Montag, 25. Juni 2018

Buqetë poetike nga Maxhun Osmanaj

Maxhun Osmanaj

Në  cilën degë ta var shpresën

Në cilën degë
Ta var shpresën-shpresë
Kur ti as nuk vyeshkësh
Kur ti as nuk vdes?!

Në cilën degë
Të  var ëndrrat që më ndjekin
kush do t’i ujit
rrënjët  e trungut
për frytat që do t’i dhurojnë stinët
në cilën dhembje,në cilën ujëvarë
loti rrjedhën  do ta ndalë



Ndodh…

Ndodh  nganjëherë kur me diellin nuk flas
Pa e ditur se cili kemi faj
Ai  rrugën e përditshme ndjek
Ëndrrat s’mund t’i m’i shpjegojë
Padrejtësisht ndodh
Që  pikërisht atë e fajësoj
E çka s’ndodh në vorbullën time
Kur zeniti herë më afrohet
Herë nga largësia më shikon
Ndodh autobiografinë e copëzuar
E ha n’mëngjesin e kohës
Veç me një kafshatë
E vjell me  shpejtësi për një minutë
E ndodhka shumë hpesh
Të gjitha dhembjet
Kur zgjohem e kur bie n’mesnatë
Të më  mbesin në kalendarin e kohës
Bar-shërimi,  “kënaqësi”
Me to futem në oqeanin e thellë t’mendimit
Mezi dal në sipërfaqe
Pa u mbytur nga furtunat
Dhe kurrë nuk nxjerr të saktë, në fund
Formulën e kohës sime të barazimit!



Kur të ik ...

Kur të ik një mëngjes 
dua ta marr me vete 
vetëm këngën e dhembjes 
që më përcolli gjithnjë 
hap pas hapi"besnikërisht - miqësisht"
telat e instrumenteve 
ishin te shumtë 
asnjërit s'ia dita çfarë 
timbri po nxirrte 
çfarë melodie po lëshonte 
edhe pse "melodia " shtrinte 
krahët mbi qiellin e fatit tim
ani s'ka gjë !
le të më përcjellë edhe në amëshim 
ndoshta atëhere kur të ik
thashethëmet e lagjeve tona 
a do të vdesin bashkë me mua?!
apo vargu do t'u mbetet 
gjithnjë temë diskutimi 
dhe unë i lumtur do ta pranoi 
këtë formë për- kujtim-i!



Kam me puthë jetën

Kam me puthë jetën n’fytyrë,
Edhe nëse ma vrisni pafaj,
S’kam me lënë, askë,
Ta vajtojë  pa dëshirën time
Se ajo ishte e vetmja rrugë
Shtruar me vullnet, dashuri-dhembje
Ndërsa ju, më përcillni
Hap pas hapi,edhe tinëzisht
Më ndiqni deri në buzëvarr,
Por një  gjë  ta dini:
Rrënjët e jetës sime,
Kurrë s’do të thahen,
Edhe nëse i hudhni, digjni
Si druri në zjarr,
Kam me folë me Feniksin
Edhe kur s’jam gjallë,
Lë të ma ruajë si farë-mbjellje,
T’vetmen pasuri-dhuratë time
Të ruajtur si gjurmë n’shkëmbin e kohës
Të shkruar në fjalë,
Të ruajtur si amanet në arkivin e kohës…




Çka të të them poezi?!

Një frikë ndjej saherë më viziton
Grindem me ty sesi të të shqiptoj
Ti këmbëngul ashtu si do
Unë bëhem rebel, të kundërshtoj.

Dhe bluajmë drithërimat deri në pagjumësi
Unë egon time,ti unin tënd
Koha kë do ta lerë fajtor, mua apo ty
Në cilin arkiv do të zëmë një vend?!

Unë s’mund të shtyhem kurrë me ty
Jam veç një shpirt-bote prore i shqetësuar
Ti si nuse që më pushton gjithnjë
Dramën e jetës ma bën më të shikuar.

Eja mbretëreshë, koha po na ik
Vetë me ty mund ta pranoj edhe vdekjen
Dikush mund të na quajë të ligë
N’folenë e "zjarrtë" ta fikim apo kallim etjen…!




Baladë për të sotmen e ikur nëpër kohët e foljes

Unë  zgjohem duke mashtruar vetveten për ëndrrën e nesërme
Ti zgjohesh pa t’i njohur dhembjet e sotme
Ai zgjohet pa i llogaritur fitoret a humbjet autobiografike.

Ne zgjohemi të plakur për të sotmen e ikur
Ju zgjoheni për ne si diell-yje,Atdheut t‘i bëni dritë
Ata zgjohen me mallin e djegur që i mbyt çdo ditë n’shpirt.

S’di a zgjodha zgjedhjen e zgjedhimit të duhur
Koha mund të më zgjedhë edhe sot
Ushtar i thjeshtë për beteja t’pafundme
Ta refuzoj ftesën s’e kam ndërmend!
Vetëm mosnënshtrimi është emblemë e rebelizmit jetësor…
Pishë e pafikur përballë  fatit të egër.

*Ju-dëshmorët
*Ata-mërgimtarët

23 Janar 2016



Në shpirtin tim

Në shpirtin tim pikon çatia
Dhe ende s'ka kush ta ndalë
Mos ndoshta keq është rrebeluar stuhia
Eja mike, thuaja veç një fjalë…
Ta ndalim detin e tërbuar
Se valët e egra s'kanë të ndaluar.



Dialog me ditën

Në mëngjes pi kafe me të
Deri në mbrëmje s'takohem dot
Mashtroj veten, s'mund ta zë
Me trastën shpirtërore ngarkuar plot.

Pasdarke provoj diçka ta pyes
Për të sotmem dhe të nesërmen të më këshillojë
Nga pakënaqësia vetullat ngrys
Më lë vetë n#vorbullën e jetës ta përthekoj.

Para se të ikim për gjumë
Një këshillë ma diktoi shpejt
Jeta, betejë e rëndë-furtunë
Me forcën e vullnetit fitoje vetë



Atë  natë…

Atë natë…
Do ta pi  shpresën e thyer
Veç dehjen dua ta pranoj si mikeshë
të më shpëtojë  nga mallkimi
do t’ia fal kohës - vitit t’vjetër
të gjitha mëkatet që m’i fali
atë  natë…ndoshta me një gëllenjkë-hurpë
thinjat e kohës do t’I ndali
miq, veç atë natë…
dua të bëj valle me vetëveten e lazdruar
s’di, mëngjesi, a do të më falë
apo do të m’i kërcetë dhëmbët
për zgjimin e vonuar…
miq-mikesha, ejani të gjithë
ta mbajmë botën e dhembjes-dashurisë  
tërë natën zgjuar
hajt ta pimë këtë çast-jetë 
me lëngun GEZUAR  2o16 !

Dhjetor  2o15



Atë  ditë…
(8 maj 1999, me rastin e dëbimit për në hqipëri)

Atë  ditë
Dhembja dhe vdekja udhëtonin bashkë
Dashurinë s’e morën me vete
Vetëm Liria e dinte rrugën përmendësh
Deri në stacionin e tokës - nanë
Hijenat vrastare n’çdo vend
Prita kudo kishin zanë
Lirinë e shigjetonin, por s’mund ta qëllonin
Një vagon tonelata dhembjesh
Kisha ngarkuar rrugës
Me mijëra bashkëfshatarë
Lokomotiva e shpirtit
Bashkë me derivatin e tmerrit
Mezi ibartte deri në shkarkim, dikund
Por atëherë edhe sot
Atë peshë loti, gjëme, dhembjeje
Kurrë s’e shkarkova askund

8 maj  2o16



Arkitekt mendimi
(Ukshin Hotit)

Herët projektove
Rrugët e atdheut
Kah duhet udhëtuar
Të mbuluara me eshtra e gurë
S’të njohem sa duhet
Kur u dashtë për të njohur
Ballë i kombit - burrë
Edhe nëpër kazamate të hegjemonëve
Ngrite kokën lart - Flamur
Për popullin tënd të shkelur
Kur shqiptove fjalë e fjali
Binde popullin tënd për qenësi
Se vetëm pushka çlirimtare
Then mitin e rremë
Se s’mund të zhduket
Kjo egërsi - koloni.

Për jetë e mot
Ta paçim borxh  mos-harrimin
Nga Kosova shtet,Republikë
Ta paçim borxh fatin tënd-enigmatik
Ta paçim borxh
Sa të frymojë çdo gjë 
Mbi këtë tokë
Ndriçimin, nderimin, përkujtimin

1 Kommentar:

  1. Përshëndetje, miq të lumtur të vitit të ri, ky është viti i dëshmisë sime. Mrekullia po ndodh akoma, ju lutem lexoni dëshminë time të mrekullueshme. Unë nuk mund as të shpjegoj se si ndodhi gjithçka, ajo punon si një premtim i Drigbinovia, njeriu i madh që Perëndia ka përdorur për të sjellë dashurinë e vërtetë të martesës sime me magjinë e tij. Burri im nënshkruan një letër Divorci gjashtë vjet më parë pasi një mik vizitoi shtëpinë tonë. Ne jetojmë në Maryland SHBA, për më shumë se gjashtë vjet, kemi pasur dy fëmijë së bashku, për hir të dy bijve të mi, sakrifikoj gjithçka për të bërë punën time martesore, pas disa muajsh burri im ndalet duke bërë gjëra ashtu siç përdor dhe kur unë përpiquni t'i thoni atij që ne përfundojmë të luftojmë, një ditë, burri im më shikoi në sy dhe tha se ishte mbi ne mes nesh. Unë isha aq i habitur kështu që unë e pyes atë se çfarë kam bërë gabim, por ai krah, ai donte një jetë të re. Unë e dua aq shumë njeriun tim sa që nuk mund të jetoj një ditë pa atë nga ana ime dhe fëmijët e mi mund të jetojnë me atje më larg. Burri im u largua nga shtëpia për katër muaj. nuk ka telefonata apo mesazhe me tekst nga ai. Unë isha aq i shqetësuar dhe bërtita gjithë ditën dhe natën në pllakë Një ditë, ai u kthye në shtëpi i dehur me disa Dokumente me të unë përpiqem të flas me të, por ai ra në gjumë, kështu që kur ai ishte në gjumë unë të hedh një vështrim në Dokumentet Unë isha aq e befasuar për të parë letrat e divorcit, prandaj lexova letrën e Divorcit dhe u trondita aq shumë sa e shihja emrin tim në Dokument. Të nesërmen unë i pyes se çfarë është kuptimi i kësaj, por ai ai dëshiron që një jetë të re të thërras një lutje për të ndaluar atë që bën. atë mëngjes një grua erdhi dhe tha se ajo është avokati i burrit tim. Unë e lola në, pastaj le të di se çfarë po ndodhte, dhe ajo anë unë duhet të merrni një avokat, por i lutem asaj se unë nuk kam para ose dikush që mund më ndihmoni. Unë jap shenjë letrën e shkurorëzimit dhe kjo ishte ajo, vitin e kaluar një shoqe e vjetër e mia më tha se ish burri im tani punonte pranë shtëpisë së saj dhe tani ka një grua të re me të, unë vendosa të shoh kush Ajo ishte. Unë kam qenë i tronditur për të parë të njëjtin avokat unë ndezur qarë.then anën e mikut tim ajo mund të më ndihmoni të rimarrë burri im përsëri ajo më tregoi për Doktor igbinovia se si ai ka ndihmuar në mënyrë të thotë njerëzit, kështu që unë dua në shtëpi dhe të lexoni në linjë blog rreth këshillimit / divorc, kam lexuar një dëshmi nga një grua me emrin Mary Michael si. Drigbinovia e ndihmoi që ta kthente martesën e saj, kurrë nuk besoja në magjinë magjike, por i vendosa ta provoja. Kështu i dërgova një mesazh në e-mail adderss doctorigbinovia93@gmail.com, para dy orësh ai më përgjigjet, dhe i thashë të gjitha për problemin e martesës, ai më bëri një premtim për të më ndihmuar të kthehesha te burri im. Drigbinovia më udhëzoi dhe më tregoi se çfarë të bëja brenda këtyre shtatë ditëve drekë magjinë e dashurisë. Unë ndjek të gjitha udhëzimet dhe bëj atë që më kërkuat të bëja mirë. Vetëm tre ditë pasi magjia e dashurisë ishte drekë në ajër, burri më thirri me një numër të panjohur. U befasova aq shumë sa që burri im ende ka numrin tim të telefonit që të më kontaktojë në mënyrë kaq mirë. Në fillim burri im ishte i kujdesshëm dhe ndihej fajtor për të jetuar vetëm mua dhe fëmijët tanë për shumë muaj pa thënë asgjë, por burri im Raymond erdhi në kishë në kryq gjatë natës për të kërkuar falje. Unë jam shumë i lumtur që Fermishtja mbrapa tij, unë jam mirënjohës për atë që Drigbinovia më ndihmoi. Unë e rekomandoj shumë për këdo që ka një problem martesor ose partner. Kontaktoni atë sot për t'u kthyer shpejt në dashurinë tuaj të vërtetë.

    AntwortenLöschen