Samstag, 17. August 2013

Pajtimi i gjaqeve, ngjarje historike e lavdisë

Shkruan Agim Gashi

  • PAJTIMET E VITIT 1990, ORA MË E MADHE SHQIPTARE E NGJARJEVE TË SHEKULLIT PËR HISTORINË TONË

Viti 1990 padyshim ishte viti më i organizuari dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetemrimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e univesitetit, gazetave e mjeteve tjera tëinfotmimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm. Kjo lëvizje u emrua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh Dr.Ibrahim Rugova, njeriu i cili i dinte hallet e popullit dhe atdheut. Natyrisht se Dr. Rugova kishte pranë vetes edhe njerz të njohur si atdhetar, njerz të vendosur, të urtë dhe se me sjelljet e Tij ua hapte popullit rrugen që të hapin fronte të reja të zhvillimit të pluralizmit politik, të vetorganizimit dhe të aksioneve tjera me karakter kombëtar. Pajtimet filluan. Dikush thoshte se e filloi Avdi Kelmendi nga Lipjani, dikush thonin se nisi në Lumbardh por kjo skishte rëndësi atë vit.Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun. Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çettës dhe profesorve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualve kudo që gjendeshin, akademikëve, puntorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike. Nuk kishte të bardh e as të kuq, nuk kishte të mdhej e të vegjel, nuk kishte bajraktar e agallar, nuk kishte... Kishte motra e vllëzër, kudo të barabart dhe kudo me entuziazmin patriotik kombëtar, me në krye Prof.Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesoresh, stundentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vllëzër. Heronjët e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin. A ka më bujar e më krenar se falsi? Faleshin qindra e mijëra gjaqesh për atdhe, për flamur e për Anton Çettën, për Ibrahim Rugoven. Kush mundej ti ndalte lotët kur motra falte gjakun e të vetmit vlla. Kur një fals falte tri e kater gjaqe.Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosoves e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime,Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosoves dhe kudo, e kudo në viset tjere, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë. Ky fillim i këtij aksioni madhështor nisi me entuziazmin e popullit, me një vullnet aq të madh saqë askush nuk i mendonte sakrificat sepse përballë kishim një armik gjakpirës. Por askush më smundi ta ndal vrullin e këtij populli liridashës që sot gëzonte konqe, çburgoste fëmijë, burra e gra...sot të gjithë ishim stërnipa të Skënderbeut, priftrinjë e hoxhollarë, profesor e katundar, nxënës e student, ishim pajisur me urti e guxim, për ta çrrënjosë plagen më të rëndë që kishte kombi. Madhështinë e këtij viti ia shtoi edhe unifikimi i faktorit politik kombëtar. Asnjë nuk ishte as kunder LDK-së e as kundër Presidentit Rugova, por përkundrazi si motra e vllëzër, merrnin shembullin e urtë të Nënes Tereze, të Anton Çettës dhe Ibrahim Rugoves dhe njeriu shqiptar në shekuj. Burrneshat e burrat shqiptar falnin gjakun në emrin e atdheut, flamurit dhe Anton Çettës.Kur shtriheshin duart e pajtimit, milona zemra bëheshin mal, mbi qiellin e Arbërit shkrepnin retë, lëkundeshin bjeshkët, lëkundej edhe vrrija, ndersa rapsodi ua këndonte këngën duke tregua se edhe „Në barkun e nënës gëzohej fëmija“. Vetëdijsimi i mbar një populli ndodhi shpejt dhe se tek të gjithë ishte ngulit ideja kombëtare se gjakmarrja duhet çrrënjosë, ishte e dëmshme dhe trashëgimi të cilën të huajt na e lanë në pragjet tona, dhe se heroniat dhe heronjët e momentit ishin bërë ata që falnin gjaqet, plagët e ngatrresat.Sa gjak që falej për hir të flamurit e atdheut, për liri e ardhmëri, në zemrat shqiptare binin lulet e vllëzrimit, dielli rrezet i shumonte dhe kudo bimonte fara e mbarë e kombit. Rapsodi u këndonte:

„Ai që shtrinë dorën t´pajtimit Ashtë burrë-burri e trim i trimit!“

Sa i përket burrneshave patjeter më duhet ta sjell strofen e fundit të këngës: LUM E LUM NË LUMBARDH NISI” e cila këngë mjaft bukur e përshkruan momentin e faljes së gjaqeve nga nënat, motrat, nuset, vashat e reja. Në ato momente kudo derdheshin lotë gëzimi, derdheshin mijëra shpirtra dëshmorësh të kohrave, dhe bënin sehir se sip o u lehtsohet dheu që i mbulonte. Ja edhe kënga:

E burrnesha kur shtrinë dorë
Lkundet bjeshka plot me bore,
Hapen zemrat si kunorë;
Si kunorë lule n´pranverë,
Përbetohet n´gji e nderë;
Vlla me vlla ma sdo të vritet,
Fis me fis ma sdo të pritet, S
htrije vlla ti dorën shtrije,
T´jemi bashkë si na ka hije,
Me dashni, mik mbas miku ,
Shkamb i fortë përballë rrezikut.

Tani shpesh pyes veten duke i shtruar pyetje e pyetje të cilave spo ua di përgjigjen, por edhe nëse ndonjëres ia di, spo du me e pranue akoma se ky popull I sotshëm më si ngjan për asnjë nuance të athershmit edhe pse akoma është i njejti. Çuditem se si u çmend dhe si ndryshoi i tëri pa përjashtim? Ku mbeti krenaria, besa, bujaria? Ku mbeti njerzorja kombëtare kur luftohej me moton:një kafshat për të gjithë? Ku mbeti humaniteti:të gjithë për një e një për të gjithë? Ndodhte të i humbte ndokuj kuleta me para, dhe menjëherë dorzohej në binë, ftohej personi që i kishte humbë dhe kryhej puna. Sot ta vjedhin dheun ndër këmbë çdokujt dhe mbar atdheun. Me vrasje aq të shumta të mbas luftës, hasmëri, korrupcion, kurvëri, drogë e çdo gjë tjeter e keqe, udhëheqsit e majtë dhe komandantët e luftës jo që e denigruan atdheun, denigruan kombin, UÇK-në dhe vetëveten e tyre, por ia humbën kombit pajtesen, vranë në varr Anton Çetten dhe të gjithë pajtimtrët, vranë krenarinë e kombit. Askush më si kujton ngjarjet madhore të kombit, askush më nuk vret koken e për të menduar se sot ka më shumë fëmijë të mbyllur për shkak të gjakmarrjes, askush nuk mendon se kombi u mbush me spiuj e tradhëtar, me vehabi e tartar, që bashkë me pushtetarët rjepen një komb, një atdhe me synimin final të tkurrjes së mëtutjeshme të kësaj toke të bukur shqiptare për të cilën u flijuan miliona vasha e djelmosha. Ka ardhë koha që dikujt ti bie ndërmend se atdheun se kemi askund!

17.08.2013 Düren

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen