Freitag, 21. Januar 2022

Murat Aliaj: TRE BREZAT DHE RAKIA

 Tregim nga Murat Aliaj


TRE BREZAT DHE RAKIA

       Çdo familje ka diçka të mallkuar, që s’do ta shikoj në shtëpinë e vet. Ne kishim më tepër se sa një, që i ndryshonim sipas situatave, por të pandryshueshme kishim neverinë për rakinë. Dhe jo më kot. Ajo na kishte kushtuar shtrenjtë, duke na lënë plagë të pa shëruara prej tre brezash. Prej saj iku i plagosur rëndë gjyshi. I mori gojën dhe e la të dergjej si deng pa markë në një qoshe, derisa mbylli sytë përjetësisht. Po kështu edhe babai nuk i shpëtoi këtij fati, megjithëse duke iu trembur fatit të gjyshit, ai u bë më specialist në përdorimin e rakisë. E pinte me raste si terjaqi e si mjeshtër i saj. Kur i erdhi fundi, gratë e shtëpisë thanë se ai ia shkurtoi vetes rrëskun, duke mos u ndarë nga rakia. Unë që e dija mirë sa i përkorë ishte ai, nuk  mund t’i besoja këto fjalë grash, por as mund të hahesha me to. Sepse në mënyrë të heshtur tek ne ishte vendosur një ligj: rakinë e pinin burrat, por konkluzionet i bënin gratë.

         Unë që i takoja brezit të tretë, duhej të korrigjoja gabimet e dy të parëve. Me sforcim e privime të mëdha, ia arrita deri diku, por këto ishin më tepër arritje të sime shoqe, se sa të miat. Kush tjetër më shumë se ajo, mund ta dijë se çfarë dëme u më shkaktonte rakia? Madje ime shoqe arrinte deri aty sa të analizonte dëmet që rakia na kishte shkaktuar ndër breza, edhe pse nuk e pati fatin t’i njihte të mëparshmit e mi. 

         Ne kishim arritur suksesin që po shkëpusnim çdo lidhje të shtëpisë me rakinë dhe kaq nuk është pak. Duhet thënë se triumfe të tilla nuk arrihen lehtë. Madje shpesh ato janë aq paradoksale, sa të bëjnë t’i kthehesh sërish rakisë, sepse është më e lehtë të përballosh dëmet e saj, se sa rrebeshin e egër anti raki.

         Atë dimër e kalova keq. Sinjalin e vuajtjeve e dha një dhëmballë e prishur, e cila po bëhej e padurueshme. Asnjë pikë rakie s’mund të gjendej, për të më qetësuar dhimbjet. Kush mund të besonte se neve, të rriturve mes pjergullave e vreshtave, do na mungonte rakia? Për të më bërë ta harroja kurimin tradicional me raki, ime shoqe më gjendej pranë duke zbrazur gjithë njohuritë e saj mjekësore e duke më ngopur me çaj e aspirina, të cilat i shoqëronte me ndonjë mallkim për rakinë, si të ishte ajo shkaktari i prishjes së dhëmballës.

        —Të paktën duhet të pranojmë se në këtë rast rakia mund të shërbejë si një qetësues i dobishëm— i thashë unë duke pritur që të ma plotësonte dëshirën.

       —Në asnjë mënyrë s’duhet të të shkojë mendja tek rakia,—shfryu ajo si të kisha zënë në gojë vet djallin e zi— Ti e di mirë se ç’dëme ju shkaktoi ajo.

       —Po mua më dhemb dhëmballa e për këtë s’mund të bëjmë shkaktare rakinë. Disa pika sa për qetësim, s’do ishte keq që...

       —Asnjë pikë se të bëhet ves dhe pastaj...

        Pastaj... dihej që mund të përsëritej historia e tmerrshme e brezave, të cilët ishin masakruar nga rakia dhe unë e mbyllja gojën e u bindesha kurave të saj me çaj e me lëng bliri, që as më ftohnin e as më ngrohnin.

         Erdhi dimri dhe pa u qetësuar akoma dhëmballa, filloi gripi që të merrte frymën. U bllokova fare, por edhe të më shihte duke tundur këmbën, nuk hapte rrugë për të ma sjellë gotën e rakisë. Reumatizma gjithnjë ka qenë kërcënimi im më i madh. Si të mos mjaftonte bllokimi i hundëve, më pllakosi edhe një kollë që m’i zbërtheu kokallat. Nuk do ishte e tepërt një pikë rakie, që ta thithja me hundë e t’i zbërtheja kanalet e frymëmarrjes. Po ku ta gjeja atë të bekuarën, këtu ku edhe për kallot e këmbëve, bëjnë shkaktare rakinë? 

          Im vjehërr ishte prodhues i madh rakie. Vet nuk e pinte. Madje kur e ziente rrushin, për t’i mbajtur një gradë fortësie, e provonte duke derdhur disa pika në zjarr dhe e vlerësonte gradacionin e saj, sipas ngjyrës së flakës. Ishte shumë i përkorë vjehrri, ndaj nuk vuante nga sëmundjet e rakisë, por vuante nga ca sëmundje të tjera edhe më të rënda. Sidoqoftë, ai nuk hoqi dorë nga prodhimi i saj. Ishte e vemja gjë që e kishte me bollëk e i mbyllte shumë halle. Shtëpia ishte e madhe e fisi akoma më i madh. Ndaj kudo që shkelte nuk i mungonte shishja e rakisë, të cilën e linte si dhuratë.

         Sëmundjet e mia ndoqën njëra tjetrën dhe u hap lajmi se vështirë ta nxirrja atë dimër. I shqetësuar, erdhi edhe vjehrri për të më parë. Atë vit ai sa e kishte zier rakinë dhe iu duk pa vend që të më linte pa një pikë. Me vete kishte marrë nja tre bidonë rakie, në të cilët kishte shkruar nga një etiketë me emrat e personave, të cilëve do u dorëzohej. Këtë vogëlsi ime shoqe nuk e vuri re dhe shpërtheu në një ligjëratë të egër antialkol:

         —Çfarë bën kështu baba?! A s’kemi thënë që duhet të ruhemi nga dëmet e rakisë?

         —Kemi thënë moj bijë, por kjo sikur nuk shkon. Të çojë babai raki tek miqtë e të dashurit e të lërë pa një shishe dhëndërin!

        —Jo. Dhëndëri ka bërë vullnetarisht divorc me të.

         E vërteta ishte se dendur e kisha menduar divorcin me time shoqe, por me rakinë s’kisha arsye. Ndaj e dëgjoja si merhum arsyetimin e saj, e cila me aq zgjuarsi argumentonte kthimin e domosdoshëm në jetën pagane, pa raki, duhan e produkte të tjera, që e dëmtojnë shëndetin e njeriut. Dhe jo vetëm unë, por edhe i ati i saj detyrohej t’i bindej e ta merrte prapë me vete, gjithë bidonat e  sjellë nga fshati.

          Sado që vjehrri është me sëmundje sheqeri, ne e pritëm me liker e me lëngje frutash. Ime shoqe është xhahilë e madhe. Mbrojtëse fanatike e ligjit të prohibicionit. As ndaj të atit s’pranonte të bënte ndonjë lëshim. Kurse unë vuaja më tepër kur syri më shkonte tek bidonat prej të cilëve asnjëri s’ishte për mua. Vjehrri më kishte fshirë përfundimisht nga lista e përdoruesve të produktit të tij.

          Në fund të javës, kur do largohej për në fshat, mori përpara tre bidonat dhe duke më rrëfyer etiketat, më la porosinë:

          —Këto i kam për ca njerëz që u jemi borxhlinj. Ky Petrua që e ka të shkruar këtu adresën, është doktori që na shpëtoi nga vdekja mbesën, kurse ky Nakua është avokati që na shpëtoi nga burgu atë derdimenin e ngatërruar në allishverishe. Kur të shërohesh, çojua në shtëpi dhe bëju të fala prej meje.

          Unë tunda kokën gjithë pikëllim. Si mund të shpërndaja rakinë e vjehrrit nëpër dashamirë, kur për vete nuk më kishte sjellë asnjë pikë? Të nesërmen e përcollëm vjehrrin me autobuzat e linjës, kurse për porosinë e tij unë nuk u kujtova më. Nuk desha të kujtohesha, për të plotësuar me dorën time një porosi që më fyente, derisa një ditë më përmendi ime shoqe:

        —Këtë porosinë e babait sikur e harrove fare!

         —Nuk e kam harruar, por jam në pozitë të vështirë e s’di si të bëj se në vend t’i vë vetulla, mund t’i nxjerr sytë.

        —Pse?

         —Sepse kjo raki nuk bën për miq të tillë të nderuar. Si duket e paska prishë dorën vjehrri...

        —Kështu është kur rakinë e nxjerrin njerëz që nuk ia dinë vlerën— tha ajo gjithë keqardhje.

        —Nuk është puna se ai nuk i di vlerën, por qenka bërë tamaqar dhe ka rendur pas sasisë. Pastaj... sikur i ka marrë edhe pak thartirë. Ndoshta është ngutur për ta zier pa u fermentuar mirë mushti.

        —Po si do ja bëjmë?!

        —Nuk e di, por nuk më lejohet ta turpërojmë vjehrrin, duke ia plotësuar porosinë. Një herë për një herë, lere aty në batar, sa të staxhionohet pak e mos e ndryshon cilësinë.

        —Po babait si do i themi kur të na pyes.

         —Mos e vra mendjen se diçka do i themi dhe ai do e kuptojë se gjithçka e bëmë për të mirën e tij, për t’i ruajtur nderin.            

           Kaluan disa muaj dhe me ardhjen e pranverës, vjehrri ja behu i përtëritur e gjithë gaz. Pranvera kishte ardhur e bukur në fshat dhe pemët kishin çelur sythet.

         —Këtë vit parashikojmë bollëk, se rrushi  u krasit në kohë dhe me spërkatjet do u qëndroj në kokë. Por nuk më thatë si shkoi porosia e shpërndarjes së bidonave?

          Unë u ngrysa e tunda kokën i dëshpëruar, kurse ime shoqe po më shihte në sy, si do dilja nga situata. T’i flisja mjeshtrit për cilësinë e prodhimit të tij, sikur nuk shkonte, ndaj përdora mënyrën tjetër.

         —Keq!- i thashë i dëshpëruar.- Ndodhi diçka që më vjen turp ta them, por që kjo s’ndryshon gjë. Porosia nuk vajti në vendet për ku ishte nisur.

         —Pse?

         —Sepse unë bëra gabimin e rëndë që s’mund ta çoja pa e provuar. Por gllënjka e parë solli të dytën dhe e fundit solli hatanë e madhe. Mora një taksi dhe u nisa. Por kur zbrita, harrova për ku isha nisur. Po kështu edhe bidonat i harrova në taksi.

        —Për këtë qenke mërzitur ti? Të na marrin të keqen, se neve po na zë rakia rakinë. Do sjell tjetër për ta.

         Dhe vjehrri është burrë që e mban fjalën. Dërgoi të tjerë bidona dhe kështu unë arrita dy suksese. Edhe vura në vend nderin e vjehrrit, edhe në shtëpi e hoqa mallkimin e vjetër për rakinë.

2 Kommentare:

  1. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp her ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJAT E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HQI SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARIVE
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    AntwortenLöschen
  2. Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881619

    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Magjitë lidhëse
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni një dashnor të kaluar
    8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
    9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881619

    AntwortenLöschen