Dienstag, 19. August 2014

Endri Nazarko - Cikël poetik


Në kafe me atë

Në kafe me të
Se ç’ndjej ca dëshira
E hesht, nuk nxjer zë
Mbase është më e mira.
E kuptoj kur e kap fiksimi
Se fjalët nganjëherë s’i mendon
Si në nota gëzimi, trishtimi
Ndjen se gjithnjë fiton!
Në kafe me të
Ku unë nuk jam më gazetar
Ndihem si pikat mbi “Ë”
E nuk e di ç’më gjen e se çfarë.
Mbase ajo ka nevojë për dikë
Dikë që veç ajo e don
E nganjëherë muhabetin në mes ta lë
E nis diçka tjetër kërkon.
Më duket si robot nganjëherë
E nganjëherë më shumë se njeri
Hap e mbyll çdo derë
Për ta patur para syve s’do fantazi!




Të prisja.

I frikuar nga aroma jote
Si mes hijesh ika
Sikur të jem zhdukur prej një epoke
Nuk e kuptova pse mes hijesh prita.
Të prisja aty ndër shkrime poezish
Ku fjalë ënëruese prej kohësh mendoja
Ku shpirtrat e poetve asnjëherë nuk bashkohen
Por si poet ndoshta dashuroja.
Në mungesë të ajërit që më duhet
Pa kuptuar largësinë të ndjej
Të prisja aty ku ndoshta me kamarjerët luhet
Ku dëshiroj gjithmonë të vërej.
Të presësh ndonjëherë është e kotë
E kupton që treni ka ikur para se ti të shkosh
E hapa përpara është ne këtë botë
Por sërisht vazhdon të kërkosh…
Të prisja kur e dija që ish kot
Aromën e frikuar e sytë rrëzëllitës
Nuk ka vënd në këtë botë
Për të pritur në “mest të ditës”.



Pa titull.

I lexoj poezinë dhe statuset i kontrolloj
Femrën e ngurtë jam duke kërkuar
Ndoshta autori s’di të dashuroj
Ose si autor asnjëherë s’e ka provuar.
Ajo është ndryshe
Vallë gurët ngrohin më shumë?!
Siç shtegëton çdo dallëndyshe
Si gurët që freskohen në lum.
Me flokët kaçurela të gjata
E ecejakjen e shpejtë
Ashtu siç e mundon vapa
Dashurohen me të pa të drejtë.
Seriozitet dhe e qeshur e fortë
Si në përralla të ekzistonte
Si dëbora e bardhë dhe e ftohtë
E si shiu që e miklonte.
Më pëlqejnë netët, ditët me re e me shi
Se e di që gjej diçka reale
Por kanë filluar mendimet në to të më shkojnë tek ti
Duke menduar t’i’a nis në ëndra një përralle.
S’është si dikur që shkëmbenin letra
sot letrën ma lexon në teknologji
por fjalët sërisht të vërteta
po më dalin si me magji.



Unë dhe ti….

A sikur të zgjasja dorën të të prekja
Dhe në fasadat gjigande të notoja
Për mua s’do kish më emër vdekja
E me qiejt e dashurisë do qëndroja.
Ende ndjej luhatje në zemër
Tik e taket kur të kam përballë
Edhe kur nuk të thëras më në emër
Edhe kur puth heshtjen tënd në ball.
Vetëm dhe një çast ta prekja dorën tënde
Dhe me të qëndroja në largësi
Do ndjeja ëmbël tingujt e kësaj kënge
Vdekja do lodronte në flakë dhe urtësi.
Ah sikur ta zgjasja dorën për të të prekur
E të qëndroja lotueshëm nëpër shi
Nga gëzimet do të isha ndjekur
Gëzime që krijohen veç nga ti!




Prindër

Mbi shpinë i mbajnë shigjetat e jetës
Dhe mëngë përveshur na rinë pranë
S’do ia ndjeja respektin vetes
Sepse pa ju bota ime s’do të ish aq oqëan.
Prindër në zemër ne u kemi
Jemi poshtë urrave të jetës me kokën lartë
Nuk e dimë se të mbrojtur nga ju jemi
kërkojmë botën të shijojmë me në dorë një hartë.
Kur shigjetat binin furishëm
Unë nuk i shikoja
Nëse s’do kish ndodhur ashtu
Mbase jetën tashmë s’do e dashuroja!
Prindër që u dua aq sa jeta
Na rritni ashtu me halle e me shpresa
Të vetmet dashuri të vërteta
Të vetmit që skanë vënd për ndëresa!



Vetmi…

Cigarja s’ma heq stresin,
Por unë përsëri e tymos,
Kujtimet sërisht të tilla mbesin,
E unë vazhdoj e dreqos!
Mbase s’di ç’bëj në këtë vënd
E në herësirë vazhdoj të shkruaj
Ku për morale s’ka më vënd
Se me veten po ndihem i huaj!
E kam një hall,
Eh, sa më rrëndon
Po ku janë ata që më donin vallë
Përse gjithçka më mungonë?!



Vargje!

Dua një përshëndetje në netët me shi
Në qoshet ku erë nuk frynë
Atje ku mbase nuk na sheh njeri
E në bisedë me ne askush nuk hynë.
Dua një puthje në buzë,
Edhe disa lutje për mua
Një ëndër të shthurur kur edhe unë të lus
Një fjalë dashurie, fjalën TË DUA!
Do të puth ëmbël
E në buzët të lënkosh
Që kur të largohesh, të ndihesh vëngër
Mua të më kujtosh!
Më pas drejt shtratit kur të shkosh
E të mendosh për një puthje
Aty do e kuptosh
Se jo gjithçka lind nga një lutje.
Do largohemi pa pritur se kështu qe e shkruar
Se nuk do duam të ndjejmë më lëndime
Se do themi ishim dy të dashuruar
E më pas thjesht ka qënë e dashura ime!
E ti, ike pa fjalë atë natë
Dhe unë që përpiqesha të të kuptoja
Doja të të takoja prapë
Por kuptova se me atë ide po gaboja.
Ne ty që jam i dashuruar
Edhe pse s’të njoha mirë
Të jem pasuruar apo edhe varfëruar
Pa ty asgjë s’do kisha dëshirë!
Mendoja çdo natë
E në fund asgjë s’rezultoi
Kur mendimet fillova t’i analizoja prapë
Cingërima rimendimi më shkaktoi!
Dhe e dija që dita e martesës do të vinte
Kjo ishte për ty,
Por jo që në sy lot do të më linte
Atë çast do kisha dashur ta ndanim të dy!
Sa ditë të vetmuara e netë të qeta
Ku shkruante shpirti im I lënduar
Ku zemra e dinte që të donte sa jeta
E vërtet kokë e këmbë qe dashuruar.
Sikur zemrën dikujt t’ia falja edhe unë
Mbase s’do e kisha kaq të vështirë
Kjo për shkak se të dua shumë
Ose ndoshta se jam bërë për mëshirë.
E ditët shkojnë, shkojnë ngadalë
Ikën muajt dhe ditët lënguan
Nisi si një përrallë
E si tragjedi përfunduan!




Koha ishte për dashuri

U vrenjt,
U bë stuhi
Në qiej filluan fluturimin më të mëdhenjt
Zogjtë shtegëtar që provuan dashuri.
Zuri shi
U bë përmbytje nëpër brigje
U poq mishi
U ndot gjaku ndër çifligje.
Jashtë stuhi
E brënda tufan
Të mbuluar në një suitë dashurie unë dhe ti
Të dashuruar nën jorgan.
Ishte koha për dashuri
Por unë veç imagjinoja
Kur në ëndra më shfaqeshe ti
Nëpër muret e dhomës të kërkoja.
 
____________
Marrë nga Galaktika Poetike "ATUNIS"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen