Gjuha siç pohojnë studiuesit zë fill që në shoqëritë e para primitive. Ajo u vu në funksion të klaneve të ndryshme shoqërore. Gjuha ka ndihmuar dhe ndihmonë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë. Gjuha vihet në funksion të shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të kulturës etj. Pa u marrë vesh midis tyre me anë të gjuhës, njer[zit nuk mund të shkëmbenin dhe as nuk mund të shkëmbejnë mendimet dhe përvojat midis tyre. Gjithashtu pa gjuhën e folur (më vonë do të lind nevoja edhe për gjuhën e shkruar), njerëzit nuk do të mund t’ u linin dhe as nuk do të mund t’ u lënë trashëgim brezave të ardhshëm përvojën dhe përparimet e tyre.
Pa gjuhën e folur apo të shkruar nuk mund të mendohet zhvillimi dhe përparimi i pandërprerë i shoqërisë njerëzore dhe të gjithë popujve në përgjithësi. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore lindi nevoja edhe për zhvillimin e gjuhës. Popuj të ndryshëm krijuan alfabete të ndryshme. Alfabete këto të cilat do të vihen në funksion të gjuhëve të atyre popujve që i krijuan. Pellazgët ndër të parët krijuan alfabetin e tyre, më vonë ilirët dhe etruskët përpunuan me pak ndryshime alfabetin pellazg, kështu vepruan edhe popujt e tjerë si grekët e vjetër, romakët etj. Me krijimin e shkronjave u zhvillua letërsia.
Me formimin e shteteve të pavarura u krijuan kushte për formimin e institucioneve të ndryshme shtetërore. Gjuha tani duhet të vihet në funksion të këtyre institucioneve. Kështu me shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, u hapën shkolla, u formua ushtria, u formua policia, u formua administrata etj. Gjuha shqipe filloi me të madhe të përpunohet, tani në kushte më të favorshme sesa në kushtet e robërisë, nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj. Gjuha shqipe tani është gjuhë e shkollës, gjuhë e ushtrisë dhe policisë, gjuhë e administratës. Lindi nevoja për të krijuar neologjizma, për të huazuar fjalë nga gjuhët e huaja, kryesisht fjalë nga fusha e teknikës dhe e teknologjisë. U bënë përpjekje të mëdha për standardizimin e gjuhës shqipe. Të gjitha këto përpjekje plot e përplotë mund e sakrifica u kurorëzuan me sukses në Kongresin Historik të Drejtshkrimit më 1972 në Tiranë.
Më vonë u krijuan teatro amatore e profesioniste, kështu do të lind gjuha kinetike (gjuha e gjesteve). Gjuha kinetike më së shumti përdoret në teatër, gjatë shfaqjes në skenë të dramës, tragjedisë, komedisë dhe recitaleve të ndryshme.
Ne si popull duhet të krenohemi sepse kemi një alfabet dhe një gjuhë letrare. Kur jemi te gjuha letrare vlen të ngre një problem i cili problem më së shumti i mundon nxënësit,studentët, mësuesit, intelektualët etj. Gjuha zhvillohet dhe me zhvillimin e saj , ajo pëson ndryshime. Problemi që dua të vë në dukje në këtë punim të shkurtër është problemi i futjes së fjalëve të huaja tekniko-teknologjike dhe fjalë të tjera të panevojshme për shqipen tonë të cilat po ia zënë frymën, po e ngulfatin gjuhën tonë të shenjtë, e cila padyshim është njëra ndër gjuhët më të pasura në botë. Nuk jam kundër huazimeve, jam kundër huazimeve të panevojshme që kanë hyrë në gjuhë tonë, disa fjalë me vetëdije e disa pavetëdije. Gjuhëtarët duhet ta bëjnë punën e tyre. Problemet e vogla siç na dalin kohët e fundit duhet menjëherë t’i eliminojnë. Në Fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe e kemi fjalën Evropë, me daljen e monedhës në qarkullim, si do të duhet që ta shqiptojmë ? Ja probleme të tilla duhet të zgjidhen sa më shpejtë që në të ardhmen të mos ketë vend për manipulime të panevojshme nga disa pseudogjuhëtarë.
Gjuhët siç kanë lindur edhe mund të vdesin, mund të zhduken. Ashtu siç kanë vdekur në të kaluarën disa gjuhë si: latinishtja, greqishtja e vjetër, sanskritishtja etj., edhe sot apo në të ardhmen mund të vdesin gjuhët. Sot është edhe më lehtë që të zhduken gjuhët e popujve të vegjël sesa në të kaluarën. Për zhdukjen e gjuhëve mund të ndikojnë: radioja, televizioni, interneti etj. Të gjitha këto e përshpejtojnë zhdukjen e gjuhëve. Një gjuhë mund të zhduket, kur arrinë kulmin e lulëzimit të saj siç ndodhi me latinishten. Globalizimi, fatkeqësisht, në një të ardhme të afërt do të gllabërojë gjuhët e popujve të vegjël, ishalla shqipja jonë hyjnore nuk do të bëjë pjesë në këtë grup të gjuhëve!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen