Dienstag, 23. April 2013
Fehmi Ajvazi: SHTËPIA DHE LUFTËTARI
SHTËPIA DHE LUFTËTARI
Luftëtari, kurrë nuk kthehet në shtëpi. Atdheu dhe bota ideale e tij është shtëpia e tij, prandaj ai e konsideron çdo hap dhe çdo sakrificë që e bënë një gur më shumë për shtëpinë e tij, për njerëzit e tij, për tokën e tij. Kur luftëtarit i bie të jetë kryezot i shtëpisë, lufta e tij s’përfundon askurrë! Veçse, sa herë, e ka të vështirë ta bëj udhën që e bënë, e ka të vështirë ta plotësoj vakumin e të qenurit të vazhdueshëm në shtëpi. E ka të vështirë t’i bëj zap, robtë e shtëpisë! Nganjëherë, ata nuk e dëgjojnë të zonë! Ia kthejnë shpinën, e sfidojnë. E injorojnë, ose zhgërryhen mbi bëmat dhe gamën e pafundët që kryezoti ka bërë për shtëpinë.
Na ka rënë të kemi kryezotër shtëpie vend e pa vend, asi që s’i kemi njoftë, asi që s’i kemi vendos na, asi që ka pasë shtëpia hata nga këmba dhe bëmat e tyre. Phu, kjo histori e shtëpisë sonë...! Dikur as shtëpia, as njerëzit e saj s’ishin mirë. S’ishin rehat. Me një fjalë, ishin keq. Keq, shumë keq...! Kështu ka qenë puna e shtëpisë sonë. Të gjithë ishim keq, e më shumë se ne ishte keq Kosova, që domethënë shtëpia jonë. S’ishim rehat, ishim të gjithë robër. Shtëpia ishte e zaptuar, e rrënuar, e përlarë nga e keqja. Jeta jonë, si edhe krejt jeta e shtëpisë ishte në duar dhe në mëshirë të të tjerëve. Kyezoti i shtëpisë sonë, ishte kryegjakpirës jonë. Pra, ishte kryezoti i shtëpisë një kryevrasës, një kryemizorë...! I këtillë ishte, meqë ishte i huaj: dhe ne ishim ishim të tjerë, ishim të padhimbshëm për te...
Ishim të pafuqishëm. Të pa mbrojtur. I huaji, ishte një kryezot i keq. Se, ku ka kryezot të huaj që vjen e të pushton dhe pastaj sillet mirë me ty, të do, të trajton me dashuri dhe me respekt? Ne, s’ishim në pozitë ta largonim këtë kryezot.
Por erdhi një kohë: koha e sfiduesve, koha e luftëtarëve. Ata, e kaluan pragun e shtëpisë dhe s’u kthyen kurrë më në shtëpi. S’u kthyen, të gjallë. Një pjesë e tyre, mbeti udhëve duke e mbrojtur dhe duke e bërë shtëpinë të jetueshme, të bëshme dhe me fytyrën tonë. Një pjesë tjetër, la gjysmën e ëndrrave dhe të eshtrave kësaj udhe, andej rreth e rrotull shtëpisë. Një pjesë tjetër, u daktis botës. Shtëpia, s’u rehatua. Kryezotat e huaj, secili më mizor se tjetri, u ndërruan katërcipërisht. Ora e tyre, ishte koha jonë e amullt, e errët, tragjike. Dora e tyre, ishte vdekja jonë.
Shtëpia, s’çlirohej dot! Pse? S’ishin të gjithë, sfidues. S’ishin të gjithë, luftëtar. Disa qenë dhe mbeten vronjëtues, disa të tjerë vasal dhe një pjesë tjetër, të nënshtrueshëm dhe të përshtatshëm-kameleon.Këta (në një apo tjetër mënyrë), hynë në gjirin e të huajit dhe s’dolën kurrë më prej tij. Hynë: dhe aty u shkrinë përgjithmonshëm!
Luftëtari, ai i vërteti mbeti udhëve. S’u kthey në shtëpi. U end botës ta bëjë shtëpinë të veten, t’i mëshiroj e shpëtoj njerëzit e shtëpisë. Endet edhe sot, ose vazhdon të endet. Duke e bërë shtëpinë. Të bëshme. Të jetueshme. Këtu, në bregun me erë dhe me pikëllima, këtu nën qiellin me murmurima.
Shtëpia, tymon. Shenjë e frymës. Shtëpia, gjëllon. Shenjë e lirisë. Luftëtari, më në fund është kryezoti i saj. Luftëtari, është gjarpëri roje i shtëpisë. S’fle kurrë. Fle, veç sa për dy-tri ëndërra të bukura spartane. Dhe, sa për një ëndërr shqiponje. Por i huaji, e ka lënë pas erën e tij. Gjurmën e tij. Rreth e rrotull shtëpsë. Prandaj, udha e luftëtarit stërzgjatet e përbaltet. Mbjegulla mbi këtë udhë, ia zbardhë flokët, dhe ia shton rrudhat e ballit. Veçse, deri sa të zhduket lagështia e fundme e kësaj mjegulle, kryezoti s’do të kthehet në shtëpi. Kur kjo të ketë ndodh, do të jetë zhdukur era e keqe e gjurmës së mbetur mbi fushën e mëllenjave.
22.04.2013
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
AntwortenLöschenEmail: dawnacuna314@gmail.com