Nga Fadil CURRI
*Skender Asani: “Gjurë nëpër kohë”, SHHSHM, Shkup 2013
Skender Asani, historian doktorant i perkushtimtë nga Shkupi, duket se pashmangshëm po i gjurmon vrajat në kohët e vendet, figurat e ngjarjet e shqiptarëve të Maqedonisë, sidomos të Shkupit historik e aktual, përkundër peripecive gjyqësore në Maqedoni që po e ndjekin pse e sheshion të vërtetën shqiptare të këtij nënqielli. Njihet veçanërisht për mosmposhtjen rreth Kalasë së Shkupit dhe polemikat me rrënuesin e saj, Paskal Kuzman. Pas librave të tij të kësaj tematike për shqiptarët e nëpër shekuj të Shkupit, bibliografinë e tij, atë për Hasan PrishtinëN dhe botimet në shtypin e periodikun, shkrimeve e deklaratave publkike, këto ditë para lexuesve kureshtarë po rishfaqet me librin më të ri “Gjurmë nëpër kohë”, në faqet e të cilit sheshohen të dhëna interesante. Që në tekstin nistor, me syrin e asnjaNjësisë krahasimtare, cek gjykimet e shkencëtarti bullgar, Kiril Ivanov, gjatë fjalimit tëe tij para të rinjve maqedonas në Sofje më 1946. Në vazhdim i qaset edhe shpjegimit të fjalës "Maqedoni" e "Shkup" përmes evoluimit historiko-gjuhësor nga pikëpamjet e autorëve antikë joshqiptarë, si janë Plutarku, Herodoti, Demosteni dhe gjurmët e jetës e veprës të Aleksandrit të Madh, Filipit II e të tjerë. Së këndejmi, vazhdimësia autentike e shpjegimit përmes ilirishtes.-shqipes i termave onomoastike e dukuri të tjera janë gati të pamundshëm pa rolin vendimtar të shqipes. Shtypi, burimet historografike e ato arkivore bullgare janë burim qëmtues i intersimit të Skender Asanit edhe në tekstet për Rlilindjen Kombëtare Shqiptare, veprimtarinë e rilindasit shqiptar nga Reka e Maqedonisë, Josif Bageri dhe shoqërinë “Dëshira” të Sofjes, propozimin decentralizues të kontit Bertold, për lëvizjen kryengritëse të shqiptarëve gjatë vitit 1912 në Kumanovë dhe verimtaruinë politike të Xhemijetit gjatë vieteve 1919-1925. Në këtë libër ka tema e burime mediatike, arkivore e relacione të kohës edhe nga gjuhë të tjera kundrohen, si nga serbishtja, italishtja, turqishtja e maqedonishtja. Nën këtë hije janë qasjet për veprimtarinë politike të Hasan Prishtinës, për bandën muzikore “Zani i Maleve”, në të cilin organizim kulturor kontribut të veçantë dhanë babai i Nënë Terezes, Kolë Bojaxhiu dhe Lorenc Antoni, pastaj për kontributin e delegacionit shqiptar në Konferencën paqësore të Versajës gjatë vitit 1919.
Interesant është teksti për veprimtarinë politike të Xhemijetit dhe të gazëtës “Hak”, siodomos të dhënat statistikore të myslimanëve kryesisht shqiptarë dhe roli kyç për krijimin e qeverisë në Mbretërinë SKS gjatë vitit 1923. Interesant është edhe dokumenti që jep skemën e Kalasë së Shkupit dhe rrjetit urbanistik e infrastukturor rreth saj. Nën hijen e shkrimeve nga gjuhët zyrtare të kohës së ish-Jugosllavisë është edhe teksti për demonstartat shqiptare gjatë vitit 1981, të njohura atëbotë popullorçe për “nacionalizëm, irredentizëm, separatizëm”, që u shërbye edhe si shprehje mllefi në artikujt gazetarë të “Veçerit “ e të gazetave të tjera të Shkupit, pastaj edhe me dënime drakonike ndaj atdhetarëve e intelektualëve shqiptarë. Tekstet e botuara të Skender Asanit janë fryt i punës së angazhuar, sidomos me rastin e 100-vjetorit të shtetit të parë shqiptar(1912-2012), gjykime shkencore të sheshuara nëpër simpoziume e takime të tjera shkencore, nëpër revista e gazeta të profilizuara historike e albanoiloigjike dhe nga opusi personal i dorëshkrimeve. Emërues i përbashkët i të gjitha shkrimeve të tij është se konjuktiviteti esencial albanologjik i Shkupit dhe i nenqiellit maqedonas është i pashkëputshëm në trikohësinë historike. E djeshmja, historia e ekzistuar nga shekujt e mileniumet e para erës sonë, gjurmët e së cilës qenie shqiptare ndjehen edhe në të sotmen dhe e nesërmja që sigurion se kjo histori do të jetë pavdekësi faktologjike e shqiptarësisë ekzistente. Për këtë, sipas teksteve që janë këtu, dëshmon edhe historia e gjuhës nga aspekti krahasimtar ballkanologjik(ilirishtja, greqishtja, latinishtja, turqishtja e tjerë). Në fund, meritohet të ceket se demitizimi i historisë së Shkupit dhe të nënqiellit historik në Maqedoni është rëndesi e posaçme, sepse nga kjo varet zbadhja e shumë momenteve shkencore të Dardanisë e Ballkanit në përgjithësi. Ndaj, edhe puna e pandalshme e histroianit Skender Asani mund të jetë shtysë për masivizimin e sensiblizimin e shkupianologjisë shqiptare.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen