Furra
Tregim nga Namik Selmani
Paramithia, Margëllëçi, Spatari, Mazreku e shumë fshatra atë vit të 1942-shit po jetonin ngjarje të mëdha. Ishin ditë që jetoheshin rrallë si në një kazan që kishte kohë që ishte hedhur uji nikoqirja mezi priste të ngrohej e të lante më tej rrobat e palara, fëmijët. Shumë herë në brigjet e lumit shihje gratë çame që merrnin për dore fëmijët e shkonin për të larë. Gj...ellën e kishin bërë që një ditë më parë në furrë. Merrnin edhe ca shkarpa sa për ta ndezur se në brigje edhe gjenin dru që kishte sjellë lumi. Edhe ngjarjet e atyre viteve i ngjanin pikë për pikë atij zjarri që ishte plot me dru se edhe rrobat që do të laheshin ishin shumë. Ishte një lloj zjarri më i madh se i atyre grave se i atyre furrave që ndizeshin në mëngjes e shuheshin vonë shumë vonë të gatshme që të rindizeshin të nesërmen. Poshtë këtij kazani jetësor nëse do ta quanim kështu marrëdhëniet e çamëve ortodoksë dhe myslimanë kishte pak më shumë sherr se sa duhej. Një prush që digjte më fort. Një zjarr që ndizej edhe më shumë nga politika. Të mjerët çamë myslimanë! Ata nuk e dinin se vetëm pas dy vitesh do të ndizej në trojet e shtëpitë e tyre një zjarr nga më të mëdhenjtë që do digjte shtëpitë, ullinjtë, djepet, tavanët, pemët, grunjërat, rrobat e trupit e mijëra njerëzve të pafajshëm. Vërtet kishte një lloj qetësie mes ortodoksëëve çamë dhe atyre myslimanëve qeverisë greke natyrisht nuk i duhej kjo qetësi. Duhej përgatitur zjarri i madh i një furre të madhe. Vazhdonin që të lëviznin në shtigjet e mbushur më drurë ullinj, agrumesh tregtarë që dërgonin mallra që ishin shumë të domosdoshëm për jetën kripën, vajgurin, diçka për nuset, sendet që i duheshin kuzhinave, dybekë për të rrahur qumështin, rroba për fëmijët e djemtë, për pleq që kishin nisur të mbillnin tokat e tyre të mbushura me lule të bardha. Tespihe për besimtarët që shkonin xhamive. Lufta bëhej në male e rrisku i karvanëve tregtare po bëhej i vështirë dhe i rrezikshëm. Ende në Margëllëç kujtonin bëmat e çetës së vrasësve të drejtuar nga Vasil Balluni që për tre vjetët e fundit kishin vrarë Velon, Beqirin, Muhametin Të gjithë këta ishin tregtarë të vegjël që shkonin si shumë herë në fshatra. Ua merrte mallin e gjënë e këtyre karsellave si i thonin atyre arkëzave që ata i ngarkonin në kuaj për të bërë atë udhë të gjatë. Më shumë nga të gjithë këto vrasje mbanin mend një familje nga Luarati, atë të Izet Llavizës që e vranë me gjithë familje dhe lanë gjallë vetëm vajzën e tij. Një vajzë e vogël që nuk e dinte se fati i saj ishte më tragjik se i jati, e ëma . Ajo do të martohej me forcë me vetë vrasësin që e mori nuse për djalin. Kur u rrit, vrasësi e mori nuse për djalin e tij Edhe ajo mbledhje që do të bëhej në Margëllëç nga paria e qytetit për të shuar ndonjë konflikt të mundshëm mes ortodoksëve dhe muslimanëve përfundoi keq. Po atë natë atë që donte të pajtonte fiset e vranë. E vranë në gjumë. Quhej Jasin Sadiku. E më tej në male nisën të rrëmbeheshin barinjtë myslimanë. Jo ata të rriturit, se ua dinin frikën, po të vegjëlit atë që ishin edhe të paarmatosur se të gjithë barinjtë e mëdhenj në moshë që mbanin edhe armë me vete. Edhe po të kishin armë ata edhe nuk mund të qëllonin saktësisht.E mund edhe të harroheshin tërë këto vrasje, tërë këto pabesira po të mos vinte ajo, e Paemra, gjëma e Gjinikajve. Të lashtë në moshën e jetës së tyre Gjinikajt. Që atë kohë kur kishin nisur jetën e tyre katolikët e më vonë fisi i Gjinajve kishin marrë në trupin e mbiemrit të tyre Nikun. duke u bërë Gjinikaj. Gjithë malin e Bozhurit mbulonin dhitë e Gjinikajve. Dhitë nxirreshin shumë nga djemtë e vegjël që e kishin marrë zanatin që herët. Oooo, sa paqësorë që ishin! Lindnin fëmijë, rrisnin grurin, mblidhnin ullinjtë. shkonin në xhami dhe falnin të xhumatë. Gratë e Gjinikajve bënin gjalpë të freskët në dybekët që mbusheshin dingaz me qumësht ose me klumusht, si thonin në vatrat e tyre. Me erën e atij gjalpi mund të gjeje që largshtegun para se të hyje në shtëpi…
.. Atë ditë tetori radha e bagëtive ishte e Nailit. Ishte vjeshtë e ullinjtë ishin gati në të vjelë. Bari kishte nisur që t’i ikte pak njomështia, po lart në Malin e Bozhurit ende ai ishte i njomë, i freskët. Atje larg, shtëpisë së tij margëlliçiote duket se Naili ishte paksa i vetmuar e grupi i kriminelit Vasil nuk e kishte të vështirë që të shkonte e ta kapte. Një fëmijë me sa e sa burra. Njëri më fytyrëegër se tjetri. Njëri më mizor se tjetri. E zunë e si fillim e rrahën njëri. Kur lodhej njëri e niste tjetri. Fuqi burri e derdhur egërsisht në trup fëmije. Të një djali që kishin kohë që e uronin për dasëm, edhe pse asnjë qime nuk ishte dukur në fytyrën e tij djalërore të rrahur me erën e malit e të detit. Trupi i njomë i Nailit nisi të kullorë gjak sa në fytyrën e padirsur, sa në këmbët e tij të njoma, sa në duar. Mes dhimbjeve të jashtëzakonshme ai nuk po kuptonte se pse po e rrihnin.. E lidhën me një litar që e kishim marrë që më parë dhe e nisën në udhë. Në një udhë pa bagëtitë. Naili kthente kohën pas dhive që i la vetëm. Shumë prej tyre u vunë prapa, po njëri nga ata i dëboi dhe i ktheu te shoqet. Që më parë ishte bërë gati furra te shtëpia e Vasil Ballunit. Furra që kishte bërë sa e sa bukë, kishte pjekur byrekë e qengja, kishte bërë sa e sa tepsi me perimi sot do të kishte në atë hapësirë një djalë të njomë . Njëri nga ata të ligjtë e Vasilit kishte bërë një lesë të vogël për të shtrirë trupin e Nailit. E lidhën me të. Hapën atë lamarinën që e kishin vënë në grykën e furrës për të mos ikur nxehtësia dhe e futën në furrë Nailin. Mes prushit dhe flakëve të druve që po e shtonin edhe më nxehtësinë e furrës duket se trupi i Nailit ishte kurbani më i madh. Kurbani i Urrejtjes. Naili trupnjomë përnjëherë nisi të bërtiste. Mbase të kërkonte ndihmë atje ku askush nuk mund ta ndihmonte.
Dhe aty për aty, në atë kutërbim të mishit të pjekur të atij djali të vogël dikush nisi një valle. Vallja e Vdekjes. Vallja e Urrejtjes. Vallja e Fundit. “Mirë ia bëmë Gjinajve/Që i dogjëm djalin/ Në furrën e druve /Të marra nga mali/Jemi trima që s’ka bota/ Jemi trima sa më s’ka/Kush me ne do masë forca/Do ta vëmë kështu në zjarr.. Duket se edhe fjalët e këngës më të re po digjnin edhe më shumë në atë zjarr me dru vjeshtore që po digjte Nailin të gjallë ashtu si kishte qën për vite e vite të tëra.. Po dhitë ç’u bënë ? Ah, të kishin gojë dhitë e gjora!!! Vetë do shkonin pas djalit të tyre e do ta shpëtonin nga duart e vrasësve. Po ashtu të gjorat kokëulura morën tatëpjetë e shkuan drejt e në shtëpi.
Kur panë kopenë e dhive pa çoban , të gjithëve iu shkoi në mendje për keq. Ç’kishte ngjarë me Nailin? Kërko këtu kërko atje dhe lajm s’po merrej. Po atë që s’e bënë ata , e bënë spatariotët . E njoftuan familjen ç’kishte ngjarë. Një nga ato lajme që s’t’i thotë as goja, as mendja. Vetë kriminelët me mënyra të ndryshme e kishin shpënë haberin cep më cep deri ta Gjinikajt. I kishin goditur atje u dhembte më shumë. Atje ku ishte një lloj fundi të dhimbjes së njeriut, një turpërim. Një bolori e madhe. Nuk e morën vesh ata, po gjithë Margëllëçi, gjithë Çamëria E diçka do bëhej patjetër. Mbase e kishin fjalën pushkët. . Po, po, pushkët e nuk ishin pak gjinikasit. Nisi lufta me bandë e Vasilit. Trimëria e bëri menjëherë punën e vet. Ata burracakë u mundën menjëherë dhe e lanë fshatin Spatar. Ikën për të shpëtuar kokën. U futën në shtëpinë e fisit Balluni. Morën shumë vetë, po prapë i lanë të lirë. Morën vetëm një. Një dhe vetëm një. Një djalë që në të parë dukej se kishte ditët e jetës së Nailit që as hiri nuk i kishte mbetur më në atë furrë. Po, shkriu edhe te furra e nxehtë sikur donin që të ngjallnin djalin e tyre të mirë. Po….ah, ah, ah! Mos fol më! E morën me vete. Jo të lidhur, po ashtu më këmbë e sollën në shtëpinë e Nanë Feruzesë. Ajo dhe vetëm ajo mund ta bënte gjykimin e duhur. Ajo dhe vetëm ajo duhet të bëhej gjykatësja, xhelatja. E nëna kishte një emër. Feruze quhej. Feruze Gjinika me emër dhe mbiemër. Me një palë tumane të bardha me lule. Trupi i dridhej. Ç’të bënte të hapte ksodh pa trupin e Nailit? Ç’të bënte ??? Tani nuk kishte kohë të mendohej .
-Merre, Nënë Feruze! Merre këtë djalë. Është nipi i Ballunit që e dogji të gjallë Nailin tonë! Merre e ç’të duash bëj. Ti e di më mirë. Ti…ndize furrën! Po s’pate dru shumë, na thuaj që të japim kalin më të mirë e të shkojë në pyll . Sa të duash dru. Çfarë drush të duash të sjellim. Që të bëjnë sa më shumë prush. Që të bëjnë sa më shumë flakë.
Feruzja dëgjonte. Shikonte. Një lëmsh i madh iu mblodh në gjoks. Më i madh edhe se Bozhuri që i bënte hije shtëpisë së saj. Po e shihte si atë ditë kur dëgjoi për Nailin. I erdhi keq që i ndodhi asaj në atë djaë të vetëm. Ajo që nuk kishte ndodhur asnjëherë në Çamëri. Të paktën, aq sa kujtonin ata e të moshuarit. E pa me sytë e nënës. Jo të nënës së tij, po sytë e të gjithë nënave janë njëlloj. Njëlloj ndrijnë. Njëlloj ngrijnë. Njëlloj murrëtohen nga loti si retëb që sjellin shirat. A kishte faj ky djalë? U afrua dhe e përkëdheli ngadalë. Djali e shihte i frikësuar. Ishte aq i madh që ta kuptonte se ishte marrë si peng, se duhet që të sakrifikohej për xhaxhain e tij vrasës. E dërgoi e dhimbja e ndenjes, të kuzhina. Djali ishte si trumcak dimëror që gëzohet qoftë edhe me ca kokrra grurë. Edhe ai nuk po i besonte syrit se ç’po bënte kjo nënë që po dridhej shumë më tepër se vetë ai. Feruzja i tha kunatës që të ndizte zjarrin e të vinte kazanin me ujë në zjarr. Mos donte ta piqte në uijë të nxehtë djalin e sjellë në shtëpinë e saj në vend të Nailit të shkrumbosur? Pasi u ngroh uji, e mori djalin dhe e lau mirë, shumë mirë. Asgjë e pistë nuk duhet të kishte te ai trup që dridhej. I dha urdhër dy djemve që të shkonin në Janinë e të blenin në kostum për trupin e tij që ishte sa i Nailit. Sa të vinin ata, ajo e veshi me rrobat më të mira që kishte për Nailin.
Furra ishte ende e nxehtë. Vetë merr në baule miellin më të mirë që e ruante për bajram, për bakllava dhe i bën tre kuleçë të mirë të ngrohtë. Nxorri një tas me mjaltë një copë djathë të njomë dhe ua vuri përpara që ai të hante. Të ishte i ngopur sa të rrinte në këtë shtëpi. I vuri përpara edhë një tas me qumësht nga ato të dhive që duket se ende kërkonin çobanin e humbur.
Më shumë i djersitur kali erdhi në shtëpi më shpejt se e mendonte ajo. I ushqyer gati me detyrim djali nisi të vishte rrobat e reja që erdhën prej Janine. Djali nuk fliste. Po edhe as e pyesnin se si ishte se si mendonte. Ishte një lloj loje e heshtur ku kishte shumë dashuri, ku kishte shumë sfidë njerëzore. Ajo, nënë Feruzeja po bënte “luftën” më të madhe se vetë kriminelët që kishin djegur para disa ditësh Nailin. Kuir e përkëdhelte shihte herë pas here edhe djepin ku kishte përkundur Nailin që e kishte ruajtur akoma. Pa një jave e mori edhe me gojë vendimin. Djali duhet që të shkonte te nëna e tij, te familja e tij edhe se ajo ishte një familje kriminele. AjoEdhe pleqësia e Margëllëçit e vendosi që ai djalë tashmë i veshur me rroba të reja , me këpucë të reja i ushqyer me të gjithë të mirat madje edhe me një trastë me ëmbëlsira që ia dha.Askush në Spatar nuk e besonte këtë gjë. U tha djemve që do ta dërgonin një porosi që ishte shumë më tepër se kaq . Një urdhër, një amanet.
-Asgjë nuk do t’i ndodhë djalit gjer sa ta dërgoni në shtëpi! Do ta dërgoni shëndoshë e mirë në shtëpinë e tij. Në gjirin e nënës së tij. Në rast se i ndodh një gjë, atëherë unë do të vras veten”
E dërguan deri në një farë vendi dhe atje erdhën njerëzit e djalit që ta mernin . Askush nga ata nuk po i besonte syve. Po shihnin djalin të pastër, të shëndoshë, të rinuar. Edhe pse djali po shihte fiset e njohura të njerëzve të tij ai akoma ishte i hutuar. Një frikë, nderim apo një ndjenjë e çuditshme e kishte bërë shumë më të madhe se sa ishte këtë djalë Të nesërmen pas një jave hapi ksodhin. Hapi mortin, gjëmën. Hapi vajtimin. Në dhonën e madhe u mblodhën gratë dhe nisën të qanin. Po, të qanin se kishte ikur nga jeta një djalë. Një vaj pa trup para syve. Dhe nuk e kishte marrë rrufeja e malit kur po ruante bagëtinë. Nuk e kishte marrë sëmundja. E kishte marrë një dorë makabre, e egër. Hiri i trupit të Nailit u përhap në tokën çame si një flamur kombëtar që mbulonte cep më cep malet, grykat, lëmenjtë ku porsa ishin shirë grunjërat, krojet, luturvitë e ullinjve ku bëhej vaji i ëmbël Dhe aty për aty nisi kënga e përcjelljes për në botën e përtejme. Nisi vaji, pa një arkivol përpara. Kishte mbetur pas nëma ishte hedhur në det dhe e kishin marrë dallgët e tij: “Bir o bir që s’të ujdisa/Kur të poqën me dy driza/Bir o bir, s’të bëra dhëndërr/Po të shoh kaherë në ëndërr/Bir, o bir, dil prapë në male/Se të presin kroje, shpate/Se të pret ujë i mullirit/Eja prapë të hedh te gjiri/Eja prapë të të kreh floku/Të të sjell në supe zogun Aty asnjë sy nuk mbeti pa lotë. Lotë nënash. Lotë motrash. Lotë njerëzish të thjeshtë. Burrat, mes të cilëve ishte edhe Rizai, babai i Nalit, heshtnin dhe thithnin fort duhanin e llullave Bozhuri bënte hije mbi këtë vaj nënash. Mbi këtë heshtje burrash.
Për muaj të tërë nuk pati asnjë grindje edhe më të vogël. Jo, Nënë Feruzeja Gjinika i kishte shuar të gjitha luftrat, sherret, grindjet e burrave e të grave të shumë fshtarave çamë duke u bërë së pari Kapedania e Vetvetes. Fitimtarja e vërtetë e atyre viteve.
Pas një jave do të niste ramazani i atij viti. Po të ishte gjallë, edhe ai do të futej në radhët e para të besimtarëve.Do të kujtohej edhe në xhami përmes namazeve të xhumave për atë shpirt hyjnor të vrarë që kishte ikur larg, shumë larg. Nga minareja e Xhamisë së Margëllëçit që edhe sot e kësaj dite është në këmbë, ai do të hynte në radhën e agjëruesve. Nëna Feruzeja kishte fituar një jetë fëmije të pafajshme. Tani kur e tregojnë ata që jetojnë akoma, fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre e kanë të vështirë që të besojë se ka q qenë e vërtetë. Një legjendë e vërtetë kjo e Nailit dhe e Nënë Feruzesë.

Tiranë, korrik 2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen