Dienstag, 11. August 2015

Reshat Badallaj dhe libri "Ruzhdi Saramati në rrugën e lirisë"

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Letërsia jonë shqiptare është një histori më vete e shkrimtarëve, si në këtë rastë e veprimtarit atdhetar Reshat Badallaj, vetëm se ishte njeri i përparuar e i brumosur me ide përparimtare kombëtare shqiptare ishte dënur me shumë vite burgje të rënda nga rregjimi fashistë jugosllavo-serbë, pas vujtjes së dënimit u detyrua për shkaqe politike e sociale të largohet nga atdheu Shqipërikosovë dhe të gjallojë, të veprojë pa ndalur në megrim, në të mire të ç’ështjes kombëtare.

Lirshëm mund të themi se një pjesë e mire e letërsisë shqiptare është krijuar në megrim, siç ishte romantiku ynë Naimi, Samiu ky dietar i madh që shkroi veprën: “Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?” pastaj rilindasit Pashko Vasa, Noli, Çajupi, Asdreni, Shiroka, De Rdada, Serembe, e ndonjë tjetër

Po ashtu të detyruar apo me dëshirë, që prej kohësh të lashta, jetuan e vepruan jashtë atdheut të tyre, Rusoi, Hygo, Dante Aligeri, Zola, Tomas Mani, Heminguei, Beketi, Markezi e të tjerë.

Në këtë kohë mjegullnajash në mbarë hapsirat shqiptare e më gjërë, posi vetëtima që ndriqon qiellin e turbulluar, na vjen Reshati me librin e tij monografik që këto ditë pa dritën, dhe doli nga botimi me librin e pestë të tij: “Ruzhdi Saramati në rrugën e lirisë” liber ky që na vie si dhuratë nga penda shkëlqimtare e autorit Reshat Badallaj, tashmë i mirënjohur për lexuesin, libri fillon me parathënien e autorit i cili me pakë fjalë na jepen të thëna mbi krye- personazhin e kësaj monografie mbi veprimtarin patriotike e atdhetare të Ruzhdi Saramatit, familjes së tij e cila në tërësi ishte ngritur në rrugën e lirisë kombëtare.

Temat që trajtohen brenda kopertinave të librit për familjen SARAMATI dhe fshatin Dobrushtë janë të dhëna të sakta e profesionale, ku autori përshkruan pozitën gjeografike e madhështin e këtij fshati: - Pashtriku e kishte në fund të prehërit Dobrushtin. Kishte qenë dëshmitar i të gjitha të mirave e të këqijave. Shpinën e Dobrushtit e flladiste uji i Drinit të Bardhë që gjarpëronte i derdhur drejtë Grykës së Lumës. Drini e kishte vajtuar shpesh here këtë fshat, madje, siç thonë pleqtë e shtyrë në moshë: - Sa herë ka ghëmuar Drini, fshati ka rënë në mort. Ky mort u kishte ardhur dobrushasve në vitin 1912 ku shteti terrorist serbë kishte bërë masakra të papara, vetëm se ushtria serbe kishte pasur humbje të mëdha në Grykën e Lumës ku kishin lënë kokat e tyre pushtuese mbi 12000 oficer e ushtar serbë.

Gjithashtu autori ka pasqyruar dhe i ka dhënë artit letrar një vargë veprash kualitative të cilat edhe në të ardhmën do ta kenë lexuesin e tyre duke qenë tinguj burimor të gjithë atyre figurave kombëtare që ranë në altarin e lirisë, si dhe gjithë atyre figurave që gjallojnë sot e po japin gjithçka nga vetja e tyre për ta pare atdheun e lire e të përparuar siç e përshkruan autori në këtë monografi figurën emblematike të patriotit të devotshëm Ruzhdi Saramatit, për kohën që lame prapa, ky opus letraro-historik, përshkrimi narrativ e ruan tingullin aktual, autentik e burimor e i japin rëndësinë e duhur historike lexuesit të këtij krijuesi në mbarë hapsirat shqiptare. Në fazat e këtilla, në momente dhe situate të vështira ndodhej kombi ynë shqiptarë, andaj ishin ata atdhetarët dalëzotësit e atdheut nëpër të gjitha kohërat, të cilët ishin pragmatik në veprimet e tyre antirobëruese, ku për të mirëne përbashkët mbarëshqiptare u munduan, u torturuan deri në vdekje nëpër burgjet jugosllavo-serbe, e që njetë sikur Ruzhdiu, autori i kësaaj monografie, pati fatin e keqtrajtimeve e turturave më çnjerëzore nga ana e jugosllavo-serbëve e klyshëve të tyre shqipfolës që ishin ashtëlëpirësit e këtij rregjimi titist gjakatar.

Autori përshkruan rrëfimin e Ruzhdiut i cili gjatë vuajtjes së dënimit nëpër kazamatet jugosllavo-serbe i kishin vdekur të dy prindërit e tij të dashur, kjo dramë, kjo tragjedi nuk e ligu atë, por ndodhi e kundërta ai u betua se këtë pushtues mizorë do ta luftoj gjerë sa të jetë gjallë mbi token arbërore. Ruzhdiu u arrestua ditën e flamurit kombëtar më 28 nëntor të motit 1979, bandat kriminale të UDB-së famëkeqe serbiane, tradhëtisht e me tradhëtar e rrethuan shtëpin e Hajdin Ramës, e arrestojnë Ruzhdiun, udhëheqës i kësaj ekspedite terrorizuese ishte një shqipfolës këlysh i Serbisë, Regjep Mehmeti, i cili dorëzon të arrestuarin në dorën gjakatare të kriminelit serbian Vesel Krasniqi, aktakuzën e kishte ngritur poashtu nje këlysh Serbie shqipfolësi prokurori Skënder Morina. Për koencidencë, vlenë të theksohet i njejti milicë i Serbisë, Rexhep Mehmeti në demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë e kishte arrestuar edhe Reshat Badallajn, duke e lënë në dorën e udbashit terrorizues e të pashpirtë Zenel Celina, ndërsa prokurori Skënder Morina ngre aktakuzë duke kërkuar dënimin me vdekje për Reshatin. Ndërasa Ruzhdiu dënohet nga gjyqtari Orhan Rekathati, për 18 muaj ai mbanë vujtjen e dënimit në burgun e Prizrenit kurse pjesën tjetër prej 5 vjet e gjysmë të vuajtjes së dënimit e mbanajti në zemrën e Sërbisë fashiste në burgun e Zajeçarit.

Nga burgu Ruzhdiu lirohet në vitin 1986, prej nga edhe vazhdon, rrugën e lirisë, rrugën e nderit, bashkë me shokët e veprimtarisë ilegale që kishin mbetur pa u zbuluar nga ana e armikut, ku me tu formuar Organizata ilegale “Komiteti për bashkimin e trojeve shqiptare” ai zgjidhet në krye të kësaj Organizate politike kombëtare e më vonë kjo Organizat shndërrohet në Lëvizjen Guerile “Shqipët e Lirisë” ku për komandant u zgjodh Ruzhdi Saramati.

Gjithashtu gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së prinë brigaden 28-128 në operacionin”Shigjeta” në Pashtrik e Gorozhup. Por jeta e këtij trimi e luftëtari të paepur për liri e të drejta kombëtare u tregua e padrejtë, edhe pas mbarimit të luftës çlirimtare, ai me 13 korrik të motit 2001 arrestohet papparalajmërim nga Forcat e KFOR-it, ku shokët e tij të veprimtarisë ilegale e të luftës çlirimtare organizojnë protesta në sheshin e shatërvanit në Prizren e shkruajnë reagime për lirimin e menjëhershëm të komandantit Ruzhdi Saramatit, autori me përpikëri dhe besnikëri në monografi publikon edhe dokumente të ndryshme, që janë argumente të kohës.

Ndërsa në fund të librit monografik autori Reshat Badallaj, mes tjerash si mesazh përshkruan:
- Djali i Hajdin Ramës, thotë se kjo tokë e larë në gjak, përsëri duhet mbrojtur me gjakë, nëse është e nevojshme. Kjo është toakë shqiptare deri atje ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë, kurrë nuk e duron robërinë e huaj!

Proze e Reshat Badallajt sikurse kjo e viteve të fundit, gjithashtu edhe ajo e mëparshmja imponohet me ide e ngjarje kronologjike, ofron mesazhe autentike, si e tillë kjo prozë na delë si zë i fuqishëm i ndërgjegjës kombëtare të autorit, i cili e përvetëson lexuesin. Pikërishtë në prozën e krijimtarisë letrare të Reshatit, theksohet drama, tragjedia, vuajtja dhimbja, i cili arrin të identifikohet me kolektivitetin e vet nacional, thekset e aktualitetit, përjetimi i thellë i jetës e i proceseve politike jetsore, ai përmes përshkrimit narrativ, nëpërmjet të hetuarit e fiksimit të marëdhënieve të thella shoqërore, mes gjërave, fenomeneve, , raporteve ndërnjerëzore te mira dhe te liga, na jep një pasqyrë reale me përcepcion autentik prozaik, të vepritarisë letrare është tipari qënësor, ku dominon atdhedashuria, ndërsa qorton e është i pakompromis ndaj atyre që shërbyen me servilizëm pushtuesin e të gjitha kohërave.

Në vend të përfundimit, në Fjala e Autorit, jepë këtë përgjigje: - Bashkëpunëtorët e deridjeshëm të pushtuesit serbian që ende vazhdojnë rrugën e trdhtisë… u themi bollë ma me të lehura se keni lënë nam të keq, se ju njohin të gjithë se kush jeni se keni qelbur dynjanë… keni harruar se lokja u ka lidhur ushkuret gabim kah BABA DOVLETI, KULAKET DHE PUSHTUESIT TJERË! Jeni livadhisur nga grazhdii huaj me bylmez e qafir. Keni lehur shumë për të fituar bukën e tyre.

Tashmë proza e Reshatit po çmohet nga lexues të shumtë, për sasinë dhe çfarësinë e informacionit për nga kualiteti, për nga komunikimi me problemet ne valet e jetës, për një ekzistencë sociale e morale të kohes në të cilën jetojmë, me ç;rast narracioni prozaik nuk është vetëm shqiptim refleksioni, vibrimi nëpër kohë të ndryshme nga jeta në jetë e shqiptarizmit, është edhe një sublimim i emocioneve më të pastra njerëzore të autorit, njëkohësisht është një sublimim i emocioneve më të pastra mendore e përparimtare të një personazhi i kësaj vepre që mëton ta shfaqë deri te lexuesi edhe si qëndrim moral të vetin. Ky tip vepre monografike shfaqur në prozë me dokumente argumentuese, sa komunikon me kohën dhe problemet e ngjarjeve, aq edhe me lexuesit, duke ia zbulur disa të vërteta të një periudhe përkatëse historike.

Në fund, Reshat Badallajt, autorit të kësaj monografie të çmuar letrare “Ruzhdi Saramati në rrugën e lirisë” i urojmë shumë sukse në të gjitha fushat e jetës, e në veçanti urojmë që ta begatojë fondin e librave në pasurin tone kombëtare me vepra të reja letraro artistike.

 Prizren 10 korrik 2015.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen