ZOGU E LETRA
Letra
ZoguZogu bart letrën
Në mes nesh
Shtatë bjeshkë!...
(6. VI. 2012, Pejë.)
KUR JAM LARG TEJE
(Variant)
I.
Hyre mrekullisht
Në ëndrrën timeU bëre frymëzimi im
U bëre Muza Ime…
Kur jam larg teje
Mërzia më rri pranë!Dyshoj se ato ditë
Të paharruara –
Do të përsëriten më?…
Në qukat e faqeve tua –
Stacioni i pritjeve të mia
Dhe fundi i këngës së nisur
Pafundësisht më vijnë,
Si aromë në ikje zgjimtare
E kujtimet e këndshme flenë
Në balluket e tua shigjetare…
II.
Që të jenë gjithmonë me mua
Shumë të tjera e kanë idePor mbi të gjitha Zemrushe
Më e para ti më je…
Shiheshim bashkë por rrallë
Gjithnjë ëdërroja një këngë të re.Tash nuk di kur do t’jemi prapë?
Engjëllushe më thuaj ku je!
Ishin ditë e çaste t’bukura
Gjithnjë në atë shoqërim –Shkëlqente dhe Flutra…
Tash ç’të them nuk e di?
Nuk gjej fjalë më të shtrenjtë për muaSesa vargu im kur thotë –
Në krahë të ëndrrës të dua…
PAK U PAMË
Një kohë të gjatë
Nuk u pamëNjë decenie
Dy decenie
Tri decenie
E diçka më shumë
Nuk u pamë
Nuk harruam
Koha vuri shtrezin
Vuri ndryshkun, porKujtimet rrinë të gjalla
Sa për t’mos u harruar…
Një ditë gushti –
Tash, pak u pamëNuk ishim harruar
Pak u përmallëm
Pak u çmallëm
Sivjet –
Vumë pak fjalë
Mbi dashurinë
Tonë të mplakur,
Rastisëm bashkë
Atje ku u nisëm
Moti, shumë moti –
Unë, Ti e dashuria!
Ajo prapë buzëqeshi
Si atëherë…
Por tash –
Mbi thinjat tona…
NË FILLIMSTINË
1.
Pas mjegullës
DielliShiu
E pastaj
Ylberi
Unë –
Numëroj ngjyrat.
Diçka fryn stuhishëm
Ajo diçkaËshtë koha e ligë
Është suferinë
Në heshtjen time
Në pritjen time
Të shkrirë
Në terrin
E të gjitha stinëve
Në ofshamën
E mjegullës
Në lotin –
Që s’u tha kurrë!
II. NË FILLIMSTINË
1.
Kujtimi
I moçmuarMë shpalos dhembjen
Gjethet e këngës
Së re
Më ndizen
Në mendje
Në kraharor
I shtrëngoj
I afroj
Në parzmë.
2.
Lulet e Shëngjergjit
Në fillimstinë –Stolisin
Ëndrrën time
Agsholeve
Në Mrizin e Zanave
Te Motër e Avdisë.
3.
Unë belbëzoj
Atë Këngën TonëTi më vjen –
E veshur
Me rroba fieri
E veshur me vargjet
E poemës sime…
Akullin e liqenit
Shkrijmë
Në sqepa lejlekësh
Të harruar –
Që rrallë vijnë!...
4.
Në natyrë
Gjelbërohem si gjethet
si bar i njomë
Vallëzoj
Me këngën e bilbilit
Me lulet
Që i desha
Gjithmonë!...
Kujtimi titanik
kthehet pasZogjtë
Ma sjellin
Prapë
Një letër
Të pashkruar…!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen