Donnerstag, 14. Februar 2019

Cila Gjykatë Ndërkombëtare do t’i dënoj vrasësit e lirisë?!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Në epokën e Romës së Lashtë Perandori Caligula përhapte më tërbim nga kënaqësia e tij e madhe shijën më të hidhur të turturës dhe perversitetit. 
Në periudhën Mesjetare, aristokratë të shthurrur si Gilles De Rais dhe Elizabet Bathory (Kontesha e Përgjakshme), ushqenin epshet e tyre çnjerëzore e antinjerëzore me gjakun e qindra viktimave, duke i bërë ata cop-copa viktimat e tyre me një egërsi aq kafshërore saqë të gjithë mendonin se ishin njerëz-ujq. 
Këso mostra djallëzore vrastarësh të epokës para modernizuese ishin edhe personat djaj-demon, kanibali Skocez, Saweny Beane, Vlad Gozhduesi, dhe Drakula i jetës reale.
Mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dihet mirëfilli se në këtë qëndersë kombëtare bijtë e bijat më të mire të AtMëmëdheut shqiptarë u përballën me një shtet terrorist të Federatës Jugosllave nën rregjimet e egra të udhëhequra nga panserbizmi dhe pansllavizmi Tito-Rankoviç, dhe sahanlëpirësit shqipfolës të cilët i shërbyen këtij rregjimi, që bëri terrorizimin e shfarosjen e shqiptarëve por edhe dëbimin e tyre më forcë nga trojet e tyre etnike, ku gjatë periudhës famkeqe Tito-Rankoviç të viteve 1953-1960 janë dëbuar 380 000 deri në 500 000 shqiptar për në Turqi, natyrisht se kohës i mbetët për verifikimin e këtyre shifrave nga studjues të shkencës nga lëmia e historisë. Me të drejtë shtrohet pyetja cila Gjykat Ndërkombëtare do t’i dënoj vrasësit e lirisë…?!
Në shekullin që lame prapa historia njerëzore e botës pati rastin të njihet edhe me psikopatin kriminel të kohës moderne të njohur si ”Kasapi i Ballkanit”, serbi i tërbuar i ushqyer me urrejtje patologjike nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave Serbe në Francusaka të Beogradit, Slobodan Millosheviç me eskortën e tij gjakpirëse Armatën e Forcave Ushtarake serbo-malazeze, milicin çetnike, paramilitarët serbo çetnik, e malazezo çetnik, dhe mercenaret rus, të cilët bënë masakra nga më të tmershmet që njihen në historin më të re të njerëzimit, ku vetëm në Kosovë shkatuan mbi njëzet mijë vrasje shqiptarësh të pafajshëm të grup moshave të ndryshme, bile me hanxhar e kama çetnike vranë e therrën edhe fëmijët në barkun e nënave shqiptare. I bëjmë pyetje faktorit ndërkombëtar cila Gjykat Ndërkombëtare i ka dënuar ndonjherë këto krime nga më mizorët ndaj popullit shqiptarë…?
Është e vështirë për një mendje normale njerëzore dhe gjithashtu e frikshme, rrënqethëse, të hysh në brendësi të mendjës së errët të këtyre kriminelëve gjenocidist të politikave zyrtare të Serbisë. 
Më kaplojnë mornica dhe më rrënqethët mishtë e trupit deri sa po shkruaj këtë përshkrim të përgjithshëm, pasi në shumicën e rasteve, dhe në periudha të ndryshme nga historia botërore e në veçanti kjo e sotmja e tmershme e millosheviçizmit dhe argatëve të tyre që prenë, me hanxharë, kama çetnike, me sopat e sakic i vranë e prenë shqiptarët, duke dhunuar femrat shqiptare nga të gjitha grup moshat, ligësia e tyre ka rrënjë të thella dhe është ushqyer dhe u bekuan nga Kisha Ortodokse Serbe, nga Akademia e Shkencave Serbe, këta kriminel gjakftohtë si zvarranikët helmues kishin, e kanë një ligësi të tejskajshme dhe instiktin vrasës, kjo e vaçant ka ndodhur vite më parë, ka ndodhur në hapsirat shqiptare në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, në sy të botës, ka ndodhur nga fqinjët që i përkasin nacionalitetit serb, malazez, maqedon, masakrat janë bërë në mënyrën ma barbare, ka qenë një masakër, dhunim i femrave shqiptare, nga lugetër që logjika e njeriut nuk mund ta paramendoj. Pra, cila Gjykat Ndërkombëtare do t’i dënoj këta vrasës të lirisë…?
Gjatë luftës çlirimtare nga Kosova janë dëbuar dhunshëm, njiherit është bërë spastrimi etnik i mbi 800 000 shqiptarëve nga makineria ushtarako-policore vrastare e shtetit terrosit serbë, u vranë mbi 15 000 persona civil nga të gjitha grup moshat nga fëmijë deri në pleqë, nga të cilët 2400 luftëtarë të UÇK-së, e të tjerë civil të pambrojtur, u masakruan dhe u përdhunuan mbi 20 000 femra shqiptare, janë zhdukur rreth 5 000 njerëz, që shumica e tyre ende nuk janë gjetur edhe sot e kësaj dite, janë kryer mbi 400 masakra ndaj popullsisë civile shqiptare nga të gjitha grup moshat, u dogjën dhe u plaqkitën mbi 120 000 shtëpi shqiptare nga Forcat e Armatosura serbo-malazeze. Edhe njëher pysim faktorin ndërkombëtarë cila Gjykat Ndërkombëtare do t’i dënoj këto krime makabre të shtetit terrorist serbë…?
Të gjitha këto ngjarje dëshmi të faktuara për këto krime makabre gjenocidale, më të drejt quhen masakra, që asnjë shqiptar nuk duhet ti harroj kurrë.
Pas këtij vrojtimi të errët krimesh nga vrasës të pamëshirshëm që kanë bërë ndaj njerëzimit të botës, është e vështirë të mos biesh dakord me shprehjen e famshme të Volterit: ”Historia nuk është veçse një pikturë e krimit dhe fatkeqësisë njerëzore”. Nga ky, shkrim vrojtim të mësojmë dhe t’u tregojmë gjeneratave të ardhshme se me çfarë sakrifice është fituar liria. Kjo liri është fituar nga gjaku i derdhur i dëshmorëve të kombit, nga invalidët e luftës çlirimtare, nga veteranët e luftës çlirimtare të UÇK-së, të cilët luftuan kundër Konfederatës Serbi, Mali i Zi, për t’i mbrojtur trojet e veta, atdheun e vetë nga shfarosja e pushtuesve të sllavëve të jugut.
E në vendë se të krijohej një Gjykat Speciale Ndërkombëtar për t’i dënuar masakrta, krimet që kanë bërë ndaj popullit shqiptarë makineria ushtarake vrastare e Slobodan Millosheviçit. 
Ne shqiptarët pasi përfundimit të luftës çlirimtare po përballemi më pa të drejtë nga faktori ndërkombëtar e më fajin e politikanëve vendor është krijuar një Gjykat Speciale për ta dënuar luftën e drejtëtë UÇK-së, e cila kishte në përkrahje Forcën Ndërkombëtare të NATO-s. Atherë me të drejtë pyesim çfarë kuptimi ka liria, kur nuk dënohen vrasësit e lirisë…? 
Në fund të këtij shkrimi, kam lexuar se shumica e vrasësve nuk janë ndëshkuar, por përkundrazi ata edhe sot me idet e tyre janë në mes njerëzish! 
Për të jetuar në paqe bota njerëzore duhet ta ndëshkoj të keqën djallëzore, për të patur kuptim liria, para së gjithash duhet të lihen të lirë çlirimtarët, njëkohësisht të dënohen vrasësit e lirisë.

Më 16 Janar 2019

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen