Ante Portas NJË KOMB I RI PO VJEN:
KOMBI ILIR !
Nga Fehmi Ajvazi
Pas arkeologut kroat Aleksander Stipçeviq, Melina Merkurit (ish minstre e Kulturës e Republikes se Greqisë, aktorit të madh Teli Slavasit ( Koxhakut), ish Kryeministrit të Republikes se Greqisë, Pangallas, aktorit brilant italian Robert De Niro, shkrimtarit malazias Jevrem Bërkoviq, akademikut maqedonas Matija Matevski, një hoxhë nga Sanxhaku, u rikthehet rrënjëve të tija dhe na çuditë të gjithëve me daklaratën e tij. Ai, në fakt, e pranon prejardhjen e tij shqiptare, që do të thotë ilire. Myftiu, M. Zukorliqi, ka paragjykuar dhe deklaruar hapur prejardhjen e tij dhe të komunitetit që ai e predikon, me rrënjë gjenetike ilire. “Ne nuk jemi as turq, dhe as sllav”, ka thënë ai këto ditë. Ky është një rast i ri, në fakt një shkëndijë tjetër që tundon figurat e ndryshme nga popujt e ndryshëm ballkanik, madje jo vetëm ballkanik. Pra, shekulli në të cilin kemi hyrë, u ka mundësuar njerëzve dhe komuniteteve që të flasin lirshëm, t’i shprehin idetë dhe mendimet e tyre, por edhe t’i stisin bindjet politike, kulturore, fetare, gjenetike etj. Nëse në shekullin e kaluar kjo s’ishte e mundur, sot është... Siç përmenda më lartë, figurat e larpërmendura, të gjithë, dhe aty-këtu e kanë pranuar publikisht prejardhjen e tyre shqiptare. Ky tundim i tyre, për mua ka qenë gjithnjë i guximshëm, njerëzorë dhe historiko-gjenetikë. Gjesti i z. Zukorliq, është sa i hapur, po kaq i guximshëm. Dua të theksojë këtu se, duke iu referuar burimeve historike dhe fakteve konkrete (gjuhës, emrave, kulturës dhe monumenteve historike, atyre arkeologjike, toponimeve, prejardhjes etnike etj.), të gjitha vendet e rajonit pa përjashtim (Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina), janë deng me prejardhje dhe përbërje iliro-shqiptare. Por, në një masë, asimilimi dhe tëhujësimi, ashtu si dhe konvertimi dhe paradokset e tjera tragjike – historike, kanë ndikuar në mbulimin e identietit të gjeografisë dhe popujve të këtyre vendeve. Gjithashtu, edhe politikat nacionaliste dhe hegjemoniste të prodhuara si rezultat i ndikimeve dhe politikave të fuqive të mëdha të kohës, ashtu si edhe sistemeve kulturo-fetare, komuniste etj., kanë ndikuar në rrënimin e identiteteve të tyre. Luftërat vëllavrasëse, përqarjet, dallimet fetare, politike etj., kanë ndikuar në ndarjet dhe asimilimet e skajshme. Në të vërtetë, për pjesën më të madhe të kombeve ballkanike, me apo pa dashjen e shqiptarëve, prejardhja e tyre është e saktë dhe e pa zhbëshme: iliro-shqiptare. Mendoj që një komb i ri po lind, në fakt po vjen mes nesh...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen