Montag, 9. Juli 2018

Alketa Maksuti Beqari - PRANVERA '81


Kur vjen pranvera zgjohet natyra, çelet dhe këngët e zogjëve mbi degë sjellin gëzim.
Pranverat këtë kanë qëllim të tyre të shtojnë haren mes njerëzve. Shtojnë mirësinë, paqëtojnë shpirtin dhe dashuria zbukurohet.

Në një vend dikur një me Shqipërin, pranverat vinin të përgjakura, vinin me pranga.
Popujt e hoqën skllavërinë nga rendi skllavopronar i ardhur, thyen prangat, dhe respektuan njeriun.

Kombet u bënë një në emër të lirisë njerëzore. 
Ndërsa ende në shekullin XX, pranverat shqiptare në Kosovë vinin me ëndërra lirie.
Shumë të rinj të burgosur se donin gjuhën, flamurin, kombin.

E tillë ishte pranvera '81, por jo vetëm, sepse kështu ishin edhe para '81 edhe pas saj, deri në ditën e fitores.

Po peshë më ngrihet shpirti për arsyen se sa kurajo dhe këmbëngulje, sa përpjekje dhe mos dorëzim i është dashur shqiptarëve në Kosovë për të ardhur në Shkurtin e 2008.

Sa pak është përkrahur nga politika e Shqipërisë gjaku i vet, trualli i vet!!

Nëse Dr. Rugova zgjodhi rrugën e paqes duke biseduar me të gjithë përfaqësuesit e niveleve të larta të shteteve në Europë dhe në Amerikë, natyrshëm lind pyetja: Pse kjo nuk ndodhi qoftë në kohën e komunizmit, qoftë në demokraci? 

Pranvera '81 nxorri në shesh gjithë popullin dhe vdekja ishte e mirëpritur se ideali me të tillë sy e sheh vdekjen.

Kur një popull nuk ka liri, gjithë popujt e tjerë duhet të jenë të paqetë.

Një ditë liria i rrezikon edhe ata.

Format e mos të qënit i lirë janë sa të dukshme, aq e të padukshme. Nëse anashkalon është rreziku më i lartë i humbjes së lirisë.

Pse shkova në analizë të Pranverës ' 81 dhe jo tek të tjerat protesta të përgjakshme, revolucione lirie në Kosovë?

Sepse në fakt çdo ditë e jetuar në Kosovë deri në çlirimin e plotë ka qënë revolucion, jetë mes lufte për të mbrojtur gjuhën, simbolet kombëtare dhe vet ekzistencën.

U preka, u preka shumë tek shikoja dhe lexoja historinë e Kosovës.

U preka për një arsye: 
Si ka mundësi që të kalosh në gjithë këtë terror të egër dhe sot,mkur je në liri të harosh duke u marr me luksin, duke harruar shpirtin e popullit, gjakun dhe idealin.

Nga luftëtar të kthehesh në përfitues.

Por nga leximet e shumta kjo është natyra e njeriut që kur lufton është mes popullit dhe kur fiton popullin e sheh në largësi. Janë shembuj historik nga bota dhe Kombi Shqiptar.

Psikoza e shfrytëzimit mbartet tek qënia njerëzore, është e trashëguar, vështirë ta eleminosh.

Të rrallë janë njerëzit që shohin në tjetër këndvështrim njeriun e lindur nga Natyra si vet ai nga Natyra ka lindur.

Ndaj kjo më dhëmbi, më dhëmbi shumë, se ne harrojmë shpejt.

Madje brenda llojit njeriu ka prirje të jetë edhe më dhunues se dhunuesi i huaj, sepse të njeh më mirë dhe kjo është e frikshme.

Ndaj populli e ka më të vështirë ta kuptojë se po shfrytëzohet se e ka të vështirë të kuptojë një tjetër robërim nga robëruesi i vet.

Nëse sheh dhe lexon duke analizuar Pranverën ' 81 , të gjithë aktivistët, drejtuesit u angazhuan në politikë.

Në fillim me idealin, më pas historia e tregon nëse shkruhet drejt.

Pranverat shqiptare kanë qënë për vite të përgjakura, të robëruara.
Kur janë nga robërues të huaj edhe popujt të përkrahin më shumë.
Therjet në zemër shtohen kur Pranverat e kombit shqiptar robërohen nga vet robëruesit e tij.

Duhet të kujtojmë duke analizuar për të zhvilluar kombin drejt të njëjtit qëllim si dikur kemi qënë.

Akoma ideali i tyre nuk është realizuar.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen