Samstag, 21. Juli 2012

Cikël me poezi nga Ali Podrimja

Ali Podrimja

ANKTHI

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar..
 





DASHURIA

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.






KULLA 

I

Për shkak të dashurisë, për shkak të urrejtjes
baba im ka ngritur një kulle.
Në majë të botës e ka ngritur,
deri në tokë e kanë rrenuar zoterat.
Motra ime, vëllai im kmban janë bërë,
baba im atëherë perëndi ka sharë.
G^irin e rënde në themel e ka vënë
në shtatë konaqe muratorë ka kërkuar.
Sa më lart kullën e ka ngritur
10 aq më të fortë veten e ka ndier.

II

Një ditë baba im është mbyllur
në qiell i dashuruar, në tokë i harruar.
E kanë dalë helenët e romakët,
e kanë kaluar mbretërit e sulltanët,
e kanë kaluar ushtrite e gjeneralët,

e baba im s'ka besuar në fuqinë e gjakut,
në kaltrinë e fjalës mitare.

III

Nuk di prej nga, Mjegull ka qënë,
do njerëz kanë ardhur në të hardhë

pas një mijë vjetësh, para një milion vjetësh.
Prej lashtësisë, thonë, kanë ardhur
nëpër mure të pëlcitura të Kullës kanë hyrë.
Gur e m'gur atje janë ngjitur,
në majë të botës kanë mbetur sot e atë ditë.

E baba im atëherë gurin e rënde
në themel ka vënë, gurin e përrallave,
Në takim me zotin e djallin kanë dalë
ai këmbësor kohësh të serta.

E nje kulle eshte ngritur nje mije vjet
mbi nje asht, mbi nje emer ajo flet
per shkak te dashurise, per shkak te urrejtjes.
 






KUSH DO TA VRASE UJKUN

F. Altimarit

Dhe lëtini tha


Po qe se takon
Arbëreshin dhe Ujkun
Vraje Arbëreshin

Dhe kur fjala i ra në vesh
Arbëreshi buzëqeshi
Dhe drodhi një cigare

Po qe se më vret mua
more i gjorë
Kush do ta vrasë Ujkun?!

Mjerë kopeja

(Kozencë, 1988)






ME QENË


Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë
 






METAFORA E JETES SIME


nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë








PARISI, VENDLINDJA

Do te hyjme ne paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese teuta, genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
ne paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
ma jep besen ,lum lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.




RENKIMI

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatrat shkimbur deri në një,

Zogun në qiell vrarë ta kanë.
Me duar të mia të çara
me rrashtat tona t'shpura mbuluar të kanë.

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarëjemi...
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!

Plepi im qiellin do ta shpojë,
plepi im i kallur -
qiellin e humbur majë një shpate.




URA E ARTES

Ti na qenke ajo ura që në he.shtje të vdekshme
Të kohëve të serta kënduar të ka im atë
Bjeshkëve të Namuna e krahasuar me Urë të Shenjte
Urë moj Urë e Artës

Deri te guri yt i latuar nga mjeshtrit epirotas
Udhë bëra vite e vite
Po Hamzë Podrimja nga Gjakova ku arriti
Urë moj Urë e Artës
Lumit tim sa vjet i duhen
Nëpër ty të kalojë me një lulkuq në dorë
Apo historia jonë shtangu në sqep korbi
Urë moj Urë e Artës

Me një krah në qiell me tjetrin në mishin tim

(Artë, 1986)
 






VETEM OSE HAMLET I SEMURE

Pak po më jep, jeta ime,
e tepër po lyp nga Unë.

Të të jap s'mundem më tepër,
se sa të të ngre në këmbë.

S'mundem më tepër se sa të të jap emër,
se sa të të mësoj të ecësh

kah e vërtetë, kah njerëzit,

se sa kohën time për ta falur,
durimin e gurit, zjarrin, kaltrinë.

S'mundem më tepër të të jap
e ti tepër po lyp nga Unë.

Ne mes të verbërve vetëm jam,
në mes të hijeve, perëndive.

Vetëm para vetvetes e hapësisë e murit,
para dashurisë e urrejtjes vetëm.

Po ti tepër po lyp nga Unë
e pak pu më jep, jeta ime.

0 Hamlet, o Harnlet, po vijnë
mjekët me mantele të bardha,

me mantele të zeza po vijnë,
për të të shëruar, kokë e pafjetur e botës.






ZILJA E  SHTATORIT

Erdhi viti i ri shkollor
Sa shume u gezuam
Që nga dita e parë mësimet ia filluam

Çdo arsimtarë
Mirëseardhje na uronte
Shumë suksese dhe fat
Të gjithëve na dëshironte

Por edhe këshillat
Asnjëhere smungonin
Bëhuni të sjellshëm
Në shkollë mos mungoni

Të gjithë u betuam
Në shkollë sdo t'mungojnë
Me gjithë dëshirë
Ne do të mësojmë







NJË NATË NGA NETET PA GJUMË

Zgjohu Kosovë! Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj! A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?…
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!…

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut…
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet


/Poezitë janë marrë nga interneti/

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen