Nga Agim Bahrami
Ditët e fundit ka dalë në riqarkullim, libri me tregime “Hiret e një gruaje bjonde”, me autor Albert Zholin. Autori është i njohur për librat e tij publicistikë, për analitikën e kujdesshme mbi problemet e emigracionit dhe për dy vëllime me tregime. Është eksperienca e gjatë në fushën e letrave që e kanë mbarsur autorin me ide të reja në lëvrimin e një stili të ri eksperimental duke sjellë një hop tejet cilësor në këtë vëllim me tregime. Që në titullin e tij, libri të thithë në hullinë e një misteri të përjetshëm njerëzor, me të cilën historia e letërsisë na ka mësuar ti skalisë nga Homeri e deri në ditët tona. Në gjashtë tregimet e këtij libri do të skaliten në mendjet tona llojet e dashurive nga ajo njerëzore, tek dashuria instiktive, interesi e deri tek dashuria e madhe që nuk njeh barriera dhe skaje, por mbin aty ku ka ndjenjë të sinqertë. Ajo është jokonvencionale, e papërlyer dhe shumë herë e fshehtë dhe dinjitoze. Nëpërmjet një narracioni të thjeshtë të personazheve, por mbi të gjitha një fantazie për tu patur zili ne mësojmë rrokapjekjet e njeriut për të gjetur vetveten, për të arritur pikën kulminante të fizicitetit dhe lumturisë fizike e cila asnjëherë nuk mund të planifikohet, e mbi të gjitha të nënshtrohet por gjithnjë mund të ëndërrohet dhe të zaptohet me forcën e shpirtit dhe duke luftuar edhe me gabimet dhe mosfatin.
Me një penë ngjyruese, autori na përshkruan situata dhe hamendësi që vijnë si rezulta t i një ekperience të mirëfilltë mendimi dhe njohje të psikologjisë njerëzore dhe të ligjshmërisë sociale dhe njerëzore ku jetojnë personazhet e skalitur nga pena e Zholit. Autori ka shpërthyer jashtë klisheve dhe vrarjendërgjegjeve të tepërta që të gjitha përthithen nga koha në mënyrë të cuditshme. Është koha me mësimet e saj që rrjedh me një shpejtësi marramendëse dhe që në vend të moralit krijon jetën dhe veprimet e personazheve , dhe në fund është vetë mësimi i kohës dhe i ndjenjës ai që jep shtysën për të gjetur zgjidhjen. Autori ka pikasur formën tragjike të realitetit njerëzor, gabimet dhe deformimet që natyra njerëzore ia shtyn përditmërisht njeriut të gjunjëzohet duke e bërë shpesh viktimë të fjalës, modernizmave, ekstravagancave e tolerancave të dëmshme për jetën e tij. Krejt në mënyrë të sinqertë ai ka skalitur në këto tregime përballjen e personazhit pozitiv me atë negativ duke sjellë një format të Shqipërisë së kohës pa moralizuar dhe mbi të gjitha pa stereotipe. Sepse ndodh cuditërisht kështu…
Ky libër sjell një mentalitet të ri tek lexuesi shqiptar. Ai pikëtakon njeriun ideal dhe rrethanën e ambientit, shoqërisë dhe pasojave të saj drejt një zgjidhjeje positive. E ndërsa autori na bën të imagjinojmë një pjesë të jetës së përditshme, ai në të njëjtën kohë arrin të na ofrojë oazin e lumturisë së njeriut, që është mirëqënia dhe dashuria njerëzore, një idil që ai e ka skalitur me përsosmëri.
Bjondet kanë sherruar botën dhe janë symbol i gruas tradhëtare. Ky mentalitet zotëron dhe në gjuhën frazeologjike shqiptare ku thuhet”bjonde vagabonde”. Ky fakt, tejet gjenetik duket se nuk përbën më një faktor në botën e tashme, ku misku kozmetik na konfuzon në natyralitetin femëror. E megjithatë është ky gen i lashtë, ky fatalitet i cilësuar bjond që na tërheq njëmendazi në librin e fundit të autorit Albert Zholi, Hiret e një gruaje bjonde. E ndërsa e lezojmë, përkundërshtohemi. Tregimi nga është perifrazuar ky titull është një mësim për burrat megallomanë dhe strikt, që e shohin femrën mbas një akuariumi paragjykimesh dhe mendësish, që i vendosin kufij dhe forma të cuditshme, pa njohur brendinë dhe rëndësinë e të qënit në radhë të parë njeri dhe më pas femër. Njeriu gjithnjë nxitet nga forma, e jashtmja e bukura, duke rënë kështu në rrjetën e djallit.
E ndërsa nga kjo piknisje titullohet një vëllim me tregime, gjithcka tjetër në këtë libër është një rrugëtim drejt të njohurës e të panjohurës njerëzore që është shpirti. Autori ka sjellë një mentalitet të ri në letërsinë shqipe, duke e pastruar rrëfimin e tij nga klishetë dhe nga manierat që shumë herë krijojnë persona falso. Ai ka ditur të skalisë figurën e femrës herë si një viktimë e mentalitet shqiptar, herë si një instrument interesi, herë si një të përdalë pa skrupuj e herë si një viktimë të modernizmit. Por, gjithnjë duke e përballur me dikë më të pjekur, autori ka arritur të gjejë zgjidhjen ideale, që është filli që përshkon gjithë rrëfimistikën e tij. Dashuria në të gjitha format e saj të bukura, të shëmtuara, te pamoralshme apo jashtëmartesore triumfon. Dhe kjo përbën një ideal sa të guximshëm dhe të vërtetë. Dashuria egziston dhe përbën një vlerë të pallogaritshme të librit dhe personazheve që përditë përplasen me monotoninë, shfrytëzimin, interesin dhe injorancën;të gjitha këto tipare që sjellin vdekjen e saj.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen