Dienstag, 5. Juni 2018

Ndalojeni diskriminimin e shqiptarëve të krishterë!

Nga Gani MEHMETAJ

Letër Kuvendit e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Kosova është i vetmi vend në Evropë ku varret e të krishterëve e myslimanëve janë të ndara, ku të krishterin me asnjë çmim zyrtarët komunalë nuk lejojnë ta varrosin në varret komunale.
Bashkësia Islame e Kosovës me ndihmën e zyrtarëve komunalë ua ka ndaluar shqiptarëve katolikë e protestantë t’i varrosin të vdekurit aty ku varrosen myslimanët. Sipas arsyetimeve të zyrtarëve komunalë nuk mund të përzihen varret, sepse, thonë ata, u fyekan myslimanët! 
Ndarjen e varreve të shqiptarëve sipas fesë e ka bërë pushtuesi turk, e ka thelluar pushtuesi serb dhe po e vazhdon përçarjen pushtuesi i ri- Bashkësia Islame e Kosovës që e bënë ligjin të ne, i terrorizon shqiptarët e fesë tjetër dhe ata që nuk janë besimtarë. 
Zyrtarët komunalë, të ndërsyer nga BIK-u e forcat më antikombëtare i nëpërkëmbin shqiptarët e krishterë, i terrorizojnë e i fyejnë me të nisur procedurat e varrimit. Në Gjakovë kur qeveriste M. Kusari një shqiptari ia shkulen kryqin nga varri, në Prishtinë para dhe pas luftës ua kanë përdhosur varret, në qytetet tjera, "shumica myslimane" i terrorizon shqiptarët e krishterë, por gjërat heshtën për hir të “tolerancës fetare!” 
Kur priftërinjtë e pastorët ankohen në instancat më të lata, zyrtarët tonë u thonë: "Nuk mund ta lejojmë varrimin e të shqiptarëve të krishterë me myslimanë, sepse nuk do ta lejojnë myslimanët, nuk e lejon as Bashkësia Islame e Kosovës. Po ua dhamë lejen, natën do t'ua rrënojnë ekstremistët islamikë, ashtu sikurse po ua rrënojnë, ndërsa jemi të pafuqishëm t'u dalim në mbrojtje!" 
Ç'do të thotë kjo? Se myslimanët e BIK-ut e paskan të drejtën absolute të varrimit në varrezat e caktuara nga shteti? Se myslimanët u lënduakan nëse hapet një varr i të krishterëve pranë varrit të myslimanit? Se shteti qenka vetëm i myslimanëve? Apo se shteti u dorëzua para kriminelëve që përdhosin e rrënojnë varre?
Ku jetojmë zotëri të nderuar deputetë e kryeministër? Në Evropë, ku varret e të krishterëve, myslimanëve, hebrenjve e budistëve nuk ndahen, apo në shtetet islamike, ku i krishteri nuk guxon të varroset pranë myslimanit? Si është e mundur që edhe pas 18 vjet çlirimi shqiptarët e krishterë diskriminohen, kurse myslimanët privilegjohen, ashtu si i privilegjoi dikur Serbia. E lejoni ju edhe më tutje këtë diskriminim të pafalshëm e kriminal? Pajtoheni ju që shqiptarëve të krishterë t'u ndalohet varrimi në varret e komunës që pa të drejtë i ka pronësuar Bashkësia Islame? Jemi shtet laik apo islamik? Duam të vazhdojmë me modelin e Bangladeshit, Arabisë Saudite e Iranit, apo duhet të marrim modelet e shteteve evropiane, SHBA-ve e Kanadasë? 
Patëm mundësinë ta merrnim traditën e mirë të Shqipërisë, ku bashkëkombësit tonë (ortodoksë, katolikë, myslimanë e ungjillor) i varrosin në një vend. Por nuk e bëmë, e morëm traditën arabe e anadollake. 
Ju e dini se koalicioni i krishterë euro- amerikanë e bombardoi Serbinë dhe e çliroi Kosovën. Ju e dini se duke i diskriminuar shqiptarët e krishterë, zyrtarët tuaj po i fyejnë e diskriminojnë gjyshërit tuaj që ishin të krishterë para se t'i bënin turqit me dhunë e me përdhunime grash myslimanë. Ju e dini se BIK-u është bërë fabrikë e vdekjes, sepse për secilën kufomë myslimane që e varros marrin nga shteti mbi 250 euro, në Prishtinë tarifa e vdekjes është 290 euro. Ju e dini se Stejt Departamenti Amerikanë e akuzoi shtetin tonë se e financon BIK-un e islamizmin. 
Në Kosovën tonë e tuajën janë përdhosur e dëmtuar qindra varre të shqiptarëve të krishterë, por nuk është kapur e nuk është dënuar asnjë kriminel për këto përdhosje. I shikon nëpër gishtërinj policia e prokuroria këto akte të shëmtuara të prishjes së varreve, apo solidarizohet me keqbërësit? 
Është urgjente që të ndërpritet praktika e dënueshme e diskriminimit të shqiptarëve të krishterë; të përcaktohet me ligj se në varret komunale do të varrosen të vdekurit e të gjitha besimeve, ashtu si në tërë botën e qytetëruar; të zbatohet ligji e të dënohen zyrtarë që bëjnë diskriminime fetare, në emër të shtetit apo në emër të fesë tjetër; të dënohen zyrtarët që pengojnë varrimin në varre të përbashkëta. 
Shqiptarët katolikë janë mësuar me diskriminim e përbuzje, i diskriminoi pushtuesi mizor turk, i diskriminoi pushtuesi i egër serb, po i diskriminon shteti ynë me BIK-un që është mbi shtetin. Ata po e përballojnë në heshtje e durim diskriminimin. Por a duhet ta durojnë shqiptarët diskriminimin e bashkëkombësve nga mendësia anadollake shkretinore në shtetin e dytë të Arbrit?
Intelektualët shqiptarë, opinioni publik, i pa ndotur nga fryma shkretinore dhe i pa korruptuar e i pa fëlliqur nga Turqia, duhet të reagojnë, duke iu drejtuara instancave perëndimore e SHBA-ve për ndihmë kundër diskriminimit fetar. 
Ndërpriteni arrogancën e mendësinë mesjetare të diskriminimit që e la Turqia e Serbia, ndërsa vegla e tyre BIK-u po e zbaton me ndihmën e zyrtarët të korruptuar. 
Zbatojeni traditën e mirë të Shqipërisë, ku të krishterë e myslimanë nuk diskriminohen, por janë të barabartë në varreza.

1 Kommentar:

  1. Burri im më ka hedhur për një grua tjetër për paste 3 vjet ,.
    Në fillim unë kurrë nuk besoj se DR Oduduwa do të jetë në gjendje të më ndihmojë të fitojë përsëri EX HUSBAND tim nga kjo grua tjetër, por sepse ende e dua atë dhe dua që burri im të kthehet në jetën time .. i jap një provoni, i bindem dhe ndjek DR Udhëzime ODUDUWA dhe më befasoni që pas 3 Ditëve të hedhjes së Dashurisë dhe Inkurajimeve me fotografitë e burrit tim dhe emrat që i janë dhënë DR ODUDUWA, Dreka një magji dashurie në ajër në emrin tim në orën 12:00. Ora në mes të natës . Të nesërmen në mëngjes takova një thirrje të humbur në telefonin tim, pak munitë më vonë EX HUSBAND im më telefonoi duke më kërkuar që të falja dhe të hartoja gjithçka që ai kishte bërë gabim për të më lënduar. Burri im bisedoi me aq bukur dhe ai u pendua. tani unë dhe burri im janë plotësisht të kthyer së bashku dhe jemi shumë të kënaqur me jetën tonë të re si familje ... të gjitha në sajë të DR ODUDUWA për punën e madhe që ai ka bërë për mua .. i premtoj Oduduwa për të ndarë punën e tij të mirë Dëshmi për të bota pas punës dhe me të vërtetë puna e Dashurisë-Spell për të mirën time.
    Kur keni nevojë për ndihmë të tillë dhe keni çdokënd që njihni ose të afërmit që ndodhen atje duke kaluar nëpër ndonjë krizë marrëdhënieje, duhet t'i informoni me mirësi që të kontaktoni ODUDUWA përmes emailit: dr.oduduwaspellcaster@gmail.com
    Si të sjellësh përsëri dashurinë Ex, nëse ke raste si këto ...
    SHENJAT E MARTESËS, DIVORCE SPELLS, RASTI I GJYKATËS, LOVE SPELLS
    A është dashuria juaj që merr shumë kohë për të vendosur?
    A është i dashuri juaj cheating mbi ju?
    A është loverja juaj ende duke folur me ish?
    A ka ndikim të keq në dashurin tuaj?
    A janë të afërmit e të dashurit tuaj që ndryshojnë mendjen e tij?
    A është dashnorja juaj që ju shmanget kur keni nevojë për të?
    Spell për të fituar tombën
    Spell për të fituar Coupon
    Spell për të ndaluar divorcin.
    Spell për të gjetur dashurinë e vërtetë.
    magji për të shpëtuar martesën tuaj nga një grua tjetër.
    Dreka një magji për të marrë rick, famë dhe pasuri.
    Magji rituale
    Hakmarrja spell për të rimarrë paratë tuaja të humbura nga debitorët.
    Spell për të marrë një punë të mirë paguese.
    Tel: +13019658857

    AntwortenLöschen