Samstag, 10. August 2013

Përrallë në vargje

 
Danel Cana
 
TË VËRTETËN S’E TRET DHEU
  
(Përrallë në vargje)

- I -

E vërteta ka veshë,
E vërteta ka dhe sy,...

As dheu nuk e tretë,
Ta groposësh si do ti.
            
* * *

Kohë përpara ish një mbret,
Kish çdo gjë që dëshironte,
Vetëm kishte një siklet,
Veshët s’kish si ti mbulonte.

S’kishte vesh si gjith të tjerët,
Të mëdhenj i kishte mjaft,
Nën kapele i mbulonte,
Kështu ndihej më rehat.

Por veç çastit si t’ja bënte,
Kur Berberi do t’i shkonte?
Kur ta qethte, kur ta rruante,
Veshët e tij do shikonte!

Sa herë që fillonte punën,
Berberi si i habitur...!
Kur mbaronte, Mbreti pyeste:
- Çfar kishte për t’u çuditur?

- Veshët Madhëri, dallojnë...
Shum të hijshëm s’të tregojnë...!
Jashtë Bota nuk e dinë,
K’të të metë për Madhërinë!
              
* * *

At’herë mori një vendim,
Që bota mos ta mësonte.
Sa herë rruhej edhe qethej,
Berberin do ta ndërronte.

Ky ndërrim nuk është kotë,
Bota s’duhej ta mësonte,
Ndaj berberin nga kjo botë,
Vetëm vdekja e largonte.

Pas çdo qethje edhe rruajtje,
Berberin egzekutonte...
Kështu punën e mbaronte
Dhe Bota nuk e mësonte!

Ditët, muajt, vitet shkojnë,
Çdo ditë lajmi merrte dhenë;
- Një Berber i mirë kërkohet,
Që të qeth e rruaj Mbrenë.

Berber gjeje, s’ish vështirë,
Por për Mbretin ish siklet,
Të dinte të qethte mirë
Dhe të ruante një sekret!

           
- II -
 
Një Berber jo shum i vjetër,
Tek dëgjonte në mëhallë,
Tellallin duke bërtitur,
Tha me vete “do të dal”.

Vendosi dhe çantën mori,
Të gjitha veglat e tija,
Shkoj tek i dërguar i Mbretit:
- Më çoni tek Madhëria!

Në Pallat u paraqit,
Përpara Mbretit e shpjen,
Me guxim, syt plot dritë,
I tha: - Erdha t’ju shërbej.

- Mirse vjen Berberi im,
Ty guximi s’të mungon,
Por do ishe dhe më trim,
Nëse, mbas pune jeton...!

- Tradhëtin tek unë harroje,
Betohem, s’e kam si ves.
Dhe gjuha të më shkurtohet,
Pranoj më mirë të vdes!

* * *

Hoqi pra kapelen Mbreti,
Dhe Berberi punën nis...
Tak e tuk punon gërshërët
Dhe me krëhër e ujdis.

I shkumon faqe dhe mjekërr,
Me ngadalë si me magji,
Me brisk ja pastron fytyrën,
E bëri dhëndërr të ri....

Më në fund e pafumosi,
Me parfumin më të mirë...
- Çfar vëmëndjen të tërhoqi?
Mbreti pyet për provokim!

- Gërshërët dhe briskun kam,
Këto jan zanati im....
Të tjera...sytë s’më panë,
Po jua them me përgjërim!

- Mirë, tha Mbreti, paske mënd,
Ti do jesh Berberi im,
Do jap urdhër nga ky çast,
Të të japin një shpërblim.

Me familjen je i lirë,
Të jetosh në k’të Pallat.
Të jap grada në ushtri,
Të emëroj komandant.

- Faleminderit Madhëri...!
Tha Berberi me fines....
- Sado të jem komandant,
Përsëri Berber do vdes!

          
- III -
 
Kalojn muaj, kalojn vite,
Mirë Berberi u rehatua.
Por në shpirt... ai e dinte!
Asnjëherë s’u qetësua.

Natën... nuk bënte gjumë!
Ditën... rrinte i menduar!
Kish nevoj të gjej diku,
Njeri për t’u këshilluar!

Gjen dikur një plakë të moçme,
Edhe një këshillë kërkon.
Mban në shpirt diçka sekrete,
Dhe që s’ka ku e tregon!

- Për këtë të mëson Nëna,-
I tha plaka me të qetë.
- Edhe ti e nxierr nga brënda
Edhe prap mbetet sekret!

Do të shkosh biri im,
Herët para se agohet,
Në një vënd, prapa malit,
Ku Këndezi nuk dëgjohet.

Me duar do hapësh dheun,
Tre herë sekretin tregon...
E mbulon përsëri gropën
Edhe shpirtin qetëson.

Ashtu bëri dhe Berberi,
Shkoj dhe larg e tha sekretin.
L’er ta mbaj, ta tresi dheri,
Për Veshët e Gjat të Mbretit!

* * *
 
Shkojnë muaj, dimër verë,
Edhe fjala si një farë,
Filloi lastare të nxierrë,
Doli një pemë, e pa parë!

Përmbi pemë një zog i bukur,
Tre herë dita cicëronte...
I thoshte fjalët me radhë,
Gjith sekretin e tregonte.

Në një ditë të bukur Maji,
Për gjah atje Mbreti vajti,
U çudit zogun kur pa,
Edhe frymën shpejt e mbajti.

Ç’është kjo çudi e madhe,
Nuk ka ndodhur asnjëherë!
Të flas zogu nëpër male,
Një sekret të madh ta nxierrë!

                    
- IV -
 
Mblodhi Mbreti në pallat,
Shum fallxhor e këshilltarë.
I pyeti në patën rastë ,
Zogun t’a kishin dëgjuar?

Ata kurrë se besonin,
Që kjo të ishte vërtetë.
Vendosën më par të shkonin
Atje, ta dëgjonin vetë.

Rruga për në mal kalonte,
Nga fshati ku rrinte Plaka,
Fukaresha atë ditë...
Kishte dalë e mblidhte shkarpa.

Njerzit e dërguar të Mbretit,
U takuan me këtë grua,
Duke kthyer më të poshtë,
E pyetën, ku kishte krua?

U tregoi kjo plak e urtë,
Kruan e fshatit me nam.
I pyeti në janë uritur,
A gjëkafsh duan të hanë!

Kuvendojnë të çuditur,
Në Krua duke freskuar,
Burra me mëndje të ndritur,
Nga zogu ç’kishin dëgjuar!

Afrohet dhe plakë e urtë,
Të marr veshë ç’far ka ngjarë.
Një kupë mbante në dorë
Edhe një Bardhak me dhallë.

I qerasi gjith me radhë,
Pastaj pyeti me lezet:
- Ç’është një zog që nxierrka fjalë,
Për të madhin tonë Mbret?

Nuk e dimë, nuk ka ndodhur,
Edhe dëgjuar se kemi,
Që tani duhet menduar.
Mbretit në Pallat ç’ti themi?

Për këtë ju mëson nëna;
E vërteta është dritë,
Nuk e mban askush përbrënda,
Do shpërthej ta shoh’n të gjithë!

E vërteta nuk varroset,
Se, as dheu nuk e tretë!
As një zemër nuk prangoset,
Sepse thot një të vërtetë!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen