Sonntag, 14. März 2021

Mehmet Rrema: Poezia "Zot - shpëtoi miqtë" e poetit Haxhi Muhaxheri

Shkruan: Mehmet Rrema - Krujë


Haxhi MUHAXHERI

ZOT – SHPËTOJ MIQTË !

Plaga e mikut – sado e vogël të jetë...
Është më e tmerrshme se kafshimi i gjarpërit !
Është më e rëndë se të vritesh në pritë !
Është më e keqe se kur t'i qorrojne të dy sytë !

Oh – Plaga e mikut frymën ta ndalka bre !

Të lutem o Zot... Merrem mua po deshe...
Por mos lejo të zgjohet ujku qe mbaj brënda!

Shpëtoj miqtë aman... Nuk i dua me fytyrë për dhé !

4 mars 2019

Plaga… Një fjalë që askush nuk do të dëshironte t'a takonte, e për fat të keq, është ajo, të cilën, jo vetëm e takojmë, por ka hyrë në përditshmërinë tonë, është ajo që ka shoqëruar njerëzimin ndër shekuj. Plaga, e lehtë, e rëndë, e re, e vjetër, qoftë, është plagë dhe dhemb. Dhembja është e ndryshme, por dhe dhembja, është dhembje, e cila dhe pse koha kalon, ajo mbetet në mos në trup, në shpirt. Sado kohë të kaloi, njeriu kthehet në mendime tek plaga dhe bën pyetje pse, për çfarë arsyeje më lëndoi? Ndoshta, ndodh të thotë ah, sikur të mund të më kaloi, të më shërohet kjo plagë në trup e në shpirt! Kërkon,dhe pse e di se ka shumë plagë, të cilat jo vetëm nuk shërohen, por ato rrjedhin gjithmonë dhimje, lëngun. Mes plagëve të shumta, të cilat kullojnë dhimbje gjithlmone, janë ata të cilat shkaktohen nga ata, të cilët i duam më shumë, nga miqtë. Ah, "plaga e mikut"! Ajo dhemb e dhemb shumë, sepse na vjen nga nuk e presim, kur nuk e presim, nga kush nuk e presim. Ajo vjen, ndoshta, e studiuar hollë, duke na gjetur thembrën e Akilit, aty ku na dhemb më shumë, aty ku nuk jemi ruajtur, na vjen tinëz, me hile e pabesinë më të stërholluar, na vjen me qëllimin e lig, prandaj plaga e shkaktuar nga miku, "Është më e tmerrshme se kafshimi i gjarpërit". Ajo na dhemb dy herë e na djeg në shtatë breza. Na vjen si besë shkelje, tradhti, e cila mbetet e përjetëshme e nuk ka kohë që mund t'a shërojë.

Është më e rëndë se të vritesh në pritë!
Është më e keqe se kur t'i qorrojne të dy sytë! 

Prita një mbetje e ardhur nga kohët e errëta, nga thellësia e feudalizmit anadollak, kur  dikujt, në rrugën e tij, për qëllime të errëta, i ngrinin prita për ta vrarë, e sigurisht, siç thotë një shprehje popullore "Kush të pret, të vret" E pritat janë ngritur për qëllim hakmarrje, por dhe qëllime më të errëta, vrasje prapa krahësh, e megjithëatë, poeti Haxhi Muhaxheri, nuk flet për këtë, poeti flet për tradhtinë, tradhtinë e një miku, nga i cili nuk ruhemi, se i kemi dhënë dorën e miqësisë, kemi pirë një kafe si miq e ai na ka premtuar miqësi, por vjen një ditë, kur, pikërisht ai që na pat shtrënguar dorën miqësisht, na vjen me një thikë, fshehur në dorën tjetër, e na godet aty ku kemi pikën më të dobët.

...Është më keq se kur të qortojnë dy sytë... Dy sytë thotë poeti Haxhi Muhaxheri. Dy sy me të cilët ne mund të shikojmë ngjyrat e jetës, mund të shikojmë lulëzimin e jetës, buzëqeshjen e fëmijës, lindjen e perëndimin e diellit. Eh, pra sa të rëndësishëm janë ato dy bulbe të vegjël, të cilët natyra na i ka dhuruar. Çfarë mund të bëjë një qenie e gjallë, një njeri pa dy sytë? A ka gjë më të rëndësishme se sytë? Ne shqiptarët sytë e ballit i kemi si gjë të shenjtë, e mbi ato dhe betohemi, "pasha sytë e ballit", "pasha dy dritat"...e përdorim këtë shprehje për të vërtetuar një thënje apo një veprim tonin. Por sytë i përdorim dhe si pikë referimi për të treguar se sa e duam një njeri "Të dua si sytë e ballit", apo për të premtuar diçka" Do të dua si sytë e mi" e megjithëatë paska diçka që të dhembja më shumë se mungesa e syve, e ajo qenka një plagë, ndoshta dhe jo materiale se sa shpirtërore. Ndoshta një krah i këputur dhemb më pak se një besë prerje, se një plagë shpirtërore shkaktuar nga një njeri, mbi të cilin ti ke lëshuar shpresën, ke marrë besën, tek një mik, nga i cili kemi besuar shumë nuk kemi pritur asesi një plagë morale apo fizike. Është e rëndë plaga e mikut. Ai në besën dhe besimin e të cilit ndodhemi, mund të na shesë e të na dorëzoi në dorën e armikut, ashtu siç ka ndodhur, për fat të keq, në shumë raste në popullin tonë, kur njerëz mercenar, me dy fytyra e shpirt të prishur prej djalli e hile dhelpre, kanë shitur tek armiku, mikun, shokun, vëllaun, e kjo është plaga që nuk shërohet kurrë, plaga që rrjedh përjetësisht. Të tillë "miq" historia jonë ka njohur qysh në kohën e Dhimitër Farit e deri në ditët e sotme. Ky djallë që gjendet në shpirtin e njeriut e zgjohet sa herë imuniteti i tij moral ulet është bashkudhëtar i njeriut në jetë, kjo do të thotë që ky konstatim i poetit Haxhi Muhaxheri do të lexohet jo vetëm nga gjenerata e sotme, por edhe në gjeneratat e ardhëshme qoftë si histori e shkuar apo dhe si ndodhi të aktualitetit sepse tradhtari ecën paralel duke dredhura si urithi, me hapin e dhelprës përsa të jetë shoqëria.

-"Oh – Plaga e mikut frymën ta ndalka bre"- ! Dhe ja me sa forcë që i buron nga shpirti i pastër,shpirt poeti, Haxhi Muhaxheri i tregon gjithë botës se çfar peshë të rëndë të ngarkon plaga e shkaktuar nga miku,aq sa të marrja frymën. E nëse pa dy sytë e ballit, mund të jetoi një njeri, a mundet vallë të jetoi pa frymë? Ja me çfarë forcë poeti e demaskon plagën, shkaktuar nga miku, pabesinë.

Të lutem o Zot... Merrem mua po deshe...
Por mos lejo të zgjohet ujku qe mbaj brënda!


Tjetër thurje e fuqishme, dhe më e fuqishme se e para dhe shumë e sinqertë e poetit, vjen kur me gjithë forcën e shpirtit i drejtohet Zotit duke ju lutur t'a marrë, pasi nuk don të shikoi këtë kataklizëm, këtë pabesi, këtë tradhti të mikut e ai më parë pranon të ikë nga kjo jetë se sa në shpirtin e ti të zgjohet "ujku". Nuk don Haxhi Muhaxheri të bij në barkun e të pabesëve e të kthehet në ujk hakmarrës, sepse e di se hakmarrja është një mbetje e prapambetjes feudale.

Shpëtoj miqtë aman... Nuk i dua me fytyrë për dhé!

Shpëtoi miqtë e mi, aman! Në gjithë këtë trazirë të madhe shpirtërore, poeti nuk e humb drejtpeshimin prej poeti me shpirtë e zemër të pastër. Ai vazhdon të lutet që të shpëtojnë miqtë nga ky djallë i zi me shtatë kokë që u ka hyrë në shpirtë dhe ua gërryen tamam siç gërryen ndryshku çelikun. Lutet poeti sepse ai asesi nuk bie në barkun e të pabesëve, e bukëshkelurve. Lutet sepse ai ka besuar dhe beson, e ka dashur dhe e don miqësinë e pastër e Jo miqësi me fytyrë të baltosur nga tradhtia, nga goditjet pas shpime, ne mercenarizmi. Si don një miqësi kryelartë, ballëhapur fxtyrëqeshur e zemërgjërë, ashtu siç është dhe vetë ai.

Duke lexuar edhe këtë poezi të poetit të mirënjohur Haxhi Muhaxheri çdo lexues mund të gjej të përbashkët me poetin dhe ka për të thënë se "Kjo më ka ndodhur edhe mua", pra ai ka bërë një përgjithësim e si e tillë të gjitha veprat që janë kështu gjithëpërfshirëse, ku gjen veten secili dje, sot dhe nesër, gjë që e bën veprën e Muhaxherit vitale që do t'u rezistoi kohërave.

Mehmet Rrema - Krujë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen