Sonntag, 25. August 2013

Bekri S. Murselaj: Letra e fundit e dashurisë


1. LETRA E FUNDIT

Këngës iu këput zani
Në letrën e fundit
Nisur plot me mall
Nga vendi panjohur

E ruaj me mall letrën...
Nga koha e harresës
Dërguar kot
Në adresën time

Letra ...
Shkruar me ngjyrë
Qielli...
E lexoj me ëndje
Nga koha shkuar

Gjithmonë është e freskët
Ngjyra e saj
Në letrën...
Ku ruan dashurinë
E përjetshme


 
2. LETRA E FUNDIT

Përjetimi ende është gjallë
Për të kaluarën e bukur
Mallin e ruaj në shpirt
E ujit shiu im

Kohës së lashtë
Rrugës së njejtë
Letra e fundit
Ruan dashurinë

Errësirës pa fund
Ende ndjej letrën...
Si të bukurin kujtim
Në kohë të lashta

Në letrën e fundit
Dashurisë i ngjallet
Kujtimi për kohën e ikur
Rrugëve të jetës

Në letrën...
Ende kërkohet shfajsimi
Për kohën e ikur...


 
 

3. LETRA E FUNDIT

Zemra kërkon njohje
Në adresë të panjohur
Fatit ikur në vetmi
Shijoj aromën e parfumit tuaj

Në letrën...
Buqet zëri saj
Pasthirrma lutjeje
Mbushur shpirti që kërkon pendim

Askush se ndjen këngën e heshtur
Në letrën e fundit
Shkruajtur me pika shiu
Që pikojnë rënd në dorën e saj


 

4. LETRA E FUNDIT

Shpirti kërkon ngrohje
Në natën e gjatë të acarit
Nga letra e fundit

Mbushur plot pikëllim
Me të kaluarën
E humbur rrugëve
Të panjohura që s’kalon njeri

Njohje e kot
Në atë kohë të brishtë
Që len gjurmë të ergra
Në shpirtin tim

Letra...
Mbushur me shkronja pikllimi
Ku s’mund të lexohet
E kaluara e humbur
Në botën e errësuar

Nga njerëzit e pa shpresë
Që udhëtojnë lëkundur
Me peshën e fajit mbjellur në zemër

Letra...
Mban kujtim
Të kaluarën e hidhur
Të një shpirti



5. LETRA E FUNDIT

Rrugëve të qytetit do të shkojë gjithmonë
Askush nuk e di
Cilin po kërkoj
Në turmë njerëzish

Qyteti ndjen
Mungesë rrugëve të tij
Për atë që ishte aty gjithnjë

Letra e fundit
Vazhdon shpalosjen e
Fatit tim
Qyteti kërkon
Hijen tuaj
Rrugëve të tij
Ëndrra të kërkon
Në lojën e saj

Dikur mbushet letra...
Nga kujtimi yt
I largët që çdo hap
Më afër shpirtit të vetmuar

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen