Donnerstag, 1. August 2013

Vallja e Osman Takës


Nga Namik Selmani

Në atë pasuri të madhe gojore dhe kulturore të kombit tonë Vallja Çame e Osman Takës padyshim është një nga majat më të larta të saj.. Kjo valle është njëherësh edhe histori dhe legjendë, edhe ndjenj...
ë e fuqishme njerëzore, edhe poezi, edhe dramë, edhe fabul apo simbolikë . Është një valle që në mënyrë shumë të natyrshme ka lindur të tjerë motive, ka lindur të tjera vargje, ka lindur një madhështi tjetër mbi të.
Nuk është e rastit që studiuesët më të shquar të valles shqiptare në shekuj si Ramazan Bogdani, Nexhat Agolli etj, por edhe studiues të tjerë të Ballkanit, janë marrë posaçërisht me studimin e kësaj valleje të jashtëzakonshme si fabul, si koreografi dhe mbeten ende shumë e shumë më tepër për të thënë për të. Nuk është gjithashtu e rastit që jehona e tingujve dhe e forcës së valleve të tilla të kalojnë shumë shpejt kufinjtë krahinorë e të shkojnë shumë, shumë më larg. Diku në disa zona të Çamërisë në Shqipërinë e Jugut ajo është kënduar si vijë melodike. Edhe vetë studiues grekë e pranojnë atë si një valle të vjetër Arvanitiko (shqiptare) ose Çamiko (çame), ndërkojhë që ka edhe disa prej tyre qëe kërkojnë të marrin autorësinë kombëtare të kësaj valleje.

Themelet e lavdisë së këtyre valleve shumë të njohura e të bukura kanë qenë e mbeten shumë të forta dhe si gurë të rëndë të kulturës sonë kombëtare që nuk shkulen lehtë nga kujtesa. Janë shumë studiues të huaj anglezë, francezë që kanë kaluar në Çamëri dhe e kanë vlerësuar këtë valle. Në kohën kur Bajroni vizitoi trojet e Sulit u befasua nga vallet epikë të kësaj krahinë dhe thuri vargje shumë të bukura që do të bëheshin edhe si një burim i fuqishëm informacioni kulturor të Çamërisë në botën perëndimore. Shkroi vargjet më të bukura për të. Janë të shumta pikturat e piktorëve të huaj për këto valle.

Vallja e Osman Takës është në radhë të parë një histori e bukur. Tharmi historik është një nga arsyet e kujtesës së saj të blertë në kohëra. Të dhënat më të sigurta për të të dërgojnë në Konispol ku mendohet të ketë lindur kapedani Osman Taka, emrin e të cilit mban kjo valle epiko-lirike. E vetë konispolatët tregojnë në formën e gojëdhënave të shumta edhe fabulën që e kanë përcjellë në kohëra.
Në atë kohë Osman Taka ishte i burgosur në burgun e Janinës sepse kishte kundërshtuar me armë në dorë e më forcë pushtetin osman. Disa e quajnë një lloj rebeli dhe kryengritës popullor kundër pushtuesit otoman.
Disa ditë para se në Janjnë të bëhej panairi i radhës, i dënuari për vdekje Osman Taka që priste ditën e ekzekutimit të tij, na paska kërkuar që të hedhë një valle para vdekjes. Para bashkëkombasve të tij të shumtë që në çdo panair mbushnin sokakët e qytetit, klubët e shumtë, hanet ku vinin kuajt e bukur të pazarit. Të hidhte një valle që ai e kishte mësuar që në fëmijëri e që kjo ditë ishte në këtë mënyrë përcjellja më e bukur nga jeta e tij heroike.
Kërkesa na shkoi deri te Valiu i Janinës që e kishte të drejtën ligjor për të dhënë një urdhër të tillë. Në pazarin e madh të Janinës ku kishte aq mallra të ardhura nga Stambolli e nga Evropa, nga PIreue nga Athina, nga Filati,Margëllëçi e nga Preveza, kishte me qindra e qindra njerëz. Me kuaj të ngarkuar e me parë me hanet plot me njerëz, me tregtarë, më udhëtarë të shumtë, duket se Janina në atë ditë ishte dekori më i bukur i një valleje të tillë. Ishte skena më e madhe ku mund të shfaqej shpirti kryengritës i këtij valltari që përfaqësonte jo vetëm një njeri, një krahinë, por edhe një komb të tërë. Po shkruante Janina një faqe të bukur të historisë së jetës së saj.

..Me duar të lidhura Osman Takën e sjellin në sheshin qëndror të qytetit.q në atë cast do të quhej ndryshe edhe “Sheshi i Kërcimit”. Ai iu afohet sazexhinjve që ishin thirrur për këtë qëllim për t’i treguar se cila do të ishte melodia e valles që ai do të kërcente. Ishte një valle që Osman Taka e kishte mësuar që në fëmijëri dhe ata që ia kishin mësuar nuk dihet se kur e kishin mësuar vetë për t’ua përcjellë më vonë brezave…

Dhe ia zgjidhën duart. Si mund të kërcente një valltar me duar të lidhura kur ai me to do t’i drejtohej aq bukur tokë, detit që të Çamërisë e sidomos qiellit ku shkonin tingijt e sazeve popullore? Thonë se atë ditë ai kishte kërkuar që t’i sillnin edhe një sini. Një tepsi të madhe nga ato që nënat çame bënin bakllavatë e dasmave të djemve e vajzave të tyre. Dhe atje, mbi atë sini të madhe e aq të vogël për një valle kaq madhështore si ajo, vallja u bë si jo më bukur. Krenare. Në vallen që do të merrte mori edhe disa shokë që i kishte njohur që më parë për të krijuar atë gjysëm vetulle të bukur që krijon vallja çame që herë ngrihej e herë ulej si një dallgë e detit Jon. I papërkulur për ditët e gjata të burgimit e aspak i ligështuar për vdekjen që e priste pas disa ditësh nga një dorë xhelati.
Osman Taka e hodhi vallen që mori që atë ditë emrin e tij si jo më bukur. Mund të quhej ajo edhe Vallja e Lirisë.
Në ballë të njerëzve ishte Valiu. Ai që kishte dhënë urdhër që të lirohej nga burgu për disa orë e ai që mund të urdhëronte edhe për lirinë e tij. Dhe thonë se edhe ai u mahnit ashtu si të gjitha ata që kishin harruar pazarin duke parë magjinë valles së tij. Dhe dha urdhërin më të rralë të jetës së tij .Thonë se Osman Taka u lirua..Thonë…. E vallja e tij u kthye në një legjendë të rrallë shqiptare

Kështu Vallja e Osman Takës përbën një nga kulmet më të arrira të foklorit shqiptar të Shqipërisë së Jugut, në Çamëri. Epika , historia dhe sidomos lirika që e shoqëron atë në çdo qelizë të saj i japin një madhështi që do ta lakmonin të gjithë vallet e një kombi. Trupi, koka, duart, fytyra me një shprehje të veçantë janë të shkrira si në asnjë valle tjetër. Më tej në sfond një melodi e shtruar dhe hedhëse e gërnetës nën goditjet ritimke e të ëmbl;a të një defi tërë ritëm e rrisin bukurinë e saj.

Valltari si filim futet me një hap e me një vështrim krenar Pastaj ulet thellë në pozicion duke e rrotulluar trupin sa majtas sa djathtas Kërcen me maja të gishtërinjve sikur valltari përgatitet për t’u hedhur diku. Mbase për të marrë lirinë që e ëndërronte secili. Kulmi i valles është kur korifeu pasi peshon mbi duar të mbajtësit përkulet prapa në gjysëm ulje. Pasi hidhet që pëpara përkulet me trupin prapa deri sa koka të mbështetet në tokë e në gjoksin e tij tashmëtë kalon mbajtësi e të tjerë për t’u hedhur në krahun tjetër madhështia e kësaj valleje dhe e këtij valltari qëndrom në një elelgancë të jashtëzakonshme, në qëndrimin burrëror e në shpirtin e sakrificës të një luftëtari, të një heroi. .Trupi i tij është gati të bëhet urë që shokët e tij të hidhen në krahun tjetër ndoshta në një sulm të papritur…Me tepsi apo edhe në një shesh vallja e ka mbajtur të ndezur shpirtin kryengritës dhe artistik, fabulën artistike të saj të papaërisitshme në kohërat që kanë ardhur më tej.

Duke e parë këtë valle në hapësirën kohore dhe gjoegrafike të krahinës së Çamërisë themi me plot gojë se ajo është njëlloj libri i tingujsh dhe lëvizjesh ku lexohet psikologjia e karakteri të papërkulur i popullsisë së Çamërisë Një plastikë e pasur, një forcë e madhe e brendshme nxitëse është shprehja më e saktë e psikologjijsë së kësaj krahine.Janë të shumta edhe vallet që vijnë më vonë në trevat çame duke pasur këtë radhë si object artistik heroizmin e tij. Kështu në Filat e në Konispol janë këngë të tilla që janë njëkohosisht edhe valle të kënduara me këtë emër, si “ Kënga e Osman Takës”, “Osman Taka, o lule” dhe “Hajde, ore Osman Takë“ pa folur këtu për qindra e qindra vargje poetësh që janë frymëzuar nga kjo valle kulmore, nga ky emocion i papërshkruar që të jep një valle e tillë.

Në një ballafaqim të munguar me vallet e tjera të krahinave të Shqiqpeisë para Çlirimit kjo valle do të bëhej e njohur për një publik të gjërë vetëm më 1978 kur një nga valltarët më të shquar të krahinës së Çamërisë Taip Madani nga zona e Konispolit e paraqiti këtë valle në Festivalin Folklorik Kombëtar të atij viti.
Më tej kjo valle të paktën që prej gati 35 vitesh ajo është bërë pjesa më e kudondodhur e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore për shumë e shumë vite me radhë duke qënë një nga pjesët më kulmore të programit të tij. Ajo është bërë sot vallja më përgjithsuese e shumë programeve dinjitoze që përgatiten në shkallë vendi apo edhe në takime ndërkombëtare në ceremoni të mëdha kombëtare. Në Festivalet e Këngës dhe Valles Çame që organizohen që prej tre vjetësh në Sarandë në kujdesin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar kjo valle është pjesa më e dukshme që kësaj radhe ka kaluar në mënyrë të natyrshme në një grup fëmijësh valltarë të Markatit të drejtuar nga Taip Madani që kësaj radhe është drejtuesi dhe udhërrëfyesi më i saktë i kësaj valleje në brezat e valltarëve të rinj çamë.

Është e pamundur që të mbledhësh në një shkrim mbresat e të gjitha atyre spektatorëve, studiuesve vendas e të huaj që e kanë parë këtë valle madhështore, brenda e jasht vendit. Nëse do ta shikonim edhe në planin e aftësisë së një vallatari për të qenë koruifeu i saj është e pamundur që të ekzekutohet pa qenë një virtuoz i saj, sepse kërkon në të njëjtën kohë disa elementë të profesionalizmit të valltarit.

Vallja e Osman Takës është nga ato valle që bëjnë epokë në artin e një populli sado i vogël që të jetë ai, që të shtojnë edhe më shumë krenarinë e të qënit shqiptar e të pasurit të një folklori kaq të pasur.
Lum ato kombe që kanë vlera të tilla!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen