Samstag, 27. Juli 2013
Cikël poetik nga Rrok Berisha
RROK BERISHA
EMOCION
Janë rrit kalamajtë
Kanë marr krahët
Kanë marr rrugë të mbarë
Por ata më mungojnë
Nuk janë rreth tryezës
E unë thërrmoj bukë
E vë në bazamentin e mermertë të dritares
Qe t’i ushqej zogjtë e harabelat
Në vend të Yllit Ylberit e të Artës,
Ariana skanon gjithë ngjarjën.
Malli nga mungesa e tyre
Shpesh
Më shtyjnë të mëkatoj
Më shpëton e them:
Sa shpejt u rritet...
Sa bukur do ishte përherë të mbeteshin
Të vegjël-fëmijë
Mundi s’ do ishte asgjë,
Do i mbaja pranë e pranë
Kështu e ka
Kur të mungojnë fëmijët
Kështu përsëritët dhembja jonë shekullore
Plagë e mallit e dhembjës
kurbet...!
I- diçka që nuk tjetërsohet
FILIZA SHPIRTI
Deri sa unë përpiqesha
Të mplakem burrërisht
U rritet filizat e shpirtit
Pushtuat hapësirë zgjatët degët
Në këtë ngushticë kozmosi
Në pritje të rritës tuaj
Unë i qetë në përzierje brezash
Përmes brezash përcjellet historia
Edhe pse gjërat sillen e pështillen
Çdo gjë sillet...
E shoh rritën e pemës
Degët si i pushtojnë hapësirat
Filiza të shpirtit
Me fat rrugën tuaj
Tek ju sodis në të njëjtën kohë
Jam i lumtur e i ndrojtur
KUR PIQESHIN QERSHITË
Në pranverë
Verë vjeshtë e dimër
Nëpër stinë e kohë
Larg gjeografikisht
Shumë afër shpirtërisht
Gjeni im i çmuar
Në tokë të huaj Azilant
Kur piqen qershitë,
Kopshti merr ngjyrën e kuqërremtë
Hijeshohen pemët
Nga kokërrzezat e kuqe
Dikur
Kënaqesha duke soditë
Majave të qershive vezulluese
Maje degëve pas kokrrave më të kuqe
Kalavesh
Fryti i tokës se vet
Ëmbëlsirë shpirti
Kujtime të bukura
Stinës së frutave të ëmbël
Të luleve e qershive
Lumturi i sjellin shpirtit
Kështu ishte kur piqeshin qershitë
MALLIN RËNDON
Sa afër të ndjej
Gjak i shpirtit tim
E sa larg je
Në këtë stinë
Në kopsht qershitë janë pjek
Por degët nuk vezullojnë si më parë
As buzagazi yt s’ dëgjohet
Sa dhembje sjell kjo largësi
Malli rëndon për ditë e më shumë
Ylberi im
Sa fort më djeg malli
Në stinët e qershive
STINË TË ÇUDITSHME
Kjo stinë e çuditshme
Shumë shi
Erë e stuhi
Diellit retë ia vjedhin rrezet
Errësirë dhe në mesditë
Sa e rrahu era kopshtin
Por qershitë
I mbijetuan breshërit erës e stuhisë
Pjekë janë
Kanë marrë ngjyrën e kuqërremtë
Plotë lëngë e shije si më parë
Por s’është Ylberi që t’i vjelë e shijojë
Ylber Azilanti...
As kësaj radhe
Majat e degëve nuk i prek
Azilant e refugjat...
Kudo që sillem
Kërkoj një buzëqeshje që më mungon
Bashkë me ngjyrat e Ylberit
Sa ndjej dhembje mall
Kur në kopsht shikoj qershitë
O, Ylberi im
Malli për ty
Sa shpejt po ma sjell pleqërinë
O, mall
Që në vazhdimësi kallë
SA DO PLAKEM DERI NË KTHIMIN TËND
Kush do pret pranverën
Më mirë që nuk dimë
Por secila pranverë që do vjen
Mallin e dhembjen për ty Ylber
Ma shton
Sa do plakem deri në kthimin tënd
Edhe sa stinë do lulëzojnë qershitë
Piqen vjelën e shkunden
Kalben edhe në rremb
E, ti pa ardhur
Por më rëndësi është që ti të jesh mirë
Ëndrrën tënde ta realizosh
S’ ka rëndësi për dhembjen
Që po e sjell kjo largësi
As sa ditë e netë kalojnë në vetmi
Bëhu vetvetja
I qëndrueshëm e besnik
Ylber- drita e syve të mi
Azilanti i shekullit të Ri
O gjeni i gjakut e trupit
Asgjë nuk mund të na ndajë
BUZËQESHJA IME E VETME
Përherë ndjehem më i dobët,
Këtë ma sjellin stinët që kalojnë
Veçmas kur piqen qershitë
E mbesin pa u vjelë
E Ylberi im...
E Ylberi rritet e pjeket
Pa mua e pa t’ëmën
Ndarë në gjithë këtë largësi,
Ylber
Të kam e të mbajë në vete
Sikur kur ishe fëmijë
Në zhgëndër e në ëndërr
S’ të ndajmë unë as Nëna
Azilant i shekullit të Ri
Përherë je në uratën tonë
Punët të shkofshin mbarë
(Prishtinë, 04 qershor 2009)
NË MES LËKURËS E MISHIT
/vajzës ARTËS –në ditëlindjen e parë
dhe ARTËS - nga e ka trashëguar emrin/
Në mes të lëkurës dhe mishit
Gjaku përmes teje merr frymë
Dhe gjithçka bëhet e vlefshme
Pa ty
Nuk lëvizë frymë as gjak
ArtA
Në lindjen tënde
Të pagëzuam me emrin
E gjakut
Të dhembjes e të dashurisë
Të bukurisë së skajshme
Krejt në fund të mëmësisë
Të perandorisë reale t’ Ilirisë
ArtA- qytetit i ëndrrës tonë
Që lahet me valët e Detit Jon
Gjaku im që vlon nëpër damarë
Që lidhesh me fillimin e Tërësinë
Por jo dhe me fundin
ArtA
Sa kryeneçe që je
S’dua kurrë që të pushtojë dhembja
Lodhja as mos durimi
Ti je vet Unë
Për këtë ndodh
Që edhe në ëndërr të konfrontohemi
Ti Un - i pa pushtuar
Bëhu ajo që e ndjen që dëshiron
Dy Mbretëreshat e ëndrrës s’ ime
Si t’u bëja të dyjave bashkë
Për ta kremtuar përherë bashkë vitlindjen
Përjetësisht u mbaj në shpirt
Unë e ArtA e ArtA...
Larg e me lidhje të fortë gjaku
ArtAt e mija
Gëzimi dhembja dashuria jeta
Nuk u ndërroj as nuk u fali
ArtAt e mia
II (diçka që nuk tjetërsohet)
Ti ArtA je unë
Kurse ArtA tjetër në fund të mëmësisë
E tjetërsuar dhe gati e asimiluar
Pjesë e trungut degëve e madhështisë së etnisë
E trekëndëshit të mëmësisë
ArtA Tivarit-Mollës së Kuqe sërish ArtA
Një tërësi e etni e gjeografisë së copëtuar
Një dhembje një dëshirë
Ta mposhtim harrimin...!
ArtA, kryeneçe
Madje më shumë së Unë
Nuk epesh
Nuk përulesh
E pastër
Krenaria ime
Dhe ArtA- që ta fali emrin
U përballët me hordhi pushtuese
Piromanë të të gjitha kohërave
U përballët me tërbimin
E stërkalave të Detit Jon
Sa herë që mbi shpatullat e tij
Rëndojnë anije e topa
Dy ArtA
Gëzimi e dhembja
Lumturia e dashurisë prindërore dhe e mëmësisë
ArtA –Je rilindja ime
AratA-vajza ime
Bartë emrin e ArtAtës
Që rrahet nga stërkalat
E valës së tronditur të Jonit
Dhe çizmja asimiluese
Ti Artë
Je gjeni im që nuk tjetërsohet
Ti ARTË
Atdheu im që nuk falet e as tradhtohet
Sa shumë u dua... ArtA
Prishtinë 27 shtator 1988
LINDJA E JASHTËZAKONSHME ISHTE
Ariana
Mbush sot njëmbëdhjetë vjet
Kremtojmë bashkë ditëlindjen
Po si ta lamë anash të kaluarën
Kohën e shkrumbit e flakës
Gjëmimin e topave
Breshërive të automatikëve
Lindje e jashtëzakonshëm ishte
Në kohë të jashtëzakonshme
Në kohë lufte e vdekjesh
Në kujtesën time sikur dëgjoj
Kumbimin e zërit tënd
Vajin e parë
Zë i thekshëm ishte
Engjëllor
Kumt i lindjes
I jetës e shpresës
Tanket e gjyle topash të armikut
U shprazën mbi kullë
Themelet t’ ia rrënojnë
Të mos ketë më lindje
As Ti mos të lindesh
Deshën të të zhdukin edhe në barkë të nënës
Por shëndosh e mirë erdhe në këtë botë
Ti engjëll shprese
Solle gëzim e dashuri
Kalite qëndresën
Për t’u treguar armiqve
Se kjo tokë nuk falet as nuk shitet
Por do trashëgohet brez pas brezi
Ariana
Pjesë e gjakut tim
Sa e ëmbël sa e mirë që je
Ti dhuratë e çmuar
Që tash rritesh në liri
Ariana... Ariana
Gëzuar ditëlindja...
(Prishtinë, 26 maj 2009)
JANË VONUAR LULET TË ÇELIN
Këtë pranverë
Vonuar janë lulet të çelin
U ka munguar zëri
Edhe buzagazi i Ylberit
Vonesë stine
Vërehet në kopsht
Pa ngjyrat e Ylberit
Lulet
Kanë hidhërim të çelin
Pse kjo stinë sjellë dhembje
E ma rëndon vetminë
Në Lumbardhë dhe në Drin
Nuk harkon buzagazi i Ylberit tim
More Ylber
Unë ma shpesh po plakëm
Dhembja shtrëngon gjymtyrët
E ti po burrërohesh
Jam në merak
Nuk e di
Ylberi i shpirtit tim
Në cilin burime i lanë faqet
Cilit burim ia ke falur ngjyrat...
II
Ylberi im
Ylberi i vashave
Ylberi i burimeve
Ylberi i zemrës
Ylberi i gëzimit e i dhembjes
Ylli i Dritës së mëngjesit
Ylber
Babai dhe nëna juaj
Arta e Ariana
Dy buqetë lulesh shpirtit tonë
Kemi dhembje për ju
Që larg u kemi
Dua të jam më ju
Të shoh se si rrezojnë
Katër planetët tona
Rritën e shtimin e tyre
Në tokën e mëmësisë
Sa e rëndë
Pritja...
YLBERI I “DADËS”
Ylberi i “Dadës”
E këndojnë këngë dashurie
Dhembje e lotit
Të gjitha vashat e kanë ëndërr
E thirrin
E Ylberi shpesh zbret
Me bukurinë e ngjyrave
Thithë lotin e tyre
Ato dëshirojnë Ylberin
Dëshirën ëndrrën e tyre
Fillon kënga me refren
“O Ylberi i Dadës”
E këndojnë këngën vashat e dashuruara
Me duar ne gji
Ngarkuar me mall
Nëpër kohë e stinë të luleve
Nga mëmësia jonë
Ikin shumë e shumë Ylber
Ëndërr e pa arritshme për vashat
Dashuri që i pret vyshkja
Dhembje e pa fund është kjo
Për vashat e tokës së shqipeve
Ato në pritje të Ylbereve
E kalojnë jetën
Shumë prekëse kënga e vashave
“Për Ylberin e Dadës”...
E rëndë kjo vragë kurbeti
GJITHKU MË DHEMB PËR TY
Dëgjoj në telefon
Zërin tënd nga larg
I mekur më duket
Djal ç’ke
Ke dhembje ndonjë problem
Mendoje veç
Se i huaj je në vend të huaj
Për ty biro
Gjumi ka humb qetësinë
E di
Edhe ti je i ngarkuar me mall
Zëri yt ma dëshmon
E atdheu i përbuzur
Vështirë e ke
Qëndro...
Në mëngjes
Në drekë e mesnatë
Malli përherë për ty rri zgjuar
Në këtë moshë
Përditë më rëndon malli për ty
Ylberi im
Pjesë e tortës së madhe të shpresës
ZANAT JANË XHELOZE
Zanat ruajnë burimet e krojeve
Fushat brigje e lumenj
E vallen e pishave shtatgjata
Nuk ia japin askujt
Zanat janë xheloze në vasha
Kur ato i këndojnë dashurisë
Janë xheloze
Mallkojnë ditën
Kur vashat lajnë faqe e kraharor
Ke burimi
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen