Mittwoch, 18. März 2020

Shkëlzen Halimi: E NESËRMJA E NJERËZIMIT

Shkëlzen Halimi
Kurrë, ama bash kurrë, nuk e kisha menduar se një ditë do të bëhemi të pafuqishëm përballë një qenie mikroskopike, e cila jo vetëm që do të ketë fuqi të jashtëzakonshme, por do të manifestojë edhe një inteligjencë me përmasa fantastike. Frika ka mbërthyer tërë rruzullin tokësor. Të gjitha shtetet, të zhvilluara e të pazhvilluara, pothuaj hermetikisht i kanë mbyllur kufijtë dhe prapë korona virusi po tregon epërsi të jashtëzakonshme. Më në fund, po bindemi se zhvillimi i gjithmbarshëm i njerëzimit edhe në teknologji e mjekësi, nuk është i mjaftueshëm për ta eliminuar një qenie mikroskopike, e cila po shpërndahet me një shpejtësi supersonike. Nuk do të gabojmë nëse themi se tashmë ka humbur kuptimi i garës në zhvillimin e armëve atomike, garë e cila do të duhet të orientohet në zbulimin e armës së vërtetë që do ta nënshtronte këtë krijesë të padukshme.

Kurrë, ama bash kurrë, nuk e kisha menduar se një ditë do të mbyllemi nëpër shtëpitë tona dhe askush nuk do të vijë të na vizitojë e as ne do t’i shkojmë dikujt për ta uruar apo ngushëlluar. Kontakti ynë i vetëm do të jenë telefonat. Për një çast humbi kuptimin edhe politika, edhe pasuria. Për një çast jeta mori një përmbajtje tjetër, përplot me frikë e dyshim. Krahas luftimit të kësaj krijese mikroskopike, duhet të bëjmë çmos që ta ruajmë higjienën tonë shpirtërore dhe mos të lejojmë që të na zbehet dashuria për shkak të frikës dhe dyshimit se ai ose ata përballë meje ose përballë nesh është ose janë të prekur nga virusi mikroskopik, i cili, pavarësisht pritjeve për ta humbur fuqinë, në të ardhmen ndoshta do të na shpërfaqet edhe më i fuqishëm.

Kurrë, ama bash kurrë, nuk e kisha menduar se një ditë do të fillojmë të besojmë se për shkak të një virusi bota do të ndryshojë dhe se e nesërmja e njerëzimit me nostalgji do ta kujtojë të djeshmen.

2 Kommentare:

  1. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen
  2. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    AntwortenLöschen