Montag, 20. Juli 2015

Fletë të shkëputura ditari

Tregim nga SHAIP ADEMAJ  

       Kam pas mbajtur dikur një ditarë, me sa më kujtohet kur isha në klasën e katërt dhe që ajo kohë nuk shenova asgjë. Nuk shenova, jo pse nuk kisha për se të shkruaj apo pse nuk kisha frymëzim, por nuk di më pat humbur interesimi për të shkruar.  Si duket më erdhi momenti që përsëri të gjej fletoren dhe të shkruaj. Më besoni tash nuk e kam të  leht, sepse tash më nuk jam një qupës e lazdruar kur tërë ditën loznja me shoqe dhe vetëm terri më sillte në shtëpi. Tash jam nënë, nënë e dy fëmijve dhe tash e kam shumë më vështirë sepse unë për ta jetoj dhe për ta vdes.
....
      Ishte një kontrollë rutinore tek mjeku, dhe disi me habi më shikoi pas simptomave të cilat dija të i tregoj. Nuk deshi mjeku të më shqetëesoj para kohe por më preferoi që të bëjë edhe një analizë gjaku dhe vetëm atëher mund të konstatoj diç. Më këshilloi që sa më shpejt të bëjë analizat dhe pastaj të sjellë rezultatet tek mjeku.
    Normal unë as që u shqetësova fare, por shikimi i mjekut paksa i humbur apo më mirë me thënë i hutuar disi më bëri një përshtypje jo të këndshme dhe me at shikim çfar më mbeti në kujtesën time, ku tërë rrugën deri sa erdha në shtëpi mbeta pa i lajmëruar askujt dhe pa folur me askend asnjë fjalë.
    Nuk doja të i tregoi nënës për diç serioze por as bashkëshortit tim, sepse tek e fundit asgjë, as unë nuk dija!
....
     Kur cingërrima e telefonit po më bie pandalur dhe unë nuk arrija dot të marr sepse isha sh umë e nxanun me vajzën time të vogël. Nuk e prisnja telefonaten e mjekut, dhe se aspak nuk ngutesha për të marrë receptorin në dorë. Mendoja se mos ishte nëna dhe pastaj i shtrova vehtes pyetje vallë pse nuk ndalet, e dinte ajo që posa të lirohem do e thrras.
     Zonja I. Ju lutem kemi një lajmë jo aq të këndshëm për ju, ne zbuluam një tumor tek ju dhe duhet urgjentisht sot të vini tek ne!
       Mua më zuri toka, nuk kisha kohë as të mendoj, nuk isha e përgatitur. Nuk doja ta trazoj përsëri nënën, por as ta shqetësoj burrin i cili ishte në punë! Fëmijtë i përgatita ashtu si munda dhe i mora për dore për të i dërguar tek nëna, u mundoja që të mos vërehem nga nëna dhe mendoja se çfar përgjegje duhet të i jap nënës  nëse më pyet se ku do shkoj!
Thjesht do i them kam terminin tek mjeku, dhe sigurisht edhe ajo nuk do e zgjas, e me siguri do të i tregoj kur do të vie momenti.
       Në kokë më vlonin njëmijë pyetje, nuk dija, isha e mërzitur apo e shqetësuar, më kujtohet fëmijria ime, dita e parë e shkollës, sigurisht edhe simpatia ime e parë, më kujtohet shkollimi im, pastaj rruga e mërgimit, më kujtohet ardhja në vene të huaj me prindër, oh sa e sa kujtime më sillen vërdallë. Nuk kam kohë as të mendoj, shumë shpejt erdhi edhe kjo ditë, kur përmes një telefonate unë marr një lajm, ju keni kancer!
      Mbasi lash fëmijët, nuk kisha forcë të ua kthej shpinën, më dukej se nuk do i shof më kurr, dhe nënën po e shikoja me habi, disi mua mu duk shumë e hutuar por edhe e raskapitur, ah nëna. Diçka në mendje më ndërroi, thash të marr nënën me vehte, ndoshta është edhe më mirë. Kjo është shumë burrërore sepse ka pasur edhe shumë e shumë vuajtje të tjera prandaj e di që përsëri do të gjej forcë dhe do të më ndihmoj. Unë tash kam nevoj për ndihmën e saj më së shumti , prandaj vendosa që edhe nënën duhet ta marr me vehte dhe njëkohsisht edhe fëmijtë.
      Ashtu e qetë mundohesha të qëndroja por zemra më qante, sepse që nga sot dhe në vazhdimin e jetës sime jeta do të ketë tjetër kuptim, do të ketë tjetër domethënje.
      Në koridorin e ordinancës mjeksore doli një motër medicionale dhe më futi menjëher në dhomë ku isha e vetëm duke pritur mjekun dhe lajmin më të vështirë për mua, ju zonjë keni kancer!
     Posa hyri mjeku dhe e shof buzëqeshjen e tij të venitur e kuptova se vërtetë diçka serioze duhet të jetë.
    Zonjë, me keqarshje duhet të të them se ju keni një tumor me shenja kanceroze dhe ky tumor është në rritje  e sipër, prandaj sa është në këtë fazë ne duhet të ndermarim diçka , përndryshe ndoshta mund të jetë shumë vonë.
    Fjalët e shqipëtuara nga mjeku, filluan të më godasin si plumba dhe në këtë moment vetëm mendoja për fëmijt e mi dhe nënën time, kurse më leht ndoshta do e kisha edhe sikur të i mbyllnja sytë dhe kurr mos të zgjohesha.
Sa vështirë e mendoja të shof të tjerët duke vuajtur për mua, kur unë nuk kam mundësi të ua heq ato vuajtje.
    Rrugës për në shtëpi nuk flisnja fare, dhe se nëna merrej tërë kohën me fëmijë dhe pse ajo disa herë insistoi të më pyes se çfar më tha mjeku. Unë vozisnja dhe nuk di si mundja të grah veturën, oh shumë leht e kisha të bëja çka të doja me jetën time, por fëmijtë dhe nëna ime ishin shumë të brisht dhe të pa faj të ua marr jetën. Ata duhet jetuar!
    Duke shikuar gjelbrimin e natyrës që ndoshta më kurr nuk do ta shof, ndoshta nuk do të vie më pranvera për mua, mua sytë më tradhtuan, sytë më u lagën dhe vajza ime e vogël tha: Mami pse qanë!
    U mundova të mëshef shikimin nga nëna, dhe ia dërgova një buzqeshje vogëlushes sime, dhe zemra rrafte dhe dëneste në të njejtën kohë.
    Jo, asgjë nuk ka mami!  Dhe përsëri mbretroi një heshtje e venitur. Ah sa e gjatë më dukej ky udhëtim, sot më dukej se edhe vetura ime të cilën e kisha dhuratë për ditëlindjen time të njëzetepesë, më dukej vuante bashk me mua!
    Dikur,  mami për të thyer këtë heshtje dhe si duket edhe ajo kishte kuptuar diçka  nga qëndrimi i mjekut dhe motrës medicionale,  lajmin e hidhur por nuk donte edhe të më shtoj merakun, së paku deri sa jam në vozitje!
    He moj, mos i ndëgjo mjekët çka thonë, ata të çmendin krejt, ku e dinë aq saktësisht për një infeksion të vogël tash të të brengosin kaq shumë.
    Unë nuk i thash asgjë, por si duket vërtet nëna më lehtësoi, dhe disi më përgatit që së paku te kam më leht, të i tregoi  asaj pasi është më burrërore!
Po, po nëna ajo të kupton më së miri, edhe pa fjalë mund të kuptohesh.
      Nuk fola dhe nga zbritjja e veturës me fëmijë, dëshiroja të lë fëmijët tek nëna por nëna nuk më lejoi të jem vetëm dhe me këmbëngulsi më ofroi që të vie edhe ajo tek unë.
      Kur erdhi bashkëshorti nga puna, shef nënën time duke përgatitur darkën, dhe duke dashur të më qortoj mua pse ky gjest i imi të mos merrem me përgatitjen e darkës, nëna ndërhyri shpejt dhe tha: Unë vendosa të gatuaj kurse nusja jote merrej me fëmijë, duke u ndihmuar në detyrat shkollore!
     Darka disi kaloi në mynyrë të zakonshme, por më shumë në heshtje se sa me humor siq ishim mësuar kur çdo herë për darkë fëmijët i trgonin babait se me kend kam folur gjatë ditës dhe disi duke i zmadhuar gjërat në qeshnim! Por sonte kjo dukuri nuk ndodhi, edhe fëmijët ishin të pa disponuar, sikur edhe ta ndienin diçka të pakëndshme dhe mbrëmja u shëndrrua në vuajtje dhe në një situatë të nder!
  Nënën përcollëm bashkë me burrin, dhe në përqafimin e saj vëreja se qante, edhe unë qaja por nuk bëzam asnjëra dhe në at errësirë as burri nuk vërejti asgjë!
           Pasi fëmijve ua uruam natën e mirë, hymë bashk me burrin në dhomë të fjetjes, dhe menjëher dola duke shkuar në banjo. Aty doja të vonohesha sa më shumë por doja që edhe mos ta zërë gjumi para se të kthehem. Në kokë më  silleshin shumë pyetje, pastaj biseda me mjekun, kur më thoshte se duhej sa më shpejt të lajmërohem në spital se... pastaj rruga nga ordinaca mjeksore deri në shtëpi, gjelbrimi, lotët, nëna, fëmijët, djali nëntë e vajza shtatë vjeqare.
     Çfar të i themë, si tlë filloj, nuk dua edhe këtë ta lëndoj, e di nuk është lëndim por do vuaj edhe ky, prandaj mos është më mirë të e njohtoj së paku nesër, edhe një natë le të flej i qetë, edhe një natë të jetë  pa lajmin e hidhur, pa këtë lajm që tash po e shof se vallë çështë jeta!
     Nuk bëzëra fare, iu afrova pran shtratit dhe e putha shumë leht, që nëse ka fjetur mos tia prishi ëndërrat!
  ......
     Të nesërmen, përcolla burrin për punë, pastaj edhe fëmijët, u ula pran tavolinës së kuzhinës dhe fillova të qaj, lotët nuk ndaleshin, dënesja me vehte, kujtoja fëmijrinë time, kujtoja dhe vuajtjet e nënës sime e cila do të i pësoj për mua. Dhe kur isha në vajin më të madh erdhi  shpëtimtari im, nëna, unë mëshefnja shikimin para saj, nuk doja që të më shof me lot. Ajo ishte e fortë dhe e dija se po i humbnja, po i humbnja dhe do e lë të mërzitur gjatë gjithë jetës aq sa do të jetoj.
      E përqafova duke e shtërnguar si kurr më parë, unë përsëri u zhgraha në vajë dhe ajo më puthi në të dy faqet, sikur të isha një bebëz e vogël, nuk di, më shtërngoi por lot nuk derdhi, nuk donte të më mërzisë edhe më shumë, më fliste me maturi duke dëshiruar që unël së paku të harroj ditën e djeshme, dhe të jem më optimiste.
      Për ta shtuar edhe më shumë optimizmin tim, ajo tha: Ndëgjo bija ime, ne në familje nuk kemi pasur askend me kancer, as tek prindërit e mi e as tek gjyshërit e tu, prandaj mos u merakos fare. Është vetëm një gabimm, dhe ende nuk kan konstatuar sakt mjekët diagnozën.
       Disi më lehtësoi nëna, prandaj mora menjëher telefonin të i lajmëroj burrit tim, por në mynyrën më të leht.
       - Emi, ndëgjo, duhet të të them diçka! Nëse më do, duhet edhe të më besosh, e di do e kem shumë vështirë të të them por mjekët dje më kan lajmëruar se unë pas infektimit që kisha, nuk është vetëm një inflamacion por një tumor me shenja kanceroze!
    Në anën tjetër të tele fonit ndëgjoj vetëm një ofshamje.
      - Shpirt  më prit !
      - Unë u hamenda, nuk pata kohë as të sqaroham, as të i them as të vetmen fjalë. Unë doja që se paku të i tregoj dhe të arsyetohem për natën e mbrëmshme pse nuk i kam treguar.
....
  Disa ditë u mora me diagnostifikim, kontrollime të shpeshta, analiza, teste dhe çfar nuk bëra. Nuk kisha kohë as të përkujdesem as për fëmijët e mi, ata dhe burrin i lash pasdore. E shifnja veheten se po u humbi. Burri më shumë merrej me vehten, kurse fëmijët iu mbështetën nënës sime!
          ....
   Kam edhe dy ditë që të shtrihem në spital. Duhet të operohem!
 Mbrëmjen e sontme isha vetëm me fëmijët dhe burrin. Kur përfundoi darka që e kishte përgatitur nëna ime dhe nuk kishte ndejur me ne për të darkuar, vajza e vogël tha: Mëmë pasi ti të vdekësh,  a do të kemi përsëri një mami !
    Ne nuk folëm asnjëri, shikuam djalin, dhe sytë u mbushën vajë. Vajza edhe ajo filloi të qaj, por djali ashtu me dënesje u ngrit duke më përqafuar mua tha: Unë nuk dua tjetër mami.
  Burri duke e parë këtë situat, mori vogëlushin për dore dhe e dergoi në shtratin e tij. Unë u stepisa mbi tavolinë dhe ia zhgraha vajit. Nuk di sa kisha qarë, sigurisht do kisha qarë edhe më shumë, po të mos ishte vogëlushja e cila më zgjoi nga kjo kllapi vaji, duke më shtërnguar dhe puthur, mami edhe unë të dua vetëm ty, edhe unë nuk dua mami tjetër.
   E shtërngoja vajzën me tërë afshin tim, e puthnja, eia fshija lotët, nuk ngopesha duke e dashur, nuk doja të ndalem së puthuri, doja të ngjitem për te, të marr frymë me te, dhe ashtu me denesjet e saj kuptova se iu jan ndalur, prnadaj mora në krahëror dhe e dërgova në shtrat. Posa e hudha në shtrat vajza më tha: Mami mos ik, ne të duam!
  Në dhomën e djalit, burri im ishte dremiturbashk me qunin, dhe hyra mjaft leht për të mos prishur rehatin e tyre, kur burri u ngrit dhe më mori për krahu duke me pëqafuar dhe shkuam drejt shtratit tonë, dhe përnjëher filluam të qajmë. Secili mundohej të e ngushlloj njëri tjetrin, por nuk arrimin dot. Tërë natën e kaluam më shumë në vaj se në gjumë.
   .....
  Po shkruaj edhe ca rreshta, ndoshta janë të fundit! Nuk di çka të kujtoj më parë,  kohën e kaluar, fëmijërinë time, ditët e shkollës, ardhjen në mërgim, apo të kujtoj fëmijët e mi, që ndoshta sot për herë të fundit do i përqafoj, për herë të fundit do ua përgatis mëngjesin, të kujtoj nënën time, e cila na rriti me mjaft vështërsi, na rriti ashtu si diti vet por me shumë dashuri. Edhe unë fëmijve të mi do ju falnja shumë dashuri por... lotët po më tradhtojnë. 
    Kam për të shkruar shumë, ndoshta do kem mundësi së paku të shkruaj nga një letër për vogëlushin tim, që kur të kryej maturën unë të ia uroj, do ta shkruaj edhe një letër për qupën time që ditën e martesës të ia uroj, oh sa kam dë shirë ta shifnja çupën time me fustan të nusërisë, ta shifnja të zbukuruar dhe nëse ka lot, të ia fshi lotin.
    E për shokun tim, kisha dashur të gjej një shoqe, e cila do të jetë edhe grua për burrin tim edhe nënë për fëmijët e mi. Sigurisht do të gjej një të tillë se e meriton..
.....
   Oh sa e shkurt qenka jeta, oh sa e ëmbël....
   Vallë, nesër në këtë kohë ku do jem, mendja ime ku do të jetë, afër cilin do e kem,... vallë.....ika.!!!

Offenbach,Tetor 2014

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen