Mittwoch, 21. Februar 2018

Bujar Salihu: QYTETI PA VETMI

Poeti Bujar Salihu

QYTETI PA VETMI
(Mikut tim Shaip Beqirit)

Miku im, në këtë qytet mos iu frikëso vetmisë
Rrugët e vjetra labirint edhe mund t`i ngulfasin
Por ti kalo nëpër to përmes hijesh të mëndafshta
Me sytë qepur qiellit pas pulëbardhash të ngathta

Sa i bukur është ky qytet në bregore edhe i pispillosur
Ulur shuan etjen në lotët e qiejve liqenit fundosur
Por nuk është Shkodra jote as guri që te një baladë ke çarë
Është qytet ankthi e jermi me varrin e Xhojsin ndarë

Kurdo që të vish unë tek Parku i Drenushave të pres
Takohemi te lumi që merr kthesën e madhe mes nesh
Duke vënë rrëfanën e këputur të yjve në këtë shesh
Me harqe nënujore që mban në shpatulla një Hyjneshë...

Trotuarëve na ndjekin hijet tona mes njerëzish të ngujuar
Në një akuarium gjigant që askund s`i duket ana as fundi
Ngatërrohemi në rrjeta ëndrrash dhe rrënjësh ngallmuar
Pas gjurmëve që kafshojnë fytyrën e tokës shkallmuar

Udhëtimi ynë nis një labirinti që s`i kanë vënë emër
Ta pagëzojmë Vallja e Yjve ose thjesht: Lasgushi
Të vëmë anash statuja me nga një kandil në zemër ndezur
Labirint le të mbetet shtegu që s`e shkel dot qenie e fshehur

Nëse resh borë ne duhet të dalim shpejt në anën tjetër
Shihemi në vrushkujt e bardhë të Fontanave të etjes
Andej tramvajët ikin ngarkuar me gjumin e të pafjeturve 
Qytetin pa vetmi dhe zhurmën që në ne qenka tretur

P.S Me këtë poezi, gjegjësisht me një version të parë të saj kisha konkurruar në Konkursin anonim të "Flakës së Janarit 2018". Juria e nderuar e mori për botim kurse unë u ndjeva mirë posaçërisht pasi lexova poezitë fituese!


1 Kommentar:

  1. Dëshmia Ime e Zemërgjerë 💖

    Pasi babai i foshnjës sime më la për shtatë muaj të gjatë, u shkatërrova plotësisht. Ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale, udhëtoi larg dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Gati sa hoqa dorë nga ne, por thellë brenda e dija se nuk mund të gjeja askënd që do të më donte dhe do të më trajtonte ashtu siç më trajtonte ai.

    Një ditë, shefi im në punë vuri re sa e trishtuar isha dhe më prezantoi me Dr. Dawn. Dr. Dawn dëgjoi historinë time dhe më premtoi se i dashuri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Sinqerisht, nuk e besova në fillim - por për habinë time më të madhe, ditën e tretë më ra telefoni. Ishte ai! Ai po qante dhe kërkonte falje, duke thënë se nuk do të më linte më kurrë.

    Që nga ajo ditë, marrëdhënia jonë ka qenë më e fortë dhe më e bukur se kurrë. Ai ka qenë kaq i dashur dhe i kujdesshëm ndaj meje dhe fëmijës sonë, dhe tani madje do të martohemi vetëm pas dy muajsh! ❤️

    Gjithçka falë Dr. Dawn, i cili vërtet e bëri të pamundurën të mundur. E rekomandoj me gjithë zemër atë për këdo që përballet me sfida në:

    Çështje në marrëdhënie ose martesë

    Sëmundje

    Probleme me infertilitetin ose lotarinë

    Çështje gjyqësore ose rikuperim prone

    Dr. Dawn zgjidh vërtet problemet në mënyrë efektive dhe sjell lumturi përsëri në jetën e njerëzve.

    Kontaktoni Dr. Dawn në WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen