Sonntag, 10. November 2013

WEB-Ekspozitë nga piktorja Amira Berkolli

 
 
Amira Berkolli u lind me 16 Dhjetor 1984 ne Prishtine.Shkollen e mesme te Gjimnazit Filologjik “Eqrem Cabej” e perfundoi në Prishtinë në vitin 2004. Më 28 Qershor 2007 mbaroi studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve drejtimin e skulptures. Në vitin 2010 perfundoi studimet master në drejtimin e Skulptures në të njëtin fakultet tek prof.asoc. Adem Rusinovci. Në vitin 20...13 filloi studimet master në drejtimin e Qeramikes Akademia e Arteve te Bukura –Tiranë Është pjesmarrës mbi 60 ekspozita kolegtive vendore dhe ndërkombëtare


Ekspozitat personale:

“Ditet e Artit Kosovar Pogradec“-2010 Pogradec - Shqipëri
“Bota kaotike “– Prishtine Galeria “Qafa” – 2011 Prishtinë - Kosovë
“Bota kaotike “– Galeri a “ Elite” 2013 Lushnje - Shqipëri

Shpreblime 2011 Çmimi Salloni I Gilanit 3




Dr. Hivzi Muharremi

BOTA KAOTIKE NË VEPRAT E BERKOLLIT

Krijuesja Amira Berkolli i takon brezit më të ri të krijuesve pamor. Në pesë vitet e fundit është aktive në të gjitha manifestimet kulturore të organizuara në qëndrat tona si dhe më gjerë. Kjo është ekspozita e parë përsonale e organizuar për artdashësit e kryeqendrës sonë, në Galerinë e Ministrisë së kulturës - Prishtinë.

Bota artistike e krijueses anasjellet nga introdukti i frymës abstrakte gjeometrike në shkrirje të formave të nduarnduarta me një dozë të ngërthimit reflektoral të enformelit, në aspektin struktural të koloritit e deri të fryma asemblazhiste.

Tablotë e përfshira në ciklin “Kaosi gjithëpërfshirës i nënqiellit tonë” trajtohen që nga kompozimet e para e deri në ato të fundit të realizuara në forma vertikale-asociacion në mengieret e lashtësisë e deri të kombinimet e tablove me dimenzione te vogla, me një kolorit më të çiltër e transparent, në një hapësirë kompozicionale. Pa dyshim se Bërkolli rëndësi të madhe i ka kushtuar jo vetëm kontekstit kohor por edhe trajtimit të elementeve figurative duke filluar nga ngjyra, forma dhe linja. Në këtë trikonomi mbarshtrohet i tërë opusi krijues, kuptohet eksperimental, për të arritur deri të pikësynimi i autorës për sendërtim të ideve dhe koncepteve të veta për botën e mëtejshme konceptuale e kreative, përkatësisht shtegtimit drejtë rrugës së formimit të gjuhës vetanake artistike.

Në një parregullësi të vrazhdë në aspektin arkitektonik, kuptohet me implementim të formave asociative-simbolike dhe domethënies së thellë psikologjike të ngjyrës e rravijëzon shprehjen shpirtërore të botës së saj figurative.

Në një konglomerat të tillë kaotik hasim edhe në pikturim të formave më subtile e poetike të insekteve –fluturave, pocerkave,mollë kuqeve (bubamara) kuqeve notave muzikore, që në shumë kompozime i bëhen lajtmotiv për synime të mëtutjeshme kompozicionale. Ndërsa kombinimi i tablove me dimensione të vogla në një tërësi hapësinore shquhet përnga koloriti më intenziv me theksueshmëri të dritës dhe me raporte harmonike të baraspeshuar në tërësin strukturore të kompozimimit.

Prishtinë, 27. 02. 2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen