Dienstag, 17. September 2019

Edhe shkrimtarja Raimonda Moisiu, heq dorë nga kryesia e LKSHM-së.

Raimonda Moisiu
Në vazhdën e dorëheqjeve të shumta nga anëtarësia dhe kryesia e Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, kësaj radhe nga kjo shoqate heq dorë edhe veprimtarja, gazetarja, publicistja dhe shkrimtarja e njohur shqiptaro-amerikane, znj. Raimonda Moisiu. 
Ajo, në regimin e saj, ndër të tjera thotë:

"Ju lutem, hiqeni emrin tim nga ajo listë!  As nuk kam kërkuar dhe as nuk e kam ditur që kam qenë pjesë e një liste e Kryesie të tillë...!
Askush të mos luaje me emrin dhe reputacionin tim!"

Duhet përmendur se më parë nga kryesia e kësaj shoqate kanë dhënë dorëheqje edhe këta poet e shkrimtarë: Dan Kosumi, Sevëme Fetqi, Muhamet Luma, Driton Smakaj, Fakete Rexha, Miradije Z. Avdullahi, Shenida Bilalli, Valdete Berisha, Mustafa Ismaili dhe Ajet Shala.



Raimonda Moisiu ka lindur më 20 shkurt 1957, Korçë - Shqipëri. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Më 1999 humb bashkëshortin e saj në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA.
E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo vijon me këmbëngulje për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të vendlindjes e të njeriut. Me kalimin e kohës, ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia shëndrrohen në pasion të pandashme të saj. Këtë pasion të saj, Raimonda përpiqet që ta shprehë e të artikullojë edhe në shoqërinë në të cilën jeton. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet e shoqëris në ShBA, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford. Aktiviteti i saj është gjithëpërfshirës dhe vije në shprehje nëpërmjet pjesëmarrjes në shumë lista të bashkësive të shoqërisë, amza interneti dhe forume bashkëatdhetarësh në internet. Aty, ajo nëpërmjet shkrimeve publicistike, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve shoqërore në Shqipëri dhe në Diasporën shqiptare, përpiqet të tërheq vëmendjen për dukuri të brishta me të cilat duhet të përballohet shoqëria shqiptare. Raimonda është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: "Tirana Observer", "Ndryshe", "Panorama", dhe me statusin e korrespodentës në "Albanian Mail"-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj. Raimonda Moisiu ka fituar shumë çmime për krijimtarine e saj letrare.

Disa prej veprave të botuara:
  • "Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë.
  • "Dashuria nuk ka emër", - vëllimi i parë me poezi, kryesisht lirika dashurie.
  • "Sikur s'me ke puthur kurrë", - vëllimi i dytë me poezi, kryesisht lirika dashurie.
  • "Duke kërkuar Ardianen...", - përmbledhje me proza dhe ese.
  • "Gërhitja e gjeneralëve", - përmbledhje publicistike.
  • "Pafajsia e Evës", - roman.
  • "Tempulli i fjales", - bashkëautore në këtë antollogji në gjuhën rumune.
  • "Itaka e Fjalës", - bashkëautore në këtë antollogji të botuar nga "Fotjonart".
  • "Zemra Prindërore", - bashkëautore në këtë antollogji në forumin virtual "Mëmëdheu".
  • "Nëna",- bashkëautore në këtë antollogji me prozë, në forumin "Pan Albanian women network".
  • "Tregime", - përmbledhje publikuar nga Shtëpia Botuese "ADA", Tiranë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen