Gënjeshtra
Një burrë po vdiste nga kanceri.
“Babi, pse ju thua njerëzve që po vdes nga AIDS-i?”, - e pyeti i biri.
“Po biri im, pasi të vdes askush s’do të guxojë ta prekë nënën tënde!”, - iu përgjigj i ati.
Martesa
Engjëlli
Djali: Mami, a fluturojnë engjëjt?
Nëna: Po, shpirt.
Djali: Mbrëmë e dëgjova babin duke i thënë kujdestares ‘engjëll’. Kur do të fluturojë ajo?
Nëna: Që nesër, shpirti im.
I dashuri
Duke ecur nëna me vajzën e saj pranë një parku shohin plot çifte të përqafuara.
Vajza: Mami, a do të kem unë një të dashur?
Nëna: Po zemër, nëse bëhesh vajzë e mirë.
Vajza: E nëse bëhem vajzë e keqe?
Nëna: Atëherë do t’i kesh shumë të dashur.
Deshirat
Një serb dhe një shqiptar peshkojnë pranë njëri-tjetrit. Serbi e zë ‘peshkun e artë’.
- Më lësho dhe do t’i plotësoj ty tri dëshira, shqiptarit vetëm një.
Serbi thotë:
- Dëshira e parë: Në Serbi të mos ketë asnjë shqiptar!
- U plotësua – thotë peshku i artë.
- Dëshira e dytë: Në Serbi të mos mund të hyjë asnjë shqiptar!
- U plotësua.
- Dëshira e tretë: Rreth e qark Serbisë të ndërtohet një mur i lartë 400 metra dhe përmes tij të mos mund të kalojë asnjë shqiptar!
- U plotësua.
Pastaj, peshku i artë i drejtohet shqiptarit:
- Cila është dëshira jote?
- A lëshon ujë ai muri? – pyet shqiptari.
- Jo – përgjigjet peshku.
- Atëherë, mbushe deri në krye!

Borë në Havajë
Një grua shkon për pushime në Havaje dhe atje takon një të zi, me të cilin fillon romancën. Ajo i kërkon t’ia thotë emrin, mirëpo zezaku gjithmonë refuzon. Pas disa netësh pasionante, vjen koha të kthehet dhe gruaja ngul këmbë për emrin.
- Në rregull do ta them, por do të qeshësh.
- Beso, se nuk do të qesh!
- Quhem ‘Borë’.
Gruaja fillon të qeshë me të madhe...
- E sheh, e dija se do të qeshësh!
- Nuk po qesh me ty, po burri im nuk do të më besojë kurrë kur do t’i them se në Havaje ka pasur 25 centimetra borë çdo ditë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen