NË VAZHDIM PO SJELL RECENSIONIN TIM PËR LIBRIN E SHKRIMTARIT NGA KANADAJA, NË TË CILIN PROMOVIM MORËN PJESË E FOLËN AMBASADORI KANADEZ NË BEOGRAD, z. ROMAN, QË E MBULON DIPLOMACINË E KËTIJ SHTETI EDHE NË MAQEDONI, AKADEMIKU LUAN STAROVA, SHKRIMTARI PROkOPIEV DHE SHUMË LIBËRDASHËS, MBAJTUR SOT NË BIBLIOTEKËN POPULLORE EUNIVERSITARE NË SHKUP.
(Pastaj, gjatë drekës me ta dhe me autorin elibrit që po qëndron në Shkup, zhvilluam bisedë tejet të ngrohtë për rrjedhat e kulturës në Maqedoni, mundësitë e “kanadizimit” edhe në tregun dygjuhësor letrar në Maqedoni(shqip e maqedonisht), gjendjen e shkrimtarit në shqoqëri, kulturat ballkanike. Ambasadori më la përshtypje se posedonte kulturë të fushës letrare ballkanike e botërore. Normalisht, biseduam edhe për raportet historike e aktuale shqiptaro-serbosllave nën hijen e marrëveshjes së fundit Kosovë-Serbi. Nesër autori i librit do të jetë mysafir i lexuesve të tij ekskluzivisht shqiptarë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku pas recensionit tim pritet edhe bisedë me autorin kanadez të librit në fjalë).
***
***
Mbresa leximi
ROMANI HARRESËS PËR SHPËTIMIN E KUJTESËS
.Libri “SOUCOUYANT – një roman i kujtesës”, botoi “Shkupi”, Shkup 2010, fq 207
Te lexosh romanin “Soucouyant”, ështënjësoj si të futesh në një botë ankthi të panjohurash trishtuese, të papriturash, frikësimesh dhe dëshpërimesh të parreshtura, si të hysh në labirint përplo tkthesa të errëta, por që të mban gjallë se një herë do të dalësh nga ai lëmshi i litartë, në të cilin je i lidhur , mbase edhe nyjekëputur herë-herë. Sepse këtë botë e krijojnë tematika dhe personazhet tejet misterioze, të paqartë dhe të pashpresë, që krijojnë ngjarje të mitologjizuara fillim e mbarim, në përjashtim të kapitullit të fundit, kur nis të ndriçohet errësira fabulative për kurreshtarët lexues. Është një botë njerëzish që të duken se janë pa biografi, pa shpirtësi humane, pa busollë e parimi etik e estetik jetesor, por që të gjitha këto i kanë pasur, por të përdhosur nga një gogol, përbindësh, mëkatbërës, fantazmë, që këtu quhet “soucouyant”, i cili i mbërthen.
Në këtë libër është galeria e personazheve me dinamikë, ndonëse duket shumë statike. Nëna, dy bijtë e saj, njëri poet dhe tjetri që i kthehet pas dy vitesh, Meera, zonja Kristofer dhe të tjerë persoanzhe epizodike, krijojnë me karakteret e tyre romanin jo vetëm etnopsikologjik, por edhe të globalizuar. Janë njerëz me gjenealogji etnike të ndryshme, janë me përkatësi sociale të ndryshme, janë me shpirt bile edhe sipërfaqësisht të dyzuar, por në thelb janë unikë. Vet titulli është emblematik, që identifikon një pjesë të bestytnisë së Karraibeve në tokën kanadeze, i ndjekur nga endjet e jetës nëpër vende të ndryshme dhe me raca të ndryshme, i imponuar nga faktori jashtetnik i trupit gjenealogjik. Shembull i identitetizimit soucujantik në trikohësi, pra në konjuktivitet të së djeshmes,të së sotmes dhe nënkuptimisht të së nesërmes, është nëna, është ndikim ijashtëm, i padëshirueshëm dhe imponues.
Nëna Adela në shikim të parë duket e përdalë, një plakë që bën sjellje të abnormales, e cila del të endet kohë e pakohë, që sillet ftohtë e egër me djalin e saj që kthehet mu për të, që zhvishet kurdo e sido, që ha panatyrshëm, që shtirret se nuk e njeh as pjellen e vet. Ajo ka bindjen se një fantazmë fshihet në të dhe rreth saj. Biografia e saj na mëson se ka pasur të trashëguara trauma të luftës nga viti 1943, shkaku i amoralitetit të imponuar nga ushtarët e kampit me të, si me nënën e saj që kishin vepruar. Zhbëria e krenarisë nga elementi i huaj sikur e hibridizoi pemën e dëshiruar dhe kjo do ta ndjekë mbrapsht si një përbindësh nënën, çrregullimi mendor e shpirtëror i saj do të shkaktojë edhe çrregullimin familjar pas vdekjes së babait, që sipas mjekëve, ai në rastin tragjik ka qenë i ngarkuar me stres dhe gjendje të palakmueshme. Nëna Adelë për të birin për pak sa nuk u shdërrua edhe vet në sociajant, gogol përbindësh. Një rast i dështimi tjetësor mund të shkaktojë kompleksin e soucojantizimit të jetës. E, kur dihetse ushtarët e dhunshëm të kampit e ndryshuan rrjedhën jetësore të rrethit me largimin e dhunshëm nga vendbanimi, trazimi bëhet edhe më i madh. Ky fat shqetësues duket se e ka ndjekur nënën, pastaj fëmijët dhe elementet letrarë personazheskë rreth saj. Duket se këtu nis kanceri i “soucouyantit”, i cili nuke lë rehat kudo e kurdo. Biografia e shtërnguar e bren jo vetëm nënën, por edhe familjen.
Harresa është temë boshte e romanit në fjalë. Por, sipas rrjedhës fabulative dhe gjallërisë së qetë personazheske, duket se autori do të spikat kujtesën si shpëtimtare e harresës. Nëna, ndonëse nuk e thotë, lë mbresa se diçka bluan në vete nga kujtesa dhe atë do ta ruajë me fanatizmin e brezit të vjetër, qoftë edhe me marrëzi. Karakteri i saj fanatik për ruajtjen e kujtesës del në shesh nga pjesëmarrësit e varrimit, të cilët flasin për një karakter tejet njerëzor të saj, kur kujdesej për fëmijët pa farë shpërblimi. Së këndejmi, kuptojmë se ajo para se të sociantizohej,kishte karakter të çiltër ndihmëtar.
Mjeshtri autoriale duket se është që fantazmën trishtuese e vë si ndërlidhje brezash moshore të ndryshme, gjendjesh tjetërfare sociale dhe racore. Në këtë vorbull të krijuar nga nëna sillen edhe Meera, një vajzë e re, Roger, djali i nënës që pas dy vitesh kthehet i cytur nga dashuria birësore ndaj saj, dama e hiles dhe mikja e nënës, zonja Kristofer. Meera është një e re e kapluar nga arti dhe filozofia, e cila braktis edhe jetën e saj të rehatshme dhe është në miqësim të sinqertë me nënën, e cila në kontakt me djalin e saj, në fillim i dyshimtë dhe i ftohtë, karakterizojnë mentalitetin rinor, të pangarkuar nga frymëzimi socijantik. Zonja Kristofer është njeri që rrejshëm dhe në shpinë të tjetrit do ta krijojë kënaqësinë e pasurinë, si ndodhi me djalin, i cili pasi shiti shtëpinë, u mashtrua nga ajo dhe tërë 53.000 dollarët ia dha asaj, bile duke ia zënë për të madhe atij se shtëpia kushtonte me qindra mijëra, që realisht mund të kishte qenë ashtu.
Kaptinë më vete paraqet periudha e pasvdekjes së nënës. Sikur me vdekjen e saj u shporën tëra fantazmat përbindëshe e tmerrbërëse, sikur u vra socuijanti dhe fati i mistershëm i karakterit të nënës u demitologjizua verifikueshëm. Shfletimi i gazetave dhe librave, takimi me vëllain poet, i cili qenka intereasuar për nënën paverejtshëm, i japin fabulës së romanit trajtën e rrafshit dekonspirativ, nga të cilat të dhëna të shkrimeve kuptohen shumë elemente të biografisë së nënës dhe të trungut gjenealogjik familjar. Pra, me desociantizimin e njerëzve pas vdekjes së nënës, niset formati i ri i jetës në roman dhe bashkësi.
Është tejet interesant edhe personazhii djalit, i cili bën edhe të pabërën, duron edhe të paduriueshmën vetëm e vetëm të kthejë buzëqeshjen amtare, të risocializojë nënën e vet, duke ia duruar edhe marrëzitë e saj edhe në publik, si ishte rasti me paradën e Trashëgimisë të parakaluesve të lagjes. I biri vie në çastin e duhur që të marrë në duar rolin trashëgimtar të familjes.
Shikuar si libër - prodhim letrar,autori Dejvid Kariandi ka një stil tejet të veçantë, i cili përmes shtjelles fabulëbërëse krijon porosinë letrare. Rrjedha e ngjarjeve është e njëtrajtshme, pa dramaticitete të herëpashershme dhe emocianalitet poshtë-lartë, por me karakterbërie të ilustruar, nëntekstualisht i lë lexuesit të nxjerrin mësimet e duhura dhe të meritueshme, që nuk janë të pakta. Libri shtjelloin temën tejet të ndieshme të multkulturalitetit të imponuar, që më vonë shkallëzohet edhe në fantazmogjeni devijuese, si pasojë e trysnisë së elementit të imponuar ekstragjenetik. Libri e edukon lexuesin qe fillim e mbarim të jetë idiciplinuar dhe të përbirohet me racion ne psikën e personazheve, sepse mu kështu mund të detraumtaizojë ndjenjën e bindjen e tij deri në fund. Guximi dhe dinamika e njetrajtshme e autorit për qasjen e ngajrjeve, profilizimin e personazheve dhe përshkrimeve, kritikun letrar e bind se ai e ka dhenë një provë të shkathtësisë krijuese letrare, se nga ky stil mund të rrezatojë letërsia me porosi e art nëntekstor, si mund të kuptojnë edhe se nga arti i trishtimit mund të mësojnë formulën e gjetjes së kënaqësisë intelektuale tëleximit, humanizimit të kujtesës përmes artizimit të harresës.
Autorit i urojmë suksese letrare edhe në shkrimet tjera, shëndet e mbarësi në jetë, kurse botuesit “Shkupi” mirënjohje që lexuesve shqiptarë ua solli në duar këtë libër mbresëlënës në saje të përkthimit të kujdeshëm të Durim Taçes.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen