Dr. Zejnepe Alili - Rexhepi
VARGJE QË FEKSIN
VARGJE QË FEKSIN
ME SHIJEN E LIRISË
- Mbi librin “Murale Shpirti” të Sabit Rrustemit
Të përshkon një mbresë e veçantë, derisa nis shtegëtimin poetik nëpër “Murale Shpirti”, të poetit Sabit Rrustemi, ku ndesh në vargje që rrezonojnë mesazhe të thella: “Sapo i shkrova një mikut / vepra është ajo që flet / jo përbuzësit / veç mbaju fort për rrënje”!
Mesazh i fuqishëm…, megjithëse kjo poezi s’është bartëse e vëllimit, tingëllon mjaft domethënëse për kah universalizmi i një porosie përcjellëse! Madje, i tërë vëllimi “Murale Shpirti”, është një dedikim për lexuesin, që dukshëm bie në sy, qysh në hyrje të librit, i sajuar kësisoj: “U renditën ashtu si erdhën…/ një Murale Shpirti / për Shpirtin Tuaj mbetën”!
Është një vepër kjo, që lexohet me një frymë, sepse edhe ashtu vjen e pashkëputur, në tituj e cikle poetike. Poeti, S. Rrustemi, i beson emocionit që merr gjatë perceptimit të atij realiteti, në të cilin ai lë gjurmë, jo duke endur ëndrra, por duke qenë pjesë e betejave të përditshme, për një ditë më të lumtur, për një atdhe të lirë… Ai nuk reshti së kërkuari lirinë edhe atëherë, kur fjala e lirë “ngulfetej”, liria e mendimit censurohej, bashkë me vargjet e tij…, as atëherë kur pas grilave të burgut “e grishte” liria, ajo e dëshiruara, ëndrrimtarja që të josh më shumë se çdo gjë tjetër në jetë!
Mos vallë, për të shprehur pezmin e antivlerave shoqërore, poeti flet me zëra të ndryshëm, që padiktueshëm ngjizen brenda vargut!? Ehoja e zërit të tij, vjen e trishtë, me ironi therrëse..., për të vijuar më pas, më me forcë entuziaste, hareshëm, shpresëdhënëse e dritëndjellëse...! Poeti, bën çmos që kësaj jete t’i gjejë shtigje e hulli, të mos pozicionohet kundruall saj në formën e një ëndrre, por të gërryej të keqen që e ka mbërthyer shpirtin njerëzor! Me këtë, njohim poetin e betejës, qëndrueshmërisë për të krijuar një tjetër imazh për jetën. Në çastin kur e dëshpëron kjo situatë, ai sikur kërkon ngushëllim dhe gjenë prehje tek një ndjenjë më sublime, dashuria njerëzore... Për këtë dyzim ideor, që pikasa në këtë vëllim, ma kishte ënda që t’u hedh edhe një sy poezive, për t’i deshifruar më mirë në spektrin tematik. Dhe, sërish e njëjta gjë, pothuajse çdo poezi e vendosur në numrat tek të fletëve, përmban një dozë tharmi refleksiv, ndoshta aq sa për të sajuar shkëputjen nga klithmat lënguese e therrëse të përditëshmërisë së vështirë.
Vëllimi “Murale Shpirti” të krijon bindjen se, vargjet kanë një rrjedhëshmëri tematike, pavarësisht nëse ato janë poezi refleksive, meditative, erotike që me një ndërlidhje filozofike e gravitojnë njëra - tjetrën, por që të krijojnë ndjesinë se kjo renditje është gjatë e menduar dhe është realizuar mirë artistikisht! Ato, pasqyrojnë përshkrime të së tashmes, konkretes!
Diç interesante në këtë libër, natyrisht jo e ndeshur për herë të parë, qe universalizmi tematik, pa praninë e tendencës së ndarjes në cikle..., gjë jo e zakonshme, pothuajse. Mendoj se, autori qëllimisht u është shmangur cikleve, edhe pse do të ishin dy apo tre të tilla, sepse ka synuar tipizime më moderne poetike, që lexuesi të ndesh “ajzbergun” në vargje, pasi servimi i së gatshmes, të njohurës..., kushtimisht e ruan tradicionalen, si normë e krijimit. Me këtë, sikur futet në kombinim sensi i së paqëndrueshmes dhe përjetësisë në një tjetër spektër, pikërisht në këto vargje: “Mos e le pa ardhë / aty ku jam veç libër / më prek / më merr pa drojë / publikisht nis e më shfleto / prej fundi e kah fillimi / aty ku s’jam libër mos rri / kthehu brenda vetes sate / për të më gjetur kohë e pa kohë”! (42).
Ky libër, thuajse reflekton gjuhën e shpirtit, ndërsa melodia e saj rrah si pulsi i zemrës… Është ajo gjuhë, sakrificat e së cilës paguhen me jetë. Poeti, ka vërë në të, jo vetëm relacione linguistike e filozofike, por më i ngjeshur është relacioni shpirtëror, emocional i tij, që përvijohet në poezitë: “Çfarë mund t’i them pa më pyetur” (60), “E nxjerr në treg timen mërzi” ((62), “Skenën e pushtoi rrena” (64), “Mllefe të përvajshme reshin” (70)..., etj. Në të vërtetë, gjuha poetike është “gjuhë e të pashprehmes, ajo paraqet magji të fjalës”! Gjuha e reflekton vizionin e lirisë, që është edhe sinonim i veprës “Murale Shpirti”.
Figuracioni i përdorur është harmonizim i të sotmes, aktuales, arritjeve të njeriut, pa hezituar të shtojë një dozë natyralizmi, si lloj energjie përmbushëse e shpirtit të lirë. Me një mjeshtëri prej krijuesi, të cilit i paraprinë edhe përvoja e botimeve të shumta më parë, S. Rrustemi i ik transparencës “me çdo kusht”, për të qenë në kornizat e poezisë bashkëkohore, si në vargëzim, format strofike, figurshmërinë…, si dhe përdorimi i vargut të lirë, madje fare i lirë edhe në rrokje, të krijon këtë imazh. E bukur artistikisht e me figuracion të përzgjedhur është poezia: “Flijoje mungesën time këtë të diel / që po nënshkruaj vullnetshëm / me të dyja duart / për t’i shmangur keqkuptimet / flijoje e mos prit / nisu kah unë pa njolla turpi / të derdhim në pakthim / tërë atë lëng trishtimi / mungesën time flijoje këtë të diel / për ta ruajtur të paqtë / gjakun që na vlon nëpër dej”. Në këto vargje, vetë fjala, letra, përjetimi e simboli…, të krijojnë sigurinë që autori edhe ashtu e ndien se, kënaqësinë e vargut, drithërimën e fjalës dhe ndjenjën e tij, të kthyer në art, dëshiron ta bëjë pjesë të lexuesit!
E një aktualiteti kritik është poezia “Anale të bjerrakohës” (47). Një poezi refleksive - meditative, ku shpirti i rebeluar, në pamundësi për të ndikuar disi, në relitetin e brishtë jetësor, gjenë shpërfilljen dhe ironinë si mekanizëm mbrojtës për vete, dhe shoqërinë. Kjo poezi ngrihet si një jehonë kundër tjetërsimit dhe shpërdorimit të artit, të fjalës së shkruar: “Anale të bjerrakohës / janë analistët / nëpër panele të porositura, fitness ushtrojnë me nofullat e veta / dhe nervat tona / gjumi si për dreq/ na ikën sysh / hajt mos po ndalen kund…” (51).
Ky poet, nuk është vetëm vrojtues sipërfaqësor i realitetit që e jetojmë, një artist sa për të gjetur frymëzim për krijimet e tij, por dukshëm pozicionohet si kritik i asaj situate e atyre rrethanave të njohura e të jetuara më parë. Aktivitetet dhe lëvizjet politiko-shoqërore, amullia gjatë luftës dhe tranzicioni i hovshëm në Kosovë, pas përfundimit të luftës (’99), atë e pajisin me dhuntinë e përjetimit dhe përballjes. Biografia e begatshme në dukje e S. Rrustemit, por e rëndë për t’u bartur mbi supe, sigurisht nuk merret si privilegj, por si mision i procesit krijues, gjë që as poeti nuk ia shmang dot vetes. Poezia “Heeej popull” (67), është një vargëzim distik, ku refreni bën jehonën, që në vargun nismëtar, e një zë i thekshëm poetik, më shumë se jehonë është një paralajmërim i një përgjërimi të thellë për “një atdhe ëndrrash në shuplakë”(73).
Vëllimi poetik “Murale Shpirti” përcjell një “profeci” shqetësimesh e lumturish. Përbëhet nga 100 poezi - vargëzime, 100 vite frymëmarrje e lirë, 100 vite Pavarësi shqiptare. Me një mesazh përmbyllës reshtohen të fundit vargjet: “Mur i gjatë mur i pafund / mur që nuk kryhet as di të sosur / muri i fjalëve / i vetmi mur i tejdukshëm në botë / mur që s’njeh kufi / përmes syve tu më jep fuqi / o leximtar i moçëm e i ri / murose dashurinë tënde tek unë / siç e murosa zemrën time te ti. (104). Pra, “Murale Shpirti” është një përmbledhje vlerash, ndonëse i pa ndarë në cikle, as në poezi të veçanta, madje nuk përmban as tituj, që sikur do e zbehnin rrjedhën e vargëzimit..., por sajohet ngjeshur si një tërësi tematike, si një poemë e bukur, e ndishme, e sajuar me aq finesë, herë përmes katrenës e tercinës, duke krijuar tufëza sonetesh, e herë me distikun dhe vargun e lirë që gufon lirshëm nga shpirti i poetit! Dhe, sikur ky libër të ishte i një formati më të vogël, do të ishte një “libër xhepi”, e që jam e bindur do udhëtonte ditë për ditë me lexuesin… Vërtet një vepër që të bën të përsiatësh dhe ta ndiesh vargun, më shumë se një lexim i zakonshëm!

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen