E si më vjen kaq i dhët rrëmbim
Më zë pas mesnate me sy hapur
S n'vargun e Azem Shkrelit vjen tingëllim
M'i bie kokës mendim i rëndë, i prapur
Jo,po duhet të jetë Evropë aty ku është
Jo,po Londra të jetë Londër këtu e prapa
Po gjakn, po luftën kush guxon të m'i heshtë
Po emrin a s'e patë, në maje kudhre a e pata
Zini vend mes kohe, mos bini rrotull
Gjak ynë i miri s'është derdhur për kot
Në sytë e njëri tjetrt shihemi për së kthjellti
Nëse dashurisë i lëmë pakëz vend për Zot
Si në vargun e Azem Shkrelit vjen tingëllim
Po gjakun, po luftën ksh guxon tē m'i heshtë
M'i bie kokës mendim i rëndë, i përflakur
Besnik gjakut tim t'i mbetem derisa të vdes
DASHURI E PAFUND
Unë në ëndrren tënde
Ti në zhgjëndrren time
Kalërojmë rrakadyljes vuajtjen
Tonë nëpër një pe
Nën prush në afsh gjaku pritjes
Dashuria jonë nuk fle
Orëve fatkeqe fatin
Na e lidhën fort si një qen
Nga mishi nga kocka
Çka duhet prapë për t'i dhënë
Unë në zhgjëndrren tënde
Përherë përgjërim
Ti në ëndrrën time
Përgjithmonë trishtim
20.01.2022
PËRSERITJA E HISTORISË
Prapë e njëjta nyje lidh
Jetëvdekjen në një rrëfanë
Të njëjtat fjalë,të njëjtat
Pështymë në të njëjtat gjuhë
Të njëjtat mē janë varri
I tërë asaj që s'u përgjigj
Kurrën e kurrës drejt
Po Flaka po Tymi po Hiri
Po masakra po Gjaku ynë
Po vrasja e Albanit e Albanit
A nuk përkthehen në gjuhët e botës
Ia ngre këmbëzen dhe vras
Vras për atë copë Shqipëri
Vras se nuk bën ndryshe
Dhe s'ka punë mē njerëzore
Se të vrasësh bisha të egra
Kur tyrren në oborr me hove të verbëra
21.01.2022
MJEGULL NË OLIMPIN E PERENDIVE
Seç i vënë në rend
E në plan të parë
Kaosin në ç'vend
E në ç'vend tjetër luftën
Në ç'kohë e në ç'radhë
Gjëmēn për akëcilin
E tradhëtitë për tjetrin
Dhe mëritë e egra
Mbi të tjerët -
Mjegull e mister
Në Olimpin e Perëndive
Athua çdo të na pjellë
për fate e tragjedi popujsh
Me hipokrizitë e djajve të verdhë
Ç'skenar ogurzi
Kanë shkruar sërish
Për skenën e tragjedive...
PRAPË DEMONËT
Dje ishin kokë kerberêsh
Kryerrugës, kryejetës
Nëntokës kaliruan me biografitë
E egra prapashpine
Plehu i kohëve t'perënduara
Ende na zbardhë rrugën
E idealit t'një plehurine
Në kryejetë në kryerrugë
Kanë dalë përsëri
Të verdhë, të kuq
Soj i çuditshëm
Helmin e gjuajnë kujdesshëm
Në kohë tjetër në njeri
Dhe prijnë me flamujt
E dufit të tmerrshëm
Në krye të radhës
Në dardhë kokrrojnë
S'E PASKAM NJOHUR NJERIUN
Njeriun s'e paskam
Kërkoj ndjesë vetes
Sa më shumë thellohem
Në malin e paprerë
Dal i vetmashtruar
Njerin s'e paskam njohur
As për një qime të flokut
I kërkoj ndjesë të vërtetës
Kafshëve u kërkoj falje po ashtu
Për jetën e tyre humane pa respekt,lart
Nga njeriu kafshor që vret e tradhton e vret
I-LIRIKE
Këmbanë atdheu bie thërret zjarri
Ndërgjegjet zhbiron në Ne
Llava karpatesh
E kafshërojnë
Shpirtin e saj të djegur të saj
Ngjallen fantazma mesjetash
Karvane monstrumësh
E shqyejnë padhembshëm
Asnjë sy gjumë pa arritur bregun
T'i mbledhim pikat e kokat ndarjeve
Ai që pret në heshtje
Heshtja vetëtradhton
Nata nëpër botë
Mjaft u dogje vetëm
Feniks vegimtar
Hirësive të shenjta u duhet farë
Nga pema e dheut arbëror
JU,TË POSHTËRIT ZEUSË
Juve
Të poshtërve
S'ju mungon asgjë
Nga përkryerja
E poshtërsive
Jeni statujë e përsosur
Në gjuhën e hipokrizisë
Të cilës me mepatjetër
Një ditë e një radhë
Do ua përmjerrin kohën
Tuaj të poshtër e biografitë
Uh, po sa mall i pështirë
Jeni në tregun e antivlerave
Ju,të poshtërit Zeusë...
Vrasës të t'vêrtetës...
MË NË FUND
Ne s'duam mor kurrën
Të bie amerika
Duam të na rrojë
Sikur palca e gurit
Sa malet
Na paqin bekimin
Vespuqët,vilsonët,klintonët
Në jetë të jetëve
Njëmijenëntëqindenëntëdhjetenënta
Erdhi e na shkroi gjeografinë
E lirë të zogut dhe tonën
Në moment i kthyem
Kah majet thembrat,u kthyem
E as u zhdukëm -
Ne duam të na rrojë
Përgjithmonë amerika e njeriu
Dhe liritë për jetë të jetëve
FATALËT E FUNDIT FATAL
Tatpjetës së tyre t'marrë
Koha ia dha mandatën
Kah erdhën e kah shkuan
Ngulën flamujë te zinj e koka
Nëpër lakmizezën e jetës t'zjarrtën
N'kujtesë të popujve lanë
Vetëm varre e krime e dhunë
Me atë shkencë krimi nuk shkuan
Sa menduan aq larg asgjëkundi
Asnjëherë dhe kurrë s'e vunë
N'historinë e popujve një gur për t'mirë
Zbuan e vranë njeriun në kohë të vet
Nuk shkruan kurrë pergamenë pendimi
Të tmerrshëm dolën në zgjimin e tyre
Kriminelë dhe krim që plagosi njerëzimin
Fatin e popujve, po fatal dhe i tmerrshëm
Është përgjithmonë i tyre ngadhënjimi -
MËSIM PËR FATIN
Mos e ha ashtin tënd
Nuk ka limë që e han
Përveç dhëmbit te vet
Dririt i dhemb më shumë
Kur me oykën e vet e çajnë
Mos ha ashtin dhe mos u mashtro
Me dhuratat e Danajve...
Dhe mikut përjetësisht bëri vend
Ku e ka vendin e mos ia harro
Se të është gjetur n"orët më të liga
Mor, mos harro asgjë prej fatit
Prej fatkeqësisë prej bimës tënde
Danajve s"u besohet as kur dhurata sjellin...
KA NË MES NJË MOSKUPTIM
Mëritë e tyre kanë mbjellur
Në mes nesh një moskuptim
Për të na ndryshuar nga e njëjta e jonë
E kanë ujitur fort egër moskuptimin
Në mes nesh kohëve me tradhti
Për të mos e kuptuar njëri-tjetrin
E farëjona që moti pikë e pesë
Mërgatave na e zbuan atje
I thanë bëj vend këndej andej dhe dikund
I dhanë lëngun e lotusit për të harruar
Prapadiellin e rrugën në prapakthim
Dhe vendin dhe emërmbiemrin
Mot e motmoteve pandalur caqeve
Derdhet farëjona dhembjeve të thikta
Në nënqiellin tonë,jo koha,por smira e tyre
Na ndau në gjysma atë ditë e sot
Në mes mbijnë gjelbër kohët në moskuptim
E dhembjen s'e ndjejmë njësoj gjysma
Për të mos kuptuar gjysmën tjetër
Gjysma të të njëjtës rrënjë, po çfarë gverre
Sepse ka në mes një moskuptim
Mbjellë përdhunë kohëve në një mallkim
DY MIJË VJET DASHURI
Tash e dymijë vjet po të duam
Duke vdekur e duke lindur
Truproja e vdekjes na lidhte këmbeduarsh
Maje hunde na rrinte shpirti
Tokat gjelbëruan kuq liritë zi
Plot dhembje retrospektiva e fatit t'pafat
Përtypnim egërsitë
Si lulet gjuhëplaka
Flamurit i bënim fli
Ku fle Zoti ynë që s'e shohim
E t'ia thejë qafen të keqit
Erret e gëdhinë me ne orëvdekja
Ke për të hyrë kah ke dalë
Na thoshin çmenditë e vrerta
Ç'dashuri e rrezikshme
Tash e 2000 vjet kështu po të duam
FANTAZMA NËPËR ATDHE
I fryjnë shtogut
Dolën nga kohë e plumbtë
Fantazmat, të frikshme turren
Të përpijnë vite, epoka
Hanë koka andej këndej
Nëpër Dhe Atdhe
U rrit bimë e egër
Mjegullave të mendjes
I arriftë nama e idhët e gjirit të nënës
Shetisin me mustaqet e zeza të Stalinit
Me kapelat e kuqe të Leninit
Shohin vëngër nënqiellin
Epokat i duan terrinë
I kanë lakmi kokat n'maje
Këpusin përqafime
I vrasin ëndrrat në blerim
Kosova frymon nëpër vrimë fytëze
Sioas mendjes së mjegulluar,të zezë
I fryjnë shtogut dhe jetës
Së tyre të zrazët dhe vdesin
Brenda një dite të mjegullt...
Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp her ( +2348032246310 ).
AntwortenLöschenAi u specializua në magjitë e mëposhtme:
*MAGJITË DASHURIA
*MAGJITË MARTESORE
*MAGJITË E PARAVE
*MAGJITË E BUKURISË
*MAGJAT E PASURISË
*MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
*MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
* SPELL KAZINO
*HQI SPELJET E MALLKIMIT
*MAGJITË MBROJTJES
*MAGJITË E LOTARIVE
*MAGJAT E FATIT
*MAGJAT E Pjellorisë