Montag, 25. November 2013
Hamit Taka - Gjashtë poezi
PREZANTIM
Unë kam lindur në shpellën e mamuthit
Në skaj të humbëtirës pa fund;
Jam endur pa busull udhëve tërë pluhur
Që as nisin, as sosin gjëkund;
I punësuar gjithë jetën te Sizifi,
Gjithë jetën i etur si Tantali,
Të vërtetën e gurtë e lakuriqe
E kam gdhendur në muret e fjalës;
BABAI
Sa hap derën te shtëpia e vjetër
Portret’ i babait varur karshi
Faqja e murit e bardhë, e çveshur
Kornizë e praruar e jetës së tij.
ENDERRAT
Edhe ëndërrat shpejt i harxhova
Si para të lëna trashëgim;
Koha, që aq shumë e dashurova,
Më shket nëpër duar, gaz e pikëllim;
Babai ma mësoi drejtpeshimin
Kur gdhëndëte qoshet në gurë,
Nga nëna e mësova këngëzimin
Kur bukët i piqte në furrë;
Të shaja, për dreq, s’më mësuan
Dhe sot ul kokën nga fjalët banale;
Sharësit shumë para kanë fituar,
Unë sfilitem në kërkim të një fjale;
Kërkoj fjalën për vargun e figurshëm
Si gurin e latuar për harqe dhe pragje.
Po prapë mbeta belbacuku i dikurshëm,
Më shumë ëndërra kam thurrur se vargje;
NATË DIMRI ‘97
Në oxhak të dhomës dimërore
Digjej trungu i menduar,
Mbi lodrat, zhurmën fëminore
Endej paqja e sfiduar;
Ç’kanë një aromë kaq të dashur
Këto ullishtet tek po digjen,
Më thoshte nëna ime e plakur,
Dhe nga unë priste përgjigjen;
Ah, i thashë, moj nënë e dhimbshur!
Aroma e tokës dhe e gjyshërve
Në lëkurën e trungjeve të dirsur
Aromën e shpirtit u sjell nipërve;
“Hesht!”, më tha, “dikush troket”!
Dhe ngrinë lodrat e fëmijëve.
“Mos lëviz, do ta hap vetë!”
Më urdhëroi tek mezi ngrihej;
E hapi lehtë derën përgjysmë:
…“Jo, u tha, nuk është brenda,
Por ju këtu mua më prisni,
Ja dy sekonda, të keqen nëna!”
Shkoi me ngut te dhoma e saj,
Një çelës u ndie, i akullt brymë;
Diçka nxorri përtej derës
Dhe i vuri llozin me një frymë;
Si shenjtore u ul në gjunjë
I falej Zotit, shkrihej në lutje
M’i ruaj bijtë, nipat e nuset,
M’i largo lanetërit tutje!
Pranë meje u ul e urtë, e zbetë,
Mashën mori, trazoi thëngjijtë;
Kam parë shumë, tha, në këtë jetë
Nuk m’i merr dot mortja bijtë;
E kuptova unë nënën time,
I besoja asaj dhe Perëndisë;
Kriminelëve u fali gjithë kursimet
Në emër të jetës, dashurisë;
SHKALLET
Shkallë janë minutat, orët dhe vitet
Shkallë janë vargjet, strofat, poemat…
Dikush zbret i ngrysur, dikush i qeshur ngjitet,
Tunduese janë shkallët, tunduese dilemat…
“Mos shikoni nga unë, se ju verbohen sytë”
Kështu tha Krishti, kur po ngjitej në qiell.
Mbase e kishte fjalën për shkallët e lavdisë,
Por jo për shkallët në ditët me diell:
Shkallë që na ngjitin në çatitë e pjerrta
Te foletë e zogjve e frutat e pjekura,
Te këmbana e hënës e zilkat e yjeve,
Te mjegulla e lotit për humbjen e miqve;
Shkallë për të krasitur hardhinë e mendimit,
T’i heqim lastarët e egos, babëzisë
Lastarët parazitë të lakmisë e mashtrimit,
Për të vjelur vilet me verën e mirësisë;
Shkallë që na ngjitin te kupola e shpirtit,
Ku shkruajmë me ar fjalët “të dua”,
Në fron të Perëndisë, pranë Jezu Krishtit
Ca zjarr krijimi t’i japim atij hua;
Shkallë që na ngjitin në telat e sfidës
Si akrobat të jetës, pëllumba të paqes
Ku hapim të qeshur kanatat e agimit
Dhe shohim larg horizontet e pastër;
Shkallë që na ngjitin në kullën e idenditetit
Nga shohim syçelur botën e mistershme,
Të plotësuar shohim qëndrën e gravitetit
Vdekjen e pashmangëshme-
gjëndjen e përhershme;
BRAKTISJA
Nëpër dritare fishkëllen era
Dhomat shurdhmemece
Nuk e ndiejnë më ndërrimin e stinëve;
Kërkëllijnë menteshat
Rënkon e psherëtin dera
Çatia nuk djersinë më…
Çarçafët e harruar në tela
Lagen në shi, teren në diell
Flakërimë e një zjarri që nuk më digjet;
Në fund të oborrit
Uji i dënjur i pusit të bardhë
Endërron këngën e çikrikut;
Në mure kanë mbetur ëndërrat e ngurosura
Dhe hijet e zogjëve;
Pjergulla shtrin krahët mbi supet e avllive
Hëna e hepuar
shikon prapa çative;
Pëllumbat kanë ikur në drejtime të ndryshme
malli tretet në gjurmët e ikjes…
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
AntwortenLöschenPër magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen gjyqësore fituese.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.