Mittwoch, 14. August 2013

Babai poet - i biri këngëtar


QERIM SKENDERAJ
DHE ALBAN SKENDERAJ

Nga GËZIM LLOJDIA

Qerim Skenderaj është poet. Në qytetin jugor e njohin, ëmbëlsisht e thonë emrin e poetit. Në qytetin ku ka det,dallgë, rëre dhe motiv deti poeti erdhi në vite ‘70.
Prej këtij peizazhi ai, përvetësoi lirizmin poetik. Sepse në brendi të brendisë së zemrës ruante nuancat poetike,që gjithnjë ishin ngacmime të mëdha për hepime zëmrash. Në fakt si mua dhe Qerimit zgjimin poetik na e bëri Naimi.
Naimi i derës së frashëllinjëve. Qerimi ka një shtysë më tepër. Dritësimin e ka njohur, pra shkëlqimin e diellit të botës e ka parë në 12 mars 1949 në krahinën Mallakastër. Ai nuk mbanë mend shumë për fëmijërinë e hershme sepse i lidhur kopanecë ,ai ëndëj në botën e gjithhershme dhe priste vetëm një shkak. Të rritej.
Ndërsa ditët mbylleshin me muzgje,netët ndrisnin me yje,dimrat gjithë llohë dhe beharët me zheg vere. Kështu brenda këtyre kontureve ai pati dy dëshmitarë. Prindërit. Nëse jeta është si valë deti. Ngritjet dhe uljet e saj. Janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë nën syprinën e ujit.
Vuajtjet e rritjes e sollën në 5 vjet ose në 1550 ditë,kur banesa ndjeu pikëllim për ikjen e burrit të shtëpisë. Ishte “thyer trari kryesor”.
U lidh me nënën ,që siç e shpreh ai .Për 46 vjet me radhe ndërtoi lidhje te fuqishme shpirtërore duke e pasur pike referimi e muze frymëzimi në shumë poezi. Nëna. Naimi dhe natyra kane qene shtysa e pare drejt magjisë se artit poetik.
Përse nëna?Ajo është thirrja e parë dhe e zëshme e botës. Ajo na mëkoi gjakun ,qumështin, fjalën. Po shqyrtojmë një seri mënyrash , që kanë një lidhje gjaku me dhembshurin e nënës . Dhembshuria e saj nuk është e lindur vetëm në insekte, por një energji e pashueshme dhe e pazhbëshme e ardhur nga pjesa e sipërme ,atje ku ngjizet energjia
. Ajo vjen , bëhet e fortë në kapërcim të viteve tek seksi femëror . Dhe i është dhënë vetëm asaj . I është lënë vetëm asaj , si zotërim energjie më tepër .
Përse Naimi ? Kënga naimjane si pjesë e shpirtit naimjan është mesazhi, që na ngjizi koha nëpër deje është si puna e mishit, që me gjakun përbëjnë eshtrat e këtij kombi.
Përse natyra ? Natyra është frymëzim si gjithera për krijuesit e botës. Format,ngjyrimi,drita,flora e mrekullueshme një sërë fenomenesh, që lënë gjurmë ,që gdhendin brazdë në thellësi të shpirtit .
Kështu duke parë tre elementët Qerimi u bë poet.
Përse tre. Janë tre elementë të domosdoshëm dhe përcaktues në gjithë jetën. Tre si në libra të adhuruara nga njerëzimi. Ne si shqiptarë gjysmë pagan e gjysmë besimtarë kishim nënën,natyrën dhe poetin preferuar, në këtë rast Naimin.
E shkruaj si në rrëfimin e tij: Ne vitin 1963 shkon ne Tirane për te kryer studimet ushtarake dha pas shtate vitesh titullohet oficer në specialitetin e artilerisë kundërajrore. U emërua ne kryeqytet ku shërbeu dy vjet pranë ish fushës se aviacionit Laprake. Në vitin 1971 transferohet ne Vlore ku njihet e dashurohet me Afërditën duke krijuar familjen, nga e cila erdhën ne jete katër djem. Pas dhjete vitesh një tjetër transferim bëri te sistemohej ne Lushnjë dhe në vitin 1991 rikthehet përsëri në Vlore. Ka shkruar në shtypin periodik të kohës, kryesisht në atë ushtarak. Në vitin 1998 me një grup krijuesish vlonjate formuan Shoqatën e Shkrimtareve “Petro Marko” dhe deri ne vitin 2001 ka qenë kryetar i saj. Që nga ai vit vendoset ne Pistoia – Itali, ku banon edhe sot se bashku me Afërditën,Albanin,dhe tre djemtë e tjerë.
Albani është një djemtë e Qerimit,që për nga talenti është njohur si këngëtar i muzikës së lehtë.Alban Skënderaj ka fituar mjaft cmime në festivalet shqiptare.Shprehja bëmë baba të të ngjaj,këtu merr një devijim të lehtë.Albani një nga të katrat djemtë e Qerimit u bë këngëtar, ,Qerimi poet.
Veprat letrare
Poezi, ka shkruar librat :”Nje gote pikëllim”,”Mendimet m’u çmenden”,”Qielli ne piken e lotit”,”Djaleri e thinjur”,”Rrudhje mali”.“Lulet e fajit”,”Nen hijen e fundvjeshtes”.
Proze ka shkruar librat :”Varri i gjalle “ roman, “Perplasja e madhe” – Tregime, ese. “Pas kuintave te teatrit diktonin” – roman.
Për librin ‘Nën hije të fundvjeshtës Myrteza Mara poet,kryetar i shoqatës “Petro Marko”,ka shkruar Poeti loton me penë mbi rreshtat e kësaj poeme me përmasa fishtjane. Krahët e shqipes janë rrudhur në qiellin e përzier nga erërat gri, por poeti shpreson e ëndërron.
Shpresa e Madhe Shqipes i ngjan një anije mbi det të trazuar që herë zhytet e herë ngrihet mbi kreshtat e thinjura të dallgëve, në kërkim të fanarit pranë bregut. Timonierët e anijes - si fletët e kalendarit. Ata që i njohin pikat e horizontit i kanë kthyer gjoksin erërave gri duke e bërë shqipen “Kryezonjë”. Të tjerë, disa i zuri deti. Disa u thyen nga dallgët dhe disa të tjerë, ata që brohorisnin si grykë shpellash, e braktisën anijen, ose e bënë atë urë. Ky shqetësim sa poetik, aq dhe atdhetar, përcillet në këtë vepër letrare me kulturë duke i dhënë mesazhit artistik ngjyrën e testamentit. Poema mbetet e hapur për të shkruar e rishkruar brengën dhe dashurinë e madhe për vendin e kombin, sepse krahët e Shqipes, na kujton kjo poemë, ende s’janë shtrirë në përmasat e lirisë së saj, ëndrrave që i kanë dhënë zotat. Si gjithnjë, malli për nënën përcillet me aq ndjenjë në poemthin “Bisedë me Nënën”. Emocionet janë njerëzore, por dhe artistikisht të arrira.
Lirikat e këtij vëllimi janë interesante: të brishta, transparente, flladitëse. Si ndjenjë, dashuria është pronë e shpirtit njerëzor, por vetëm poeti i këndon bukur asaj. Vetëm frymëzimi poetik bën universale detaje të thjeshta, marrë nga jeta dhe vëzhgimet e përditshme.
Qerim Skenderaj: Rrënjët e mia
Para afro një shekulli, babai im mbolli fare ne një fshat te largët te Mallakastres, ku ishin hedhur rrënjë te thella prej stërgjyshërve. Fara ime mbiu e fundit, pas katër mbirjeve te mëparshme. Një termet i fuqishëm na shkuli qe andej dhe na s’postoi gjetke, ku nuk kishim as rrënjë as dege. Unë atëherë isha akoma një filiz i njome. Nuk i ndjeva fare dhimbjet e shkuljes. Mund te me rimbillnin prapë ne forme fidani dhe sigurisht do ti thelloja rrënjët e mia. Por nuk ndodhi kështu. Dëshira për shkollim me çoi ne Tirane, si një dege te re, veshur ne te blertën ushtarake. Rikthehesha ne vendlindje për te marr ushqim nga rrënjët e babait, por atje kishte mbetur vetëm varri i tij. E ndjeja dhe e jetoja me keqardhje te thelle, se rrënjët pa dege, po kalbeshin nen toke. Te mite kishin hedhur rrënjë te reja; nuk kujtoheshin me për to. Veçse unë nuk kisha rrënjë atje, prandaj shkoja shpesh te te vjetrat ti ushqeja me degën time te blerte, tu jepja oksigjen e tu zgjatja jetën sa te mundja. Shëtisja, kujtoja, qaja e qeshja me femijerine time te papërsëritshme. Tirana, me bukuritë kryeqytetase, me zhurmën dhe qetësinë e dikurshme apostolike, me mori 10 vjet. Me shndërroi ne një dege te pjekur, te fuqishme, por akoma pa rrënje për tu shtuar e zgjeruar ne oborrin tim. E ndërsa kërkoja toke për te mbjelle farën time si prind i ri, një sopat me “krasiti” keq. Me preu një cope te blerte nga dega e me degdisi ne gadishullin e njohur te Vlorës. Atje mbërrita i gjymtuar, i trembur nga frika e mbjelljes dhe e gjeta te udhës te rrija ca kohe i mbyllur. Vlora me bukurinë andetase, me panoramën magjike te një parajse tokësore, me ftonte te ngulesha, te hidhja rrënjët e mia te thella për te krijuar me pas një trung te fuqishëm. Pas me se tre vjet kërkim, rashë ne toke te mire për te mbjelle. Mbolla cilësisht dhe prej saj çelen dy bisqe te shëndetshëm e te bukur qe me gëzonin e lumturonin çdo dite. Por edhe Vlora si Tirana, nuk me mbajti dot me shume se 10 vjet. Me dhimbje shkula dy lastarit e bukur per tu vendosur ne qendër te Myzeqesë. Lushnja, si toke e begate qe ishte, me priti mire, me ushqeu me mire dhe me krijoi kushte te mbillja dy here te tjera. Edhe këtu lastarët qe çelen ishin njësoj te bukur e te shëndetshëm si te paret. Ne pritje te një lazdonje qe e dëshiroja aq shume, nuk munda te shtohesha veçse me sythe qe rriteshin shpejt për tu bere çatenj te një peme, tashme me katër dege. Me pare me Lushnjen nuk kisha asnjë lidhje, por ajo me lidhi ngushte me artiste te vërtetë te penës dhe penelit. E shpërtheu ndjenjën time qe kishte ndenjur strukur nga frika e një “krasitje” te dyte. Por edhe Myzeqeja, megjithe bujarinë e saj nuk me mbajti dot me shume se 10 vjet. Kur u prishen gjerdhet dhe u lejua levizja e lire, u riktheva ne Vlorën e ëndrrave te bukura ku kisha ndërtuar për here te pare vatrën e mbjelljes. Aty e rimbolla pemën qe shkula nga Lushnja. Isha ne terrenin tim dhe do ti shërbeja te hidhte rrënjë te thella si ullinjte shekullore qe i mbante kurore prej 500 vjetësh. Kur pema mori vrull dhe po vishej me një gjelbërim te dendur, një zjarr i papritur, por shume i rrezikshëm përzhiti dy çatenjte e mëdhenj. Ca nga frika e ca te inatosur prej tymit qe maskonte marrëzitë e një djegie prej te çmendurish, u shqiten nga pema dhe kapërcyen detin për tu rimbjellë ne një toke tjetër. Por flaka ishte e pamëshirshme. Filloi te digjte dhe ullinjte, pa përfillur fare rrënjët e tyre 500-vjeçare. Kjo beri te shqiteshin e te kalonin detin edhe dy degët e tjera, akoma te paformuara për te nxjerre e pjekur fruta te ushqyeshëm. Ndërkohë nena kishte vdekur e ishte varrosur nen një qiparis ku bënin muzike cicërimat e zogjve. Pema kishte mbetur cung, pa asnjë dege. Unë dhe ime shoqe nuk ishim ne gjendje ti shërbenim per te çelur sytha te rinj. Pas 10 vjetësh e shkulem me dhimbje dhe e kaluam përtej detit. Donim te gjenim nje toke te begate qe ta pranonte e ta bënte te hidhte rrënjë, ne gjendjen e mjere qe ishte katandisur. Por zgjedhjen e kishin bere ata qe ikën përpara nesh. Vatrën për mbjellje e përgatiten ne Toskane. Nje toke pjellore qe kishte lindur e rritur trungje shume te rende te mendimit njerëzore, shkencëtare dhe artist qe vunë firmën se nga duhej te kalonte rruga për te ngjitur lartësitë, deri atëherë, te konsideruara te paarritshme. Një perle e vërtetë me gjelbërim gjithestinor. Ka 10 vjet qe pema jone rritet e zhvillohet mes blerimit te toskanes me modestinë e nje peme normale. Gjate këtyre viteve ka shtuar dhe tri dege te tjera. E fundit çeli lazdonja e shumëpritur qe na kishte munguar shume gjate. Degët e blerta po ushqejnë e zhvillojnë rrënjët. Emrin e tokës qe e pranoi te mbillet na pëlqen ta perkethejme: TOSK-JANE. Megjithatë ajo nuk bene pjese ne pemët e nje pylli statik qe i bie fara gjithmone ne te njëjtin vend, ku si mbirjet dhe vdekjet janë gjithmonë aty. Ajo është një peme qe lëviz ne kërkim te një toke me te përshtatshme ku stinët te dallojnë nga njëra-tjetra dhe zjarret te mos djegin dhe ne dimër. Tani te mite e kane bere zgjedhjen e tyre, ndërsa unë dhe ime shoqe, zor se mund te rrime te ngulur me shume se 10 vjet…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen