Samstag, 22. August 2015

Poezi nga Mustafë Krasniqi


1. DHIMBJA E IKJES

Ç’është ky murrlan
Të zë frymën
Yjtë e fikur
Shpirti i krisur?

Ç’është kjo gjëmë
Në këtë natë të rëndë
Loti po zë dhimbjen
Drita po fiket?

Ç’është kjo vello e zezë
Hijerëndë e tokës amnore
Me ofshama lot faqeve
Kullë e vjetër Arbënore?

E ti...shekuj fajësoje djallin
Ata që ëndrrat t’i thyenin
Në të vjetrën Evropën
Për hile në gjeografinë
                         e etnisë?

E sot, o tokë e dhimbjes
Gjaku i dheut në ikje
shtegtimeve të botës
vërshojnë si dallgë deti!

Deri më kur kështu
Ju...shërbëtor të dreqit
Po ma kadantisni
Gjakun, rinin time?!

Deri më kur kështu...?



2. PO IKIN…

Po ikin…
Nga hijet e tmerrshme
Nga grushtit i rënd i pushtetit
Që po shkel mbi dinjitetin
E jetës së lirë të popullit.

Po ikin....
Hej, po ikin....
Pse janë të fyer
E pa shpresë për jetë
Rinia e jonë e mjerë!

Po ikin...
Me kokë në dorë
Për ku askush se di
Hijet e zeza kënaqen
Me vdekjet në kufi.

Po ikin....
Hej, po ikin...

Bota po qesh me ne
Qeveria bënë sehire
Me fatin e popullit tonë!

O, po ikin...
Nga shpresa e humbur!



3. ATA...PLASËN


Nuk di se që kokë kishin
Hijerëndat e Karpateve
Të përjargura deri në dehje
Në fontanat e njoma n’gjak?

E, nga rrezedrita
Ikën hijet...
Fontanat nuk u shteren
Ata...në dehje plasën!

O mrekulli...
Rreze dritë mbi etninë!

5.OBOBO MOJ...!

Në kryevendin tënd...
Moj e bekuara, e
Lodhura Dardani
Dolli ngrehin bashkë
Viktima e krimineli.

Obobo moj...!
Kush po ta qan hallin
Dhimbja apo tmerri?



4. O FATZI I REPUBLIKËS...

Ah..., m’kotë kërcas dhëmbët
Më humb zëri në fuqi, n’erë...
Qahem malli, jeta pelin m’bëhet
Moj Drenushë, Dardania ime e vjetër.

Dhimbja kur do të kafshon moj...
Nga gjamet bota do të ik së qeshuri
Se ç’të bënë të marrët, të ç’zhveshën
E lakuriq ata... të hodhën në sy bote.

Qeleshet e rroba gajtani m’i kishe
Në brez mbaje krismën e nderit
E në Paris i the botës, o Avni, se
Ata ç’ më zhveshin në ballë ja njehi

E ti... o i zhytur në heshtje myku
Si urith i përdalë dole sheshi
Me qindra hije e me vese bërë
Në të tënden fytyrë orëzezë.

E, ti që më solle kobin për një asht
I përjargur, dikur, kërkoje përkëdhelje
Ishte fatzi i Republikës, dogje shpresën
E i harrove të pistat e fatzi.... u bëre.

Nga flijimi i flijuesve... për Republikën
Që në shpirt të pastër kishin etninë
Na erdhi... si lulëkuqe e pranverës
Me shpresë fytyrën tënde s’do shohim më...

Ti... prapë si lavire o fatzi i Republikës
Krekosësh si engjëll, të ligat i fshehe
I pari i Republikës u bëre fytyrë fshehur
Zgjohu krismë në Parisë, o ndërgjegjeje.

1 Kommentar:

  1. Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
    Unë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
    Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
    Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
    WhatsApp-i i tij:
    +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen