të palosur një letër
a fotografi të heronjve të tyre.
Qajnë e qajnë, deri sa qeshin me veten, e të thonë:
-Nuk jemi të çmendur!...
Ju jeni të tillë, vidhni dashuri,
fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!
Më dhanë shumë kartolina e letra...
më dhuruan buzëqeshje pa maska!
Rroj në botën e tyre delire...
2 Nëntor 2012
5. LETRA E ËNDRRËS
“Ëndrrat janë pishtarët paralajmërues të dëshirave.”
Margarit Jurst
Ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.
Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.
Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar...
E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!
Athinë , prag pranvere
6. GJENIU!
Ai, Gjeniu
sa keq po fle...
dhe i vdekur, nën dhe, ka gjak!
Shtatin e ka të lavdishëm,
sytë i janë bërë dritë.
Vdiq i madh, kur duhej të vdiste
i vogël, foshnje...!
24 Shkurt 2013
7. ATJE KU JETOJNË PIKËPYETJET
“Çelsi i gjithë shkencave është padyshim pika e pyetjes.”
H.DE Balzak
Mbrëmë...
u njoha me vendbanimin e lashtë
të pikëpyetjeve!
Pash që kishin shtëpi me oborr,
burime brisk të ftohta e shumë pyje!
Vendbanimet quhen ‘’Pikëpyetje’’.
Ato jetojnë majë malesh,
ku ka shumë dritë dhe pyetje enigmë,
sidomos për të tashmen.
Atje ngjiten pelegrinë,
që vuajnë nga pikëpyetjet...
Mbi shpinë mbajnë djepin me fëmijë
të porsa lindur.
Tejdukshmërinë e jetës
ata duan të dinë;
të qëmtojnë midis foshnjeve
yjet e artit e të luftës
e me shpresë,
të lexojnë hartën e akujve të fjalës...!?
Tetor 2012
8. JETA-PËRRALLË ... VDEKJA-ËNDËRR!
“Takimi fatal ndërmjet jetës e vdekjes nuk ndodhë kurrë.”
Metrodoni
Jeta përrallë...
Çast pas çasti e jetojmë,
të urtë, të sinqertë
si fëmija,
përralla të bukura besojmë!
Të kërcënuar nga frika,
luajmë nëpër erë
(mos përrallat zhduken),
me dashuri na vrasin entuziazmin,
vetëvetja përkundet në djepin e kohës,
të gjithë shkruajmë në pentagramin e përrallave...!
Vdekja-ëndërr!
Na vjen për të qarë,
Çelsin e saj e kemi tatuazh në gjak!
Kur tmerrohemi prej saj...
Besojmë ëndrrën si luan me ne
pastaj,
me sy të ndezur zjarr, hidhemi mbi dashurinë,
në duart e saj duam të vdesim!
Shkurt 2013.
9. E MBOLLA DASHURINË NË VAZO...
Ec këtu e ec atje, si skllav,
u lodha duke e mbajtur dashurinë në krah!
Dhe kur shlodhesha në mbrëmje,
prap më rëndonte në zemër.
U mendova gjatë!... E gjeta:
Tek luleshtari porosita një vazo të madhe prej gjaku,
e mbusha me kujtime e rreze mëngjezore.
E mbolla herët në mëngjes dashurinë në vazo,
sapo ra vesa e parë.
***
Tani dashuria jonë
ka aromën e puthjes së parë!
30 Qershor 2013
10. NJË AMBJENT TYMI...
Shikojeni,
Shikojeni atë bishtin e cigares…
Sa i bukur është, sa tragjik!
Tek ai bisht cigari
tretur një ëndërr, një vrasje.
Po, po një vrasje sipas zakonit,
ngelur brenda hirit!
Ai bisht cigari
Ishte një zhurmues në dy kohë…
Nuk e di, në se ende jeton!?
Ndoshta është ai humbsi
që nuk bërtet dot,
ose një hije e ligësuar
me vetëveten…
Para pak minutash vari veten
mbi tavllën e cigares!
20 Maj 2013-Vlorë
11. SONTE, NË NATËN E PRANVERËS
Sonte kam dëshirë
të rrimë bashkë, unë ti dhe hëna!
Po të pres,
krihu bukur
mos vur të kuq buze!
Hëna,
do ju dhurojë një këmishë nate,
ti silli një buqetë me manushaqe.
E ndjen? Sa afër jemi, mjafton
natën ta largojmë nga porta jonë,
shiun do ta ndalë hëna.
Ti eja sonte të rrimë bashkë
të puthemi unë, ti dhe hëna!
14 Mars-20
12. E MBANI MËND MIGJENIN?
E mbani mënd Migjenin...
mbetur nën heshtjen e mjerimit?
E varrosën nën gurë,
si kujtim i lanë “Vargjet e Lira”!
T’i zgjasim duartë drejt Poetit,
me krahë të tejdukshëme
të mallohemi me lahutën e kohës,
e të kapur dorëpërdore të mbiellim “këngët e pakënduara”!
Thonë,
se nuk ka më kureshtje për atë,
vargjet e poetit tretur në shpirtin krenar,
tek guri i varrit të poetit
dëgjohet zëri i tij...mbetur gjallë “Të bijtë e shekullit të ri”,
braktisur nëpër kishat e dëshpërimit.
26-2013
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen