Mittwoch, 7. Februar 2018

Haxhi Muhaxheri: ZOGJTË DASHUROJNË LIRSHËM

Haxhi Muhaxheri


ZOGJTË DASHUROJNË LIRSHËM

Zogjtë – janë me të guximshëm se ne
Ata e duan më shumë Lirinë – flut‘rojnë
Këndojnë e hedhin valle kur t‘ju teket
Dhe s’pjerdhin fare për rregulla qeverish

Zogjtë – puthen e bëjnë dashuri lirshëm
Sy botës – në ajër – mes lulesh në tokë
Maje lisash – a mbi kulme shtëpish
Dhe kurrë s’çajnë bythën për etikën

Zogjtë – nuk janë kopila të Ajnshtanjit
Ata s’ja varin as Platonit e Aristotelit
Hesiodit e Pitagorës – Niçes a Hegelit
Madje – as biblën e kuranin e kanë lexuar

Zogjtë nuk e dijnë se kur është hëna e plotë
S‘dijnë as çka janë numërat – ëndrrat – magjitë
S‘bëjnë kurrë kontratë martese – sikur ne 
Që veten mashtrojmë... dhe i përligjim tradhtitë

Zogjtë na mësojnë – ç’pamje ka Liria
Zogjtë na tregojnë – çka është dashuria
Ata kurrë nuk vuajnë nga mendësia e robit

As hundet i fusin – në punët e Zotit

2 janar 2018

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen