Montag, 15. Juli 2013

Halil Xani: Kush është ky plak i ri?!


Humor nga Halil Xani (4)

1. Ka vdekur HajdariNe mbremje dikush thirri tek dyert e oborrit tim.
Doli djali im i vogel te shihte se kush ishte e ç`donte.
Kur u kthye me tha:
-Babi, ishte nje djale i Taloviqe e te thirri se kishte
vdekur Hajdari, po varrosej neser.
Te nesermen me koleget gazetare shkuam ne Kodren
e Deshmoreve per ta percjellur varrimin e
nje komandanti. Kur e pash Hajdarin ne livadhe
duke ruajtur bagetine u thash kolegeve:
-A e shihni kete plak, mbreme kam qene i thirrur
te marr pjese ne varrimin e tij qe eshe dashur te behej sot.
Ata me shikuan me habi, ngase nuk e dinin se lajmi kishte qene i rreme.

2. Çelesat

Duke ecur neper trotuarin e nje rruge ne Mitrovice,
shoku me te cilin isha, kur i pa dy vajza nga drejtimi
i kundert me thote se do t`i mashtroje. Posa u
afruan ai nxori nje pale çelesa, po i sjell rreth gishtit
e po iu thote:
-I shihni keta çelesa, jane te mercedesit tim.
-Qenkan si te traktorit tone-ia ktheu njera.


3. Byreku

Me heret çmimi i byrekut dallonte,
varesisht se a ishte me mish a me
djath. Pasi e hengra byrekun, kur
desha ta paguaj, byrekxhiu me pyeti:
-E patet me mish, apo me djath?
-Vallahi nuk e di-ia ktheva, as
s`kishte djath, as mish, ishte vetem pite.

4. Ka gullash-s`ka gullash

Hyra ne nje gjelltore ne Skenderaj
dhe pyeta se ç`kishte per te ngrene.
Ai djaloshi qe punonte aty m`i numeroi
disa lloje gjellrash e i ha se kishte
edhe gullash. Kur i thashe te me
sillte nje gullash, ai ma ktheu:
-M`falni por gullash nuk ka.
-Po ju thate se ka.
-Une te thash, se ashtu m`eshte mesuar goja.

5. As me mish as me qyfte

Diten tjeter, po ne ate gjelltore, derisa
po drekoja, hyri njeri qe e kishte kuleten
e holle. Gjellberesi i thote se ka pasul me
mish, ai ia kthen:
-A s`ka me qyfte a, atehere ma sillni pasulin pa mish.

6. A ka biçikleta ne Mitrovice?

Me Enver Bimbashin e Llaushes nje here
shkuam me autobus ne Mitrovice. Posa
zbritem nga autobusi, une me hapa me
te medhenj e lash ate bukur larg.
Ai po me therret e po me pyet:
-Halil, a din, a ka biçikleta me ble ne Mitrovice?
-Pse – i thash, a biçiklete ke ardhe te blesh a?
-Jo, me tha- por desha ta marr nje,
mbase mund te vij me biçiklete pas teje.

7. Kur eshte e shtune ne Skenderaj?

Ne bifene e Radios, ne Mitrovice,
pinim kafe me shoket e punes.
Pasi ra fjala per ditet e tregut,
nje shok me pyeti:
-Kur eshte e shtune ne Skenderaj?
-Te henen-iu pergjegja shpejt e shpejt.

8. Kush eshte ky plak?

Bashke me dhendrrin po udhetonim
me makine nga Theranda per ne Prizren.
Diku rruges, ai e takoi nje shok te vetin
dhe e mori. Posa hyri ai shoku e pyeti per
mua, dhendrrin tim:
-Kush eshte ky plak?
-Baballaku-iu prgjigj, ky.
-Mendova mos eshte babai yt kaq i ri
-ia ktheu ai shoku.

9.Tegllat n`aeroplan

Duke udhetuar me aeroplan nga Prishtina
per ne Dyzeldorf te Gjermanise e degjova
kete dialog te nje plaku e nje plake:
Plaku: Çka dreçin i marrshe keto teglla me speca?
Plaka: Per djalin, plak. Atje s`ka speca.
Çka po ta zene tash rrugen tegllat.
Plaku: Jo, rrugen nuk po ma zene,
por beri e u rrezua aeroplani, tegllat thehen
e na prejne.

10. Drute e Xheles si thuprat e mesuesit

Me Kajtazin nga Skenderaj po pinim çaj.
Ne nderkohe erdhi edhe Xhela nga Qubreli.
Ai e ftoi qe ta shkarkonin traktorin me dru te
mira per dimer. Kur i shkarkojne, Kajtazi i
pakenaqur me drute, i kishte thene Xheles:
-Keto drute tua qenkan si ato thuprat me
te cilat na rrihte mesuesi ne shkolle.

11. Murseli e theu sahatin

Mursel Beqiri nga Likashani e kishte
pasur per merak nje sahat xhepi. Nje
dite i prishet diçka e ia jep te birit
t`ia ndreq ne Prishtine. Pas pak ditesh
i prishet serish. I thote te birit:
-Ahmeto, bjerma nje çekiç ta ndreqi sahatin.
-Po qysh ndreqet sahati me çekiç o babe
-ia kthen ai.
-Ndreqet ndreqet-thote Murseli dhe kur
ia qon çekiçin, ai e mori dhe e beri cope-cope sahatin.


12. Mbylle-hape deren

-Jam n`hall me keta mashkujt e mi-iu
kishte then mysafireve Mursel Beqiri
i Likashanit. Shkon gjysma e dimrit e me
duhet t`iu them: Ou, mbyllne deren
se u merdhime. Pastaj shkon gjysma e
veres duke iu thene: Ou lereni deren
hapur se u kallem nga zhegu.

Burimi: ALBANUR.EU

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen