Treten gjurmët e fshatrave shqiptare
Shkruan Rrahim SADIKU
Prej Kavadarit e deri te kufiri i Greqisë, luginave e bregoreve, gjatësisë së rrugës prej mbi dyzet e pesë kilometrash, nuk ka fshatra të banuara. Ajo që sado pak e ka gjallëruar peisazhin e këtij regjioni pothuaj të humbur, është rruga automobilistike, e asfaltuar për nevojat e Kombinatit të Ferronikelit “Feni”, që u proklamua si vepër e shekullit e që dështoi plotësisht, pa patur mundësinë të fillonte nga puna. Kjo rrugë tashmë ka mbetur plotësisht në shërbim blegtorëve, druvarëve dhe të gjithë atyre që për ndonjë nevojë ose për kuriozitet ia mësyjnë kësaj ane.
Kurse gjurmët e fshatrave, që ishin të shumta e të mëdha në këtë anë, kanë mbetur. Kanë mbetur shtëpi me kulme të thërmuara, themele të shumta, rrugë të mbuluara me therra, dhiare të braktisura, pemë të zvetnuara, ndonjë kryq kishe e gjësende të ndryshme, që tregojnë bindshëm se këtu dikur ka patur gjallëri e banorë të shumtë.
“Ku janë banorët e këtyre fshatrave” – e pyeta bashkudhëtaren tonë, drejtoreshë e një ndërmarrjeje prodhuese e tregëtare në Kavadar.
“Janë tretur si kripa në ujë, duke shkuar larg e më larg rrugëve të botës – nisi të rrëfente ajo. Unë nuk i mbaj mend që të kenë qenë me banorë brenda këto fshatra. Por, babai e gjyshi, sidomos gjyshi, tregonin se ka patur gjallëri të madhe këndej, familje të pasura, fshatra me emër, që njiheshin në gjithë këtë anë dhe larg e më larg. Por, vendosja e kufirit këtu, midis Greqisë e Jugosllavisë versaijane, sikur i gjymtoi këto troje, sikur e shkëputi rrjedhën normale të jetës. Realisht, kjo krahinë ka patur lidhjet e saj të natyrshme me Florinën e Odesën, të cilat mbetën në Greqi, kurse Kavadari i sotëm atë kohë ishte vetëm një fshat i vogël, i cili mezi e mbante veten. Kështu, me vendosjen e kufirit dhe ushtarëve që e ruanin atë, fshatra të tëra mbetën pa mundësi furnizimi, madje edhe me gjëra për nevoja më elementare, si ishin ushqimi e veshmbathja. Popullin e kaploi krizë e rëndë ekonomike. Nuk kishin ku ta shisnin blegtorinë e tepërtë, nuk u hapeshin mundësi lëvizjeje, për të krijuar lidhje me botën. Në anën tjetër, shtypja nacionale e kërkesat për t’u deklaruar si të asimiluar shtoheshin nga dita në ditë. Dhe ata u detyruan të kërkonin zgjidhje duke i braktisur pak e ngapak vatrat e veta, duke u shpërngulur në qytete e vende të tjera, duke mësuar edhe rrugët e largëta të Rumunisë, Ukrainës e tutje, kahmos. Nisi si kurbet, po me kalimin e viteve njerëzit nuk ktheheshin më. Kjo i konvenoi shumë pushtetit të atëhershëm, sepse banorët e kësaj ane ishin therrë në sy për të, si të gjithë shqiptarët, e thoshte gjyshi im këtë…”
“Gjyshi juaj?! Pse, shqiptare jeni?!”
“Mund të thuhet. Gjyshi e gjyshja ishin shqiptarë dhe këtë e pohonin me krenari. Mbiemrin e kishim Lera. Kurse nëna ime herë e pranonte se ishte shqiptare herë jo. As babait nuk i pëlqente fort ta pyesnin në ishte shqiptar apo jo. Ashtu silleshin dhe vepronin edhe të gjithë të njohurit tanë, po besoj se ndryshe ndjeheshin e ndryshe donin të ishin ata, që i lëshuan përfare këto vise. Shumë gjëra kanë ndikuar për të ndodhur kjo. Jemi ndryshuar shumë ne, pasardhësit e atyre që u linden e jetuan këtu. Edhe unë, pos në një rast si ky i sotmi, kur jam duke folur me shqiptarë, nuk e pranoj hapur se kam gjak shqiptari në vete. Jo pse urrej të jem shqiptare, por nuk e pranon rreth im këtë, nuk e lejon kisha në në të cilën lutemi, aq më pak e do këtë familja në të cilën jam e mertuar… Ka marrë fund më ajo punë. Gjaku dhe qenia shqiptare janë bjerrë këndej e viteve të fundit po humben edhe ato pak gjurmë që kishin mbetur. Gjithnjë e më rrallë e përdor ndokush toponimin e vetëm për këto fshatra-rrënojë “arbanashka sella” (fshtara shqiptare), të cilin dikur e dinim, kuptonim dhe disi respektonim të gjithë…”
Më erren sytë. Mendja më sillet vërdallë. Në kokë sikur më rëndon pesha e gjakut të bjerrur, e cila më qorton për mosnjohurinë time, për të gjitha ato ato gjëra që deri atë minut i kisha të panjohura. E ҫka dija unë për historinë e popullit tim, përpësimet e mëdha të tij, për plagët nga asimilimi, për dhembjet nga e kaluara, për tmerret që të tjerët ushtruan mbi të…!?
E udhëtimi vazhdon. Anash rrugës dergjet e bjerret, mu si gjaku shqiptar, edhe gjaku e djersa e mijëra e mijëra bujqëve, punëtorëve, i tërë popullit të kësaj ane, i investuar gabimisht në shiritin gjigant, i cili duhej të bartte xehen e nikelit për nevoja të superkombinatit e sot bart mbi vete veshtjen, vdekjen. Dhe, po të isha bestyt, do të thosha me gjithë mendje se kjo tokë është e nëmur, e paracaktuar për dështim, mjerim, kalbje…
Shoh se nuk del e gjitha ashtu. Ka korba largpamës mbi këtë dhe, korba me rroba veshur, me këpucë në këmbë, që kënaqësinë dhe kuptimin e jetës së vet e ngrehin mbi fatkeqësinë e tjetrit. Këta korba janë kisha autoqefale maqedone, politika antishqiptare që udhëheqin maqedonasit; janë shumë e shumë individë që ditë e natë punojnë e investojnë që të zhdukin edhe gjurmën më të vogël të shqiptarit në këtë truall. Ata besojnë se do të arrijnë të tjetërsojnë e sllavizojnë secilin objekt të këtushëm, fetar a laik qoftë, për të mos mbetur as edhe një shenjë e dukshme e një të kaluare, asgjë që kujton e ruan një kohë të dikurshme, ashtu si ishte në të vërtetë. Për këtë nga varrezat janë zhdukur mbishkrimet e vjetra, me emra shqiptarësh; nga rrënojat janë hequr të gjitha elementet që nuk përkojnë me kërkesat e politikës e të synimeve hegjemoniste; është ndërruar toponimia e vendeve, janë themeluar e mbahen shumë e shumë manifestime kulturore maqedonase, të cilat dalohen për pompozitet të theksuar dhe rrjedhin nga viti në vit. Kështu sikur krijohet një vazhdimësi e kulturës maqedonase këtu.
Dhe ne morëm pjesë në një manifestim të këtillë, që ishte organizuar në fshatin prej nga kishin prejardhjen të parët e drejtoreshës, e cila na kishte marrë me vete, si mysafirë të saj, edhe neve. Kur po afroheshim te vendi në të cilin do të mbahej manifestimi, ajo na tha, gati duke u lutur:
”Është mirë të mos flisni shqip me zë të lartë, sepse këtu e kanë zët ardhjen e shqiptarëve, sidomos kur mbahen organizime të këtilla. E di se nuk dini si të silleni e ҫka duhet të bëni, gjatë ceremonive që shoqërojnë manifestimin, po për të gjitha më përcillni mua, duke i bërë të gjitha ato veprime që kryej unë…”
U futëm në mesin e turmës, hymë në kishën që sapo ishte rindërtuar, blemë e dhezëm qirinj, u sollëm rreth e rrotull mureve të mbuluara me ikona të reja dhe dolëm përjashta e vizituam varrezat, pjesa dërrmuese e të cilave mezi dallohej, ngase dhëmbi i kohës e kishte bërë të veten. Disa vende, ku varrezat ishin më të dukshme, ishin bërë renovime, ishin vendosur pllaka të mermerta me mbishkrime sllave, ku binin në sy emrat maqedonas, edhe pse nën ta ishin vënë data shumë të hershme.
Pas homazheve, vajtimeve e lënies së dhuratave për të vdekurit mbi varreza, shkuam në një livadh të bukur e të stolisur me shije, ku filloi programi kulturor, që nisi me një këngë korale kishtare, shoqëruar nga recitime, fjalime patriotike, këngë të ndryshme e vallëzime dhe realisht ai doli një program i suksesshëm, sidomos përsa i përket qëllimit për të cilin ishte organizuar. Doli se pjesëmarrës të këtij manifestimi ishin aktorë të njohur maqedonas, këngëtarë me renome, vallëzuar e baletanë me emër, paraqitjen e të cilëve masa e tubuar e shoqëroi me duartrokitje të gjata, me ovacione admirimi e me eufori nacionaliste. E gjitha sa ndodhi aty ishte e vënë në shërbim të idesë që të krijohej një realitet i ri mbi atë truall të lashtë. Pata përshtypjen se aty po krijohej një realitet korbash, ku pre ishin gjeneratat e kaluara të shqiptarëve që kishin jetuar aty, shoqëruar me traditën e lashtë që ishte harruar dhe me atë ndjenjë kombëtare e dashurie për jetën, që tashmë nuk ishte aty e pranishme.
U largova nga turma, nga kënga e vallja dhe u ngjita mbi një kodrinë, të mbushur shkurre e barishta, prej nga shikimi sikur mbizotëronte një hapësirë të pakufi. E dija se vetëm disa qindra metra më tutje ishte kufiri grek, kurse në anën e djathtë shihja të ngriheshin madhështore në horizont Bjeshkët e Pelisterit, drejt të cilave shkon një gjelbrim verbues, i cili sikur i vishet edhe qiellit. Në anën tjetër shihen vetëm kodrian të mbuluara me drunj të dendur. Askund as edhe një gjëmë, as edhe një vajtim, as edhe një klithmë për tragjedinë e kohës së kaluar e të sotme të një populli; askund as edhe një fjalë, as edhe një protestë për padrejtësinë shekullore e të momentit; askund as edhe një shenjë, as edhe një gjest tek të pranishmit, shumica me prejardhje të afërtë shqiptare, se te ata ka mbetur diҫka që do t’i lidhte me të parët e tyre. Duket se përjetësisht i janë falë harrimit ato mijëra e mijëra jetë, synime, qëllime, dëshira…
Më vijnë para syve fotografi fytyrash të njohura kombëtare, si ajo e Spiro Bellkamenit, e Papa Kristo Negovanit dhe e plot e plot patriotëve të tjerë, që e shkrinë veten në rrjedhë të luftrave për liri, për të penguar agimin e një dite të këtillë për popullin tonë; për të mos lejuar realizimin e synimeve grabitëse të popujve fqinj ndaj tokave shqiptare. E një realitet si ky flet se humbjet tona u shmëfishuan, sidomos në degadën e dytë të këtij shekulli.
E di se nuk janë më shqiptarët aty të pranishëm fizikisht, për t’i ndjekur, për t’i luftuar, për t’i djegur. Duket se urrejtësit e shqiptarëve këtu nuk kanë më nevojë për armë e zjarr. Tashti ka nevojë të madhe për maqedonzim të kishës, për këngë e poezi, në të cilat glorifikohen vlera maqedonase, për organizime që fashisin, zhdukin kujtime e zbehin mbetjet e të kaluarës. E gjitha bëhet duke e ushqyer asimilimin, duke e lidhur ikjen nga kombi i të parëve me përparimin, duke e lidhur fenë me kombësinë, pranimin e mohimit të vetes me të mirat që vijnë nga të tjerët…
Dhe vazhdon kështu. Nga ora në orë, nga dita në ditë, nga viti në vit. Humben gjurmët e fshatrave shqiptare në një krahinë të gjërë, të bukur e të pasur. Dhe, derisa për t’i larguar njerëzit nga aty u deshën pak vite, shoqëruar me egërsi, izolime, vrasje e djegie, për zhdukjen e gjurmëve nuk po mjaftojnë as dekadat dhe për këtë punojnë me ngulm mendjet shovene, zemrat e liga dhe makineria e madhe propagandistike politike, fetare e kulturore, e cila rrënon me fjalë, me para, me lutje, me këngë, me premtime…
Dikur kthehemi andej nga kemi ardhur. Rrugës na përcjell një diell i rrejshëm, që pas pak perëndon e mua më bëhet se dëgjoj vajtimin e shiut, i cili realisht do të shkonte me mungesën e jetës në atë anë, me shtëpitë rrënoja, që mbesin njëra pas tjetrës prapa. Dëgjoj fjalë nga të tjerët, po nuk dua të bisedoj. Befas më tërheqin vëmendjen fjalët e drejtoreshës:
“Gjyshi dhe gjyshja ime, para se të vdisnin na e lane porosi që t’i varrosnim këtu, në fshatin ku ishin martuar. Ata besonim se këtu do të pushonin të qetë, pasi nuk i njihnin këto ngacmime të vazhdueshme, që ndodhin tashti e sa vite më parë. Kjo u bë më e theksuar pas ndërtimit të kësaj rruge, sepse mundësoi ardhje të lehtë e mjaft të këndshme deri këtu. Në radhë të parë vepruan klerikët maqedonas dhe nisma e tyre i futi në valle intelektualët e njohur të këtij kombi, sepse ata përfiton shumëfish nga ky angazhim i tyre, si në aspektin material, ashtu edhe në atë politik. Prandaj janë me dhjetaëra manifestime,si ky i sotmi, që mbahen në këtë anë. Dhe, me suqeltësi të madhe bëhet edhe e pamundura, që këtu të mos dëgjohet as edhe një fjalë shqipe e as edhe ndonjë fjalë e vetme miradie për shqiptarët…”
Ajo flet e unë shoh humbjen e gjurmëve, tretjen e një populli e të një tradite, nga vendi ku ishte gjallë e zhvillohej me shekuj. Më bëhet sikur shoh se si i lag shiu e si i bart uji i pakontrolluar edhe ato pak gjurmë që janë aty, të mbuluara nga pluhuri,të ngelura në ndonjë skutë… Aty tashmë flet e mbretëron ndryshku i kohës.
“A do të mbetet tokë e vdekur dhe e humbur edhe ëndërrave e kujtimeve kjo” – pyes veten. Dhendjej rrëqethshëm se si gjurmët zhduken, si treten me kalimin e kilometrave, që realisht fillon t’i lag shiu e t’i kafshojë heshtja, që mbetet mbretëruese prapa.
Shtator, 1996, botuar në Gazetën “Bujku”

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen