Freitag, 2. August 2013

Miniatura nga Zabit Sulo


NJË DASHURI TJETËR

Mos ta dëgjoj shumë herë në veshët e mi Dhe mos me thuaj për t’u ndarë, Se po më bën për të qeshur, e dashur, Mos harro sa e çmendur ishe ti me parë! Por edhe kështu, të lejoj të shkosh në kullotë, Të prekësh një tjetër dashuri magnetike. Shijoje, e dashur, veçse nuk dua të derdhësh lot Dhe zjarrin e shpirtit tim, mos kujto se e fike! Unë siç kam parë, kam vepruar, zemra ime grabitqare, Është e lehtë të biesh në të tjera duar me dashurinë zullumqare. Është shumë lehte për t’u ndarë, Dashurinë që të ofrova e zhubrose e çartallose. Por me dashurinë tjetër zemrën tënde ke për të vrarë Dhe shpirti im si myshqet e gurëve do të qulloset Aq sa as shekujt s’kanë për ta tharë. Ti vrapo,vrapo në skutat e nxehta te dashurisë Dhe mos e kthe përsëri të shikosh pas, Se do të të lëndoj dhe ditën e virgjërisë, Dashuria ime e parë ta dish se kur të humbas jetën, Atëherë edhe ty do të të humbas!...

 

DY MATERIE

Sa shume ëndrra me solli ky mëngjes Dhe ngjyra e përhimtë ra mbi zemrën time. Seç me shtyn të hyj në klasë, Si magnet me tërheq dhe banka ime. Ky magnet në orën e fizikës Seç po largon edhe zyshën matanë. Kjo bankë seç po luan nga vendi, Bankës tënde kërkon t’i ngjitet pranë. Një zë i trembur prej zallahisë, U përplas mbi zemrën time, Si dy molekula në laboratorin e kimisë u ndan dy puthje në polarizime. Dhe kjo materie e fizikës, Seç na mblodhi ca thërrime, Një shkreptimë në mes të ditës Ra si puthje në zemrën time.

 

MATURA IME

Me fal që s’të kushtova Një vjershë të vetme për ty, Unë kam faj, matura ime, Vargjet që nuk t’i mblodha Atëherë në bankën time, Jetën time e detyroi të kthehet tek ti përsëri, Atje ku të lash, të takoj, Te puth në faqe me dashuri. Më fal, matura ime, Të vetmin varg që s’të dhurova, Kohën për ty po ia vjedh jetës sime, Të të dhuroj dhe vitin që u largova. Për ty jetën time po e kthej mbrapsht Dhe kohës, që kaq shumë ka nxituar, Po i them që për pak të ndalojë, Dhe shokët e shoqet e maturës Të shpërndarë gjithandej t’i takoj. M’i mblidh pak ata, matura ime, Me këtë vjershë buzëqeshjen t’ua freskoj.

 

PËRSHËNDETJE POETIKE

Ju përshëndes miq e shokë edhe ty, o lagjja ime, Që në krahë më ke mbajtur e më ngrite kur nga gurët e rrugës time, pengohesha dhe puthja me dhimbje pluhurin tënd plot thërrime. Ju përshëndes, o kushërinj të mi, Në këtë vjershë po ju përshëndes Paçka se dikush mund do të më mbaj mëri, mbi te gjitha jemi zemra qe shkruajmë dhimbje por dhe hare në kujtesë. Të përshëndes dhe ty o fshati im, me emrin Karbunarë, Që në krahët e tu më përkunde fëmijërinë, Më dhe penën që për ty të shkruaj Në zemrën tënde përjetësinë. Ju përshëndes, o miq, kudo që jeni duke ju prezantuar një mikeshë të re, poezinë. Të gjithëve ju lutem, një përshëndetje në zëmrën time do të gjeni edhe sikur në fund të qiellit, të ma gjeni shtëpinë.

 

TË NDIHMOJMË NJËRI - TJETRIN

T’i bashkojmë krahët të punojmë, të ndihmojmë njeri-tjetrin! zemra lë gjurmët e saj, vulos në shekuj identitetin. Indentiteti nuk është pasaportë, ku vulosin vetëm organet policore, identiteti është një rreze e ngrohtë, që na lidh zemrat njerëzore. Ta ndihmojmë njeri-tjetrin, ti japim krahë të fluturojë! Te mos tregojmë me gisht të keqin, sepse ngrohtësia do t’i mungojë. Nëse Driteroi i madh thotë; Ta mburrim njeri-tjetrin, Unë do shtoja që njeri tjetrin edhe ta ndihmojmë Dhe mos të bëhemi fodulle, ziliqarë; Se kur ka bollëk fqinji pranë, Ngopen dhe lypësit, bukë hanë. Ta ndihmojmë njeri tjetrin te jemi me plot termin njerëzore nëse besimin në një zot e kemi larë, ta dini se vet ndihma na bën shenjtorë. sepse si njerëz jemi shenjtëri e rallë.

 

GUR MBI ZEMËR

Ky qerpik i lotit syrin seç ma zuri, të prek Shqipërinë-nënë. Çamërisë një gur mbi zemër ky lot seç i pruri Të vijë dorë për dorë. Unë, Çamëria me baba Alinë, Te shuaj mall në përmendore. në prehër të nënës, Shqipërinë.

 

ISHE NJË VOGËLUSHE

Vogëlushe ishe kur te njoha edhe pse kanë hyrë mes nesh shume vite Dashuria u shkri dhe lau sytë e tu te njomë Dhe ti si gjaku ndër dejet e mi mu ngjite. Edhe pse vrapuan shumë vite, shpirti yt u be një me trupin tim Dhe u shpërnda në qeliza pa fund, pa limite. U shpërnda në universin e gjakut të shpirtit tim. Dhe dashurinë e shpërndave si buqetë në çdo qelizë në ato vite. Vërtetë ishe dhe je akoma shkëndijë e jetës sime. Një shpirt i brishtë i larë në vesë yjesh, Ishe dhe je një meteorit i zemrës sime, Ishe dhe je vetëtimë në shkretëtira hijesh. Vogëlushe ishe kur te njoha për herë të parë, Veç gjashtëmbëdhjetë pranvera në kurriz ti mbaje, Atëherë kur strukeshim si dy yje në një re të bardhë Dhe prisnim te pikonte dashuria jonë e parë.

 

ADOLESHENCA

Erdhi në trupin tim me të gjitha të papriturat, duke më sjellë të nesërme dhe ditë të tjera të mërzitura. Në fillim me erdhi e ndrojtur, ashtu ngadalë duke më joshur, me gjëra që nuk më takonin, në ëndrra të pa realizuara më çonin. Megjithatë mua më pëlqente, të ndihesha burrë para kohe, por nuk e kuptoja se më gënjente, në shtigje pa vlerë për të më futur, ndonëse më dukej se ishte e bukur, Se shpesh rendja mbas ndonjë fluture, Harrohesha në botëkuptimin e papjekur, iluzione të kota duke ndjekur. Por gjithsesi kur adoleshenca në rrugë të gabuar me çonte, nëna ime rrinte gati të më qortonte.

 

KUR ÇEL DASHURIA

Si lulja që buis sythet, Një dashuri në zemrën time afron, Koha adoleshente kërkon të zbythet, Një tjetër moshë dashuria kërkon, Dhe fillon të kundërmojë manushaqe e limon. Skuqjen e faqeve të vajzës që dua, E sheh burimi dhe lajmëron një krua, Lumi merr revanin dhe si ngjala rrëshqet, Takon rrahjet e zemrës sime dhe bëhet dallgë në det.

 

FJALA GRUA

Fjala grua është butësi, Si bari i livadhit në mëngjes. Fjala grua është dritësi, Si dielli që shkëlqen në mëngjes, Fjala grua është lëndinë, Pranverë në shtrat, Të shtruar me trëndelinë. Aromë e jetës që sa një shekull zgjat. Fjala grua është parajsë, Çelësi i çdo gëzimi në këtë jetë, Por është dhe lot që mbush një det.

 

GOMARI I SHTËPISË

Ej ti, gomari i shtëpisë, Hajde këtu të të vë kapistrën! Mos më shiko se kam trup të vogël, Unë të marr, të lidh në kasolle, Mos më thuaj se jam i vogël, Unë tani jam bërë burrë i rritur, Nuk ja më sa një gogël, Të bëj të kërcesh duke më mbajtur hipur. Mos më thuaj se s’ma ke frikën, Mos më zbardhë dhëmbët se s’ke nga ikën, Duke pëllitur, se të godas me shkop thane, Nga mëngjesi e gjer në mbrëmje! Mos i ngri veshët e gjatë përpjetë, Mos më zemëro e mos më fut në siklet, Se ti në këtë jetën tonë ke ardhur Për tu ngarkuar, jo kot për të pallur!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen