Donnerstag, 16. Januar 2020

Këngë popullore të dashurisë


MORI E MIRA SE N’AT KODËR

Mori e mira se n’at kodër,
E mirë je, veç pak e vogël.
- Djal i dadës, jam tamam,
Matmi vithet sa gjan i kam,
N’dash me kuti, n’dash me pllamë.
Për me kuti s’di shka t’tham,
Për me pllamë dalin taman.
- I lumi burri qi t’ka nxanë,
E lumja vjerra q’i thrret nanë,
Lum oborri qi shkel me kamë,
Lum sharovi q’i qet me ngranë!
T’mjert’ jaranat ku i ke lanë!
- S’kam lane shum, nizet e nanë,
Nizet e nan’ e rrafsh tridhetë,
Ja lash motres-o amanet,
Me m’i kqyr ma mirë se vetë.
Me m’i kqyr me dardha e molla,
Janë të ri, m’u thahet goja.

Vranoc – Lugu i Baranit, 1957
Marrë nga libri KËNGË DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në Prishtinë në vitin 1979



ÇIKA ÇIKËS PO I QON FJALË

Çika çikës po i qon fjalë
Cila e kem cicën ma t'bardhë
Hajt ta d'vesin qat beqar
Po thotë djali s'un me u kallxu
Për pa ardhe vet me i provu
Në i provosh cicat e mia
Ato t'nxanë sikur rakia
I ban shtatë gjaqe pa shku te shpia
Edhe 'i bafsha spo kam dert
Veç me dorë 'i herë me i prekë

Kosuriq - Lugu i Baranit 1987



Kush po zdirgjet qasaj are

Kush po zdirgjet qasaj are?
Ni syzezë kapuç me pare,
As e vogël, as e madhe,
Sikur dardha rrumbullake;
Po kuvend djali me çikë.
Po i thot nusja: – Shka po lyp?
– Njanen faqe me nji cic’
Qaty nusja i paska brit’:
– Mos ja jep t’plasshin syt’!
Asht i ri e na korit’.
E lyp rokin dit’ për dit’.
Soll ni dit’ n’rok mos m’i dalë,
S’na le vendin n’shtat mahallë.



Oj syzezë qi delë në derë

Oj syzezë qi delë në derë,
Të thaft’ zoti për kit verë!
Pse i ban veti poterë,
Se mahitna me goj’ka ‘i herë?
Goja e fyti m’u kan’ terë,
M’u kan’ terë goja e fyti.
A ma jep cicën ta thithi?
M’ka dek’ nana, m’ka lan’ t’ri;
Cica t’bardha kurr s’jam ngi;
Pak po i ha, ma shumë po i pi
Si maraku i djalit të ri.



Mori çikë mori sugare

Mori çikë, mori sugare,
A t'kanë nisë cicat maje?
E m'ka nisë njana sivjet,
Kmisha e trash'e po m'i vret;
Kmisha e hollë m'u le lezet
S'e n'maje t'cic's po m'del sherbet!



Kush po zdirgjet qasaj are

Kush po zdirgjet qasaj are?
Ni syzezë kapuç me pare,
As e vogël, as e madhe,
Sikur dardha rrumbullake;
Po kuvend djali me çikë.
Po i thot nusja: – Shka po lyp?
– Njanen faqe me nji cic’
Qaty nusja i paska brit’:
– Mos ja jep t’plasshin syt’!
Asht i ri e na korit’.
E lyp rokin dit’ për dit’.
Soll ni dit’ n’rok mos m’i dalë,
S’na le vendin n’shtat mahallë.


Mike me gjerdan në grykë
/ Përmetare /

Oh mike me gjerdan në grykë
të shtrëngoftë e mos të mbytë
Oh mike me gjerdan në grykë
Të shtrëngoftë e mos të mbytë!

Oh mike me fustan erëgjendë
uh bubu seç paske brënda
Oh mike me fustan erëgjendë
uh bubu seç paske brënda.

Oh brënda ke dy mollë të ëmbla
hëngra një dhe dot s’u shëmba
Oh brënda ke dy mollë të ëmbla
hëngra një dhe dot s’u shëmba.

Oh bandill mos u ngopsh kurrë
janë ilaç për të sëmurë!
Oh bandill mos u ngopsh kurrë
Janë ilaç për të sëmurë…

____
Disa nga këngët janë marrur nga libri "Kangë popullore erotike" të autores Vlora Nikçi

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    AntwortenLöschen