SI U ARRATISA NGA DASMA
Një nga historit e jetës sime,që nuk do ta harroj kurrë është dita e arratisjes nga dasma. Ajo është një ditë e një ngjarje që provova se sa afër rrezikut rrojmë, nën preteksin se kërkojm të ndërtojmë lumturin tonë,tregon Xhekua, një grua rreth të 45-ave.
- Kam 15 vjet në emigracion - vazhdon ajo. - Emigrova edhe unë, në kërkim të një jete të re. Kur emigrova isha ndarë me burrin, për arsye që vetëm unë dhe ai i dimë, sepse edhe në gjyq nuk u tha e vërteta.
Ajo e vërtetë mbase është varrosur brënda meje, por prapë, edhe tani kur flas e kam para syve atë skenë që më detyroi të kërkoj ndarje me burrin. Ky që ndahesha ishte burri i dytë. Në fakt ishte i pari por për opinionin publik, isha martuar një herë me një tjetër. Ishte një martesë me detyrim, për të cilën nuk më pyetën dhe pa marr parasysh pretendimet e mia njerzit e mi, arritën të bëjnë edhe dasëmën.Kur e pashë se nuk më dëgjonte njeri,unë vendosa të veproja ashtu si mendoja unë.
Ishte muaj shtator. Koha ishte e ngrohtë akoma. Nuk kishin filluar shirat e vjeshtës që të ftohej koha. Atë muaj njerzit e mi, bëheshin gati për dasmën time.
Unë sapo i kisha mbushur 13 vjeçe. Kisha hedhur goxha trup dhe krijoja përshtypjen se isha gati të bëhesha grua të mbaja burr e fëmij dhe vjerrin e vjerrën si s'ka më mirë. Isha vajz e dëgjueshme dhe e pa dalë. Kisha nja katër-pes muaj që më ishte mërzitur shtëpia e nuk mund të rrija e qetë sepse sapo shkoja, kthehesha nga puna, se kam punuar që 12 vjeçe, mbasi nuk isha e zonja për shkollë, fillova punë me shoqet e tjera në fermë.
Kthehesha nga puna dhe motra e dytë, e cila kishte nja pes-gjasht vjet e martuar, më ishte qepur mbrapa e kërkonte të më jepte një burrë, i cili ishte kunati i motrës së burrit.
Ai ishte nga fshati Zhulat. Motra ime vinte shpesh dhe kërkonte të më mbushte mëndjen se ishte djal i mirë. Kishte mbaruar shkollën e lartë për veterinier. Veterinier Gëzimi, se kështu quhej, ishte me emër në gjith kooperativën. Ishte rreth 43-45 vjeç atëherë. Unë isha vetëm 13 vjeçe. Ai ksishte disa të "mira", për motrën dhe njerzit e motrës, nga ana e burrit, sepse ishte komunist, ishte djal i pjekur dhe i rregullt për shtëpi.
Nuk ishte as pijanec dhe as rrugaç. Kishte shum mundësira për karrierë dhe unë do bëhesha grua e një kuadri të lartë në të ardhmen.Kështu që do ti thosha fukarallëkut "ik zhduku". Unë nuk doja dhe as që mendoja për martesë në atë mosh që isha. Por motra m'u qep keq duke më thënë se isha rritur tani dhe duhej të krijoja familje më vete dhe se ishte detyra e më të mëdhenjve të kujdeseshin për të.
Detyra ime ishte që të dëgjoja e të bindesha ndaj të mëdhenjve. Për t'i dhën motrës fakte edhe të tjerëve, u thashë se duhej ta shikoja djalin dhe pastaj vendosja. Ata u hodhën përpjet nga gëzimi, duke menduar se avash-avash unë do pranoja ta merrja atë që më kishin caktuar ata.
E rregulluan dhe e prunë djalin në fshat.Ai kishte një motër të martuar aty. Ata erdhën që një natë më përpara aty në fshat. Bashkë me djalin kishte ardhur edhe motra e burrit të motrës time, e cila e kishte kunat,vëllan e burrit.Takimi ishte lënë ditën e djelë, tek shtëpia jonë.
Motra fluturonte nga gëzimi e lumturia se do ti gjente kunatit të motrës së burrrit një nuse të mirë e të bukur, e cila ishte motra e saj dhe kështu do lidhej miqësia më mirë. Mua më kishin blerë një fustan të ri, të qepur me një basëm 97 lekshe që i thoshim atëherë, me ca lule të kuqe e të gjelbëra, me të cilin do dilja të më shikonte burri.
Po shikoja se njerzit e shtëpis time po bëheshin gati për të pritur miqtë. Nuk e dija se ajo ditë do ishte edhe dita e fejesës time. Nga ora 12 e ditës së djelë erdhën miqtë, me dy valixhe të vogla në duar. Ata ishin pes veta. Ishte ai që kërkonte të bëhej burri im, motra e tij që kishte këtu në fshatin ton, me gjith burrin dhe vëllaj i tij më i madh me gjith grua, d.m.th. motrën e burrit të motrës time që ishte mblesja kryesore nga ana ime.
Prindërit e mi i pritën sipas zakonit. Qerasjen do ta shpija unë, që të më shikonin dhe ti shikoja. Mua më dridhej tabakaja në duar. E ç'prisje nga një fëmij 13 vjeçe? Unë nuk isha për të qerasur miqtë, po për të lozur përjashta me moshatarët e mi!
Bëra si bëra dhe shkova t'i qerasja. E pashë edhe djalin...! Djal i thënçin se babai im ishte më i ri atëherë! Mbante një kapele stof të bardhë me ca vija të zeza të holla. Sapo e pashë, nuk më pëlqeu fare. Po edhe sikur i bukur të ishte, me mua nuk shkonte për nga mosha.
Ai sapo më pa ashtu njomishte, nuk e mbante vëndi nga lumturia. Priste vetëm një "po" nga goja ime dhe fluturonte. Po kush më linte mua të thoshja mendimin tim? Dhëndërri u ngrit në këmbë pas një shënje që i bëri burri i motrës së tij, që ishte e dhe fshatari im, shkoi tek valixhet dhe nxori prej andej një kuti të vogël. M'u afrua dhe e hapi kutinë, duke nxjerr andej një orë dore të markës "Shangai".
Ato mbaheshin si më të mirat atëherë dhe sapo kishin dal në treg me një çmim të kripur dhe kërkoheshin shum. Kush merrte orë "shangai" në atë kohë, ishte tjetër kategori. Të tjerët ngritën gotat duke uruar" Të trashëgohen dhe me jet të lumtur". Gëzimi nxori orën e dorës që më kishte prurë dhe ma lidhi në dorë.
Kjo ishte fejesa ime. Në darkë përsëri u grinda me prindërit dhe me motrën duke u thënë se nuk kisha çe doja një të moshuar, që s'kishte lesh në kokë, le të ishte jo doktor kafshësh por edhe ministër!
Përsëri më kundërshtuan duke më thënë se isha e vogël dhe nuk i kuptoja ca gjëra. Jeta e donte që unë të krijoja një farë sigurie për të ardhmen dhe siguria ime ishte veteriner Gëzimi, ky komunist i devotshëm dhe nga një familje e mirë.
Pasi hëngrën, pinë dhe kënduan krushqit nuk donin të largoheshin pa marrë edhe një premtim për datën e martesës. Unë nuk kisha asnjë rëndësi për të tjerët përveç rolit të një nuseje të bukur. Atëherë vendosa në vetvete që t'ua digja kartat në dorë. Përfundimisht erdhi shtatori i ditës së dasmës. Ditën e djelë të mesit të shtatorit, erdhën krushqit me taksi e me orkestër të më merrnin. Motra ime këndonte:
- Zinxhiri që ke në grykë,
Xheko motra!
Të shtërngoft e mos të mbytë,
Xheko motra!
Unë as që qaja fare, sepse e kisha vendosur që të gjeja një mënyrë dhe të arratisesha nga një njeri që ma jepnin me zor dhe që nuk ndjeja asgjë për të. Kur shkoj nusja në Zhulat u habitën të gjithë. Më shum u habit një fotografiste, Ervehe e quanin, të cilën e kishin ftuar të bënte fotografit e dasmës. Atë dëgjova të parën që u tha shoqeve aty pranë, atyre që më mbanin e më bënin shoqëri. "Gjynah. Ç'e paskan marr më qafë! Po kjo është akoma fëmijë!"
Atë nat u gdhimë duke kënduar e duke bër aheng. Aty erdhi edhe motra ime atë darkë. Ajo kishte një vajzë 5 vjeçe, e cila nuk mu nda gjith darkën. Ajo donte të lozte me mua dhe unë nuk ja lëshoja dorën. Ishte e vetmja që më ngushëllonte në ato momente.
Nuk pata fatin të flë me burrin e caktuar. Të hënën në mëngjez, kur miqtë po largoheshin një e nga një, burri im po merrej me shpërndarjen e plaçkës që kishin marr hua nëpër fshat për dasmën, si lugë, pirunë, tavolina, karrigae, mbulesa, pjata etj. Kudo kështu bënin në raste të tilla. Dielli spo kishte rënë, në fshat. Unë fola vjerrën aty dhe i thashë, si nuse zakoni,të hiqja fustanin e nusërisë dhe të bëja dhe unë ndonjë punë.
Vjerra e pëlqeu mendimin duke thën:" Lum Gëzimi im ç'nuse ka marrë. Fluturo të keqen nëna, fluturo dhe ti! "Do marr këto rrugicat e mbulesat e do vete në krua ti laj. Ashtu bëra. I mora ato dhe u nisa. Kroi i fshatit ishte nja pesqind metra poshtë shtëpisë. Me mua erdhi edhe një kushërir e burrit, Liri e quanin. Pa arritur në krua, unë i hodha posht ato që kisha marr për ti larë dhe ja mbatha. vrapit. Vrapoja sa mundesha në drejtim të Fushbardhës. Shkarpat e ferrat më dukeshin si buk me gjalpë. Vetëm të ikja sa më larg.
Liria më spiunoj tek burri dhe ai bashk me disa të tjerë, muarën edhe pushkë me vete. M'u qepën mbrapa për të më kapur. Kur e pash se m'u afruan në një vënd, u fsheha pas një murrizi, i mpleksur me një trëndafil të egër. Ishin katër veta bashkë dhe ndaluan pikërisht aty ku isha fshehur unë. Meqënëse u humba nga sytë nuk dinin nga të bënin. Poshtë ishte përrua i thellë. E keqja ishte se mua më tradhëtonte edhe era e livandos që kisha hedhur. Bile njëri nga ata tha aty se, paska shkuar këtej, ndihet era e parfumit. Nuk e dinte ai që unë isha pas tij!
Po të më kapnin, e kishin vendosur që të më zhvishnin lakuriq e të më shetisnin me gomar nëpër fshat, për të më turpëruar. Si nuk më panë gjakundi, u larguan prej aty, duke zënë prita kyçe. Ata e njhnin vëndin dhe ishin të sigurtë se unë aty do shkoja.
Unë nuk dola andej menjëherë. Ndëjta aty rreth 4-5 orë.
Lajmi e kishte kaluar fshatin se u arratis nusja e Gëzim veterinierit. Ishte kërkuar bile, ndihma e të tjerëve kush ta shikonte, t'u thoshte njerëzve, ta merrnin.
Vazhdova të ecja nëpër pyll drejt Fushbardhës dhe dola afër rrugës së makinës e cila të çonte drejt minierës së fosforit. Prita aty atë natë, u gdhiva përjashta. Kisha ca frikë por nuk kisha ku të vija e çfar të bëja. Në orët e para të mëngjesit kaloi një makin tip "Saurrel" që shkonte të merrte fosfor. Rrallë shkonin makina andej. Vendosa ta prisja kur të kthehej. Për fat të mir, nuk u vonua shum. I dola përpara duke i ngritur të dyja duart lart.Shoferi ishte një burr rreth të 50-ave. Sapo më pa e ndaloj makinën dhe pyetja e par që më bëri ishte:
-Ti je ajo?
-Po, i thashë.Un jam.
-E di që kan zën prit përpara në tre vënde?
- Po. E di.Por jam në dorën tënde.
Ai tundi kokën dhe më tha të hipja, nga ana e tij.Më urdhëroj të fshihesha sepse do ta ndalonin. Ashtu bëra.Sapo shikonim përpara njerzit në pritë, unë ulesha poshtë duke u fshehur. E ndaluan në pritën e parë duke e pyetur nëse kishte par gjë.
Nuk kam par asgjë, u tha ai. I dhan leje të largohej.Kaluam në Kakodhiq e Kardhiq që ishte prita e fundit. Shoferit i thashë që makinën ta ndalonte në degën e punve të brëndëshme në Gjirokastër.Ashtu bëri. Më shpuri drejt e në polici. Atje u tregova si kishte ndodhur, fill e për pe. Ata muarën në telefon, lajmëruan edhe familjen time edhe familjen e burrit. Nga të mitë erdhi vëllai i madh, i cili ishte me mua dhe më thoshte ; "mir jua bëre. U bëre hakën. Kështu e donin." Policia i lajmëroi njerzit e burrit që të mos bënin ndonjë budallallëk se ndryshe do kalbeshin në burg. Kjo ishte historia dhe aventura më mbreslënëse e jetës time.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen