KU BJEN UDHA PËR NË LIRI
në thellësinë e një nate të errët
ia prenë udhën
kur gjymtyrët i ishin të çalë
i mbyllën rrugën
për të hapur shtigje
shtati i mbushur me plagë
në dendësinë e territ të natës
kërkonte (dhe) yjet për ti pyetur
ku i bjen udha për në liri
agu (i vonuar) i ditës se re
natën e gjatë e treti
rruga shëndrite nga dielli
MUZGU I NJË NATE TË GJATË
mbi portën e madhe
të një kullës së vjetër
shpëndkeqja krrokate
krra krra krra
gjuajeni me gurë
(thanë plakat)
të liga ndjellë ajo
loti i mrikës mbi të vëllanë
gjinin nga agonia e zgjojë
djali e ngrehi shtatin e këputur
prej shtatë plagësh
por plaga e tradhtoj
të një kullës së vjetër
shpëndkeqja krrokate
krra krra krra
gjuajeni me gurë
(thanë plakat)
të liga ndjellë ajo
loti i mrikës mbi të vëllanë
gjinin nga agonia e zgjojë
djali e ngrehi shtatin e këputur
prej shtatë plagësh
por plaga e tradhtoj
duke e puthur të vëllanë në ballë
mrika e mallkoj vetën
qe (s)lindi djalë
grykëholla jehojë zëshem
krushqit mbrapa bajloz
ky vënd ska nuse për ty
MULLISIT E MULLINJËVE TË ERËS
i rrokullisën guret
thëmelet e mureve të plasaritura
i trandën
mullinjët e erës
ëndrra të trishta bluanë
sy hapur i zuri gjumi
nga nxirëja e gjakut
helm zvarranikesh
më dëshprim kërkojnë
shpëtimin e shpirtit të humbur
koha e mërzisë
në laboratore të errëta
fantazisë i vuri karantinë
për ditën e zezë
që mos ardhtë kurrë
në kasafortë të mbërthyer
thesari i shpirtit
i mbyllur mbeti
LIQEJT E SYVE TË SAJ
me sy i kam parë
si ulëshin yjet
në liqejt e syve të saj
atë kalertësi të pafund
dhe kam ëndrruar
të bëhem yll
me ëndje të notoj
në ata liqej
magjepsur jam
në avullin e fushës së blertë
me vesë mëngjesi
kur ata sy i harkojnë
tani notoj qetë
si fllad mbi fletë
fërfellimë mbi lulishtë
në freskinë e muzgut të zhegut
FUND NËNTORI
Secilin
njëzetetetë nëntor
festoj
përkulem para altarit
imagjinar
për burrat shtetformues
Me njëzet e nëntë
ndrydh veten
shpirtin tim trazoj
Para hartës së leckosur
të (at)dheut
mallkoj tokë e qiell
Vitet përpëliten
me mundin e arnimit
të hartës se grimcuar
Kah mot ec kjo valle
mote e breza përpin
pa një cak pa një synim
Dheut të Atdheut
dëgjoj këngën e përmotshme
bashkë vitin tjetër...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen