At Zef Pllumi rrëfen masakren e Tivarit
"Karvani me kosovarë kaloi nëpër urën e Bunës”Ne Tetorin e vjetit 1944.
Antaret e Keshillit te nalte (Regjences) mbasi kishte perfundue sundimi i tyne i 100 ditve, tue e pa se tashma nuk çante kryet per ta kurrnji shqiptar e leshuen Tiranen dhe kerkuen strehim te perkohshem ne Kuvendin Françeskan. Mehdi Frasheri, me duket se u bashkue me ushtrite gjermane dhe iku, At Anton Arapi tha se do tishte marre me ike e me e lane popullin e vorfen vetem, se duhej deke ne Shqipni. Pregatiti nji strofull dikund nder male te Dukagjinit. Ndersa Lef Nosi, nji zotni i mbajtun qe nuk e kishte shokun nder shqiptare, nuk tundej fare: un -thonte, nuk i kam ba keq kurrkuj: gjithmone ne jeten time kam ba veç mire, prandaj as komunistat, as kurrkush tjeter nuk kane pse me kerkojne llogari, dhe vazhdonte i qete tue kontrollue koleksjonin e fundit te pullave te postes, e me nji lente te madhe kqyrte a kishin dale mire e kjarte germat e vulave postare ma te fundit. Por tue kene se Kuvendi Françeskan zakonisht i kishte dyert e hapuna gjithmone e hinte e delte gjithkush, At Frano Kiri, qe kish marre persiper me i sigurue jeten e hoq prej andej e e dergoi ne Kolegje, ku perveç At Marin Sirdanit, At Danjel Gjeçajt, femijve e nja tre kater kujdestarve nuk siellej kush tjeter. Aty Lefi ndej qetsisht deri qe filluen kontrollet e partizanve. Por kur kontrollet u shpeshtuen se tepermi Lefi nuk mund i duroji ma dhe i kerkoi At Franit qe ta dergote te At Antoni: ata te dy ishin te lidhun me nji miqsi te madhe njani me tjetrin. -At Frani u perpoq me ia ba te ditun veshtirsite e mdha te ketij veprimi, jo vetem se te gjitha rruget kontrolloheshin prej partizanve, por edhe pse vete jeta e malsise ne ate dimen ishte e padurueshme. For Lefi mendonte se atje nder malsi do tishte ma shume liri e ma pak frige. Percjellja e tij nder malet e Dukagjinit kje nji aventure e tille qe sikur Lefi ta kishte lexue ne ndonji roman do te kishte bertite me vedi: “E pamundun! Fantazia e autorit asht teper e ngarkueme.” Tue pa se ai nuk mund ti pershtatej ne kurrfare menyre jetes parahistorike te shpellave, e derguen ne katundin Kir me jetue bashke me nji frat tjeter edhe ma plak se ai. Par aty u kuptue prej gjithkuj se nuk ishte frat: ai i pvetete ata me naivitet per orendite kishtare se shka ishte ky send e shka ishte ai tjeter. Prandej, per me u shpetue ndjekjeve e terrorit, simbas kerkeses se tij, u desht edhe nji here me kalue qafa malesh, lugina, lumenj e fusha deri qe e dorzuen te nji mik i veti ne Tirane. Kaq dij un prej gojes se At Frano Kirit. Nderkaq At Antoni vazhdonte me jeten e shpellave te Pultit.
Dom Nikolle Gazulli, nji nder shkenctaret e mdhaj te “Hyllit te Drites”, prift i Shkrelit duel dhe ai ne mal, mbasi e hetuen se ne shpine e tij kishte strehue, perveç tjeresh, edhe priftin misjonar gjerman Dom Alfons Trazkin, i cili ishte arratise mbasi e dinte se do te kerkohej nga partizanet komunista si nenshtetas gjerman e si misjonar katolik. Dom Alfonsi u bashkue me nji çete te vogel qytetaresh shkodrane te prime prej Ndoc Jakoves, qe jetojshin “Ilegale”. Per tu shpetue spijujve dhe kontrolleve ata levizshin prej nji katundi ne tjetrin. Nji dite rane ne priten e partizaneve. Ndoci, si kryetar çete, luftoi me pushke ne clore, megjithese katolik i bindun, ai kishte per mota: “Liri ose vdekje”! Ai nuk e pranonte skllavnine. Luftoi gjoks per gjoks. U plagos per vdekje. Per te vdekja si i lire ishte nji ideal. Dom Alfonsi, i mshehun mbas currash te thepisun, nuk mbante arme; kur pa plagosjen e rande tatij djaloshit, u turr vrap me i dhane ndihmen shpirtnore: ishte çasti i fundit ijetes. Dom Alfonsin e kapen ndersa po i kryente sherbimet e mbrame fetare Ndoc Jokoves. Ne burg e rrahen, e torturuen ne menyren ma cnjerzore dhe e pushkatuen mbas pak muejsh. I thane: “agjent gjerman” kur ai Shqipnine e donte si atdhe te zgjedhun. Veprimtarise se tij misjonare i duhet njofte edhe edukimi i pare i Meshtareve te mavonshem: At Konrad Gjolaj, Dom Dede Malaj, At Zef Pllumi e Dom Prenk Ndrevashaj. Me ka thane Dom Tome Laca, i cili ishte i pranishem ne pushkatimin e tij: “Ate dite ishte tue ra shi. Kur i zbriten prej kamionit qe ishte i mbuluem, Dom Alfonsi, i lidhun me nji tjeter siç ishte, ulte kryet dhe perpiqej mas me u lage prej shiut. Edhe ne ata pak çaste qe i kishin mbete ai mendonte per jeten e jo per vdekjen. Kur i kerkuen fjalen e fundit ai tha: “Jam nji prift gjerman qe gjithejeten time ia kam kushtue popullit shqiptar. E kam dashte kete populI njisoj si atdheun e popullin tim!, Rrnofte Krishti!” Nderkaq Dom Nikoll Gazulli vazhdoi i strukun nder malet e Shkrelit, deri ate dite qe, -si thuhej, -strehuesi i tij Nikolle Prekushi e vrau ne pabesi.
Nder katundet afer Shkodres e ne Fushen e Zadrimes, Bregut te Buenes e gjithandej zhvilloheshin vazhdimisht ndeshje ndermjet forcave te ndjekjes partizane dhe njerzve te lirise. Kje si shembull i nji trimnie te pashoqe, asohere, ajo e Pjetrit te Shan Dedajve, qe, mbas nji luftimi te gjate me te dekun e te plagosun kur iu mbaruen fyshekte, me ata te dy te mbrame qe i mbeten, per mos me iu dorzue dhunes e torturave vrau guruen e vet e mandej veten. Shembulli i tij u persrit disa heresh edhe ma vone, pa marre parasyshe ligjen fetare qe denon vetvrasjen: megjithketa gjykimin e drejte per çastin e fundit te jetes e jep vetem Zoti: moralistat qe kane shkrue traktatet e gjata nuk i kane jetue keto prova jashtzakonisht te idhta te njerzve. Dorzimi i tyne do te shkaktonte aq shume vdekje, vuejtje e fatkeqsi te tjereve sa nuk mund barazohen me nji vetvrasje.
Po ne kohen qe zhvillohej lufta e Kelmendit masa drakonjane u mueren nder te gjitha katundet. U pushkatuen njerez prej shpijave qe ishin ma ne za e te permenduna, o per te cilet mendojshin se mund te ishin te rrezikshem. Vazhduen edhe arrestimet e disa fretenve nder malsi te ndryshme si At Djoniz Makaj ne Nikaj-Mertur, At Alfon Çuni ne Curraj, At Gasper Suma e At Sebastian Dedaj ne Theth e Gomsiqe, prifti misionar gjerman D.Zef Maksen, etj.
Gjate gjithe kesaj kohe u shtuen aq shume veprimtarite miqsore me Malin e Zi; ecejaket e grupeve te rinise, te grupeve ushtarake dhe partiake sa mos me mrrijte me dallue nese ishin dy shtete apo nji. Megjithkete ushtria jugosllave, dallohej shume nga repartet shqiptare: ata te gjithe ishin te veshun me uniforma te reja anglo-amerikane dhe jo me opinga. Nderkaq te gjitha depot e tregtareve te Shkodres, e mund thomi te Shqipnise u boshatisen: ato u bajten e iu çuen “ndihme vellazerore” popujve te Jugosllavise, ne shperblim te ndihmes se madhe qe na kishin dhane ata me organizim komunist.
Nuk e mbaj mend mire muejin, nese ishte mars a ndonji ma vane; par sigurisht ne nji kohe mes dimnit dhe pranveres, kur na, nji numer studentash klerike, shkuem ne Shejtnoren e Zojes se Kshillit te Mire ne periferi te qytetit, nen kala, per me iu lute qe tna shpetonte prej ktyne rrebesheve. Mbas lutjeve ne Shejtnore, per me kthye ne qytet vazhduem rrugen mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Nate kthese rruge pame qe po vinte nji varg i gjate i pafund ushtarakesh. Rruga gjarpenonte brijave tatyne kodrave: te gjitha dredhat e leget e saj ishin plot me ate uniforme te urrejtun. Na hini frige e madhe dhe u shmangem mbi rruge e u ulem si per pushim, tue mendue se çe zeze e madhe po i kercnohej Shkodres nga nji tjeter vale brigadash partizane. Kur u aviten, pothuej si ne parakalim para nesh: Shka me pa! Vetem Koma ndanti qe printe i ndjekun nga katershja e pare ishin te armatosun: te gjithe tjeret, djelm te gjate e te thate, pa bark, si te remte e me zigoma te theksueme mbi faqe, te lodhun, te raskapitun, me uniformat zhele te shkopsituna, pa arme, qe mezi i levizshin kambet prej lodhjes, kalojshin te rreshtuem kater e kater para nesh. Mbetem shtang: çishte kjo ushtri!… Keta mezi mbaheshin ne kambe! Largas, anash rreshtit, kishin roje te armatosuna qe bertitshin me kercnim: “leviz, luaj kembet!”.
Nderkaq njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli: “Per iza te Zotit a keni nji cope buke!”. A ken i nji cope buke?!.. O sa tmerr! As na nuk kishim nji cope buke: racioni per secilin ishte 300 gram. Edhe na ishim te unshem. Gjithe popullsia ishte unshem. Shka te bajshim tashti? “Per iza te Zotit ma jepni nji cope buke! Per iza te Zotit na jepni nji cope buke!”…
Prej te gjithve filloi te ndigjohej vetem kjo fjale qe kalonte, kalonte… Kalonte ne humnere… Ato ushtojshin nder veshe tone njisoj si ato krismat e nji çekani qe rreh gozhdat e arkivolit ne bregun e vorrit.
-Prej kah vini ju? -Prej Kosove.
-Tash nji jave dit qe ecim pa pushue, pa buke!… Kemi kalue gjithe ato male… male.
-A ishi te Xhaferr Deves? -i pvetem. -Jo,jo. Na jena e zeza e vedit.
Un kam pa ushtrine e thyeme te Jugosllavise se Kralit tue hi ne Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e unte, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka pamje ma te keqe se ate te nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej kurrfare krahasimi me parakalimin e nji ushtrie te tille: Ketu ishte vetem nji vargan i gjate, i gjate pa mbarim i atyne skeletesh te djelmoçave te rij kosovare qe te rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt?
Mbasi kaluen ata, na zbritem perseri ne rruge. Por tue kene se parakalimi i te mjeruemve na kishte marre shume kohe, atehere u kthyem. Hypem te Ura e Qafes dhe neper rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend. Zbritem poshte Pazarit te vjeter e duelem ne rrugen ne breg te liqenit. Prej aty na u çfaq gjithnji ai vargan i gjate i te mjeruemve qe po kalonte mbi Uren e Buenes. Gjermanet ures i kishin hjeke nji pjese, pa i prishe ndonji kambe. Partizanet e kishin meremetue perkohsisht me disa trene e drrasa ku mund kalojshin krahas deri ne tre-kater kambesore. Nuk mund u kthyem ne qytet pa sjelle kryet e me kundrue edhe nji here at kob te zi. Ne horizont te perendimit qielli ishte i pergjakun: gjithshka shifej kjarte. Vargani mbi lire ecte i mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi ure te Siratit, ura e fundit qe lidh boten e gjalle me ate te pertejme.
Ishim ne mitologji apo ne realitet? …
Mbas disa ditesh ne Shkoder u hap fjala vesh ne vesh se dikund afer Ulqinit partizanet kishin vra te gjithe rinine kosovare. O Zot po tlutem me trego: çfare mekati ka ba ky populI qe meritoi nji denim kaq te rande? …
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen