Montag, 18. November 2013
Musa Jupolli - Gjashtë poezi
Zanorët tona
Shkrimtar ' e Poet ' në kërkim
Aty ku Homer epik edhe atë
Me sy të verbër e bënte të këndonte
Epopenë e zanoreve të humbura
Vëbëreuar jemi nga komedi e njeriut
Plagosur me të njetën armë
Dhjetëmilion pika loti n' apostrof
T' ëmbëla derdhur në Det të njelmtë
Po unë, ç' farë faji kam
Të gjitha letrat më janë djeg
Germat ar(t)i më janë shkrirë
Pena ime shpirtin më ndrydhë
O o o zë që vjen nga mali
Melodi në zemër më kalli
Shnet
ShnetË
Zanoreve tona !
Hyu gjuhën e vet na e dhuroi
flas gjuhën e tokës sime
legjenda jonë n' melodi
lindi Besa e Tungjatjeta
Dielli e Hëna n' dëshmi
ëmbëltyrë e t' folmës parë
Hyu gjuhën e vet na e dhuroi
pesëmijë e më shumë vjet
që thërret ky zë
me notat e Atdheut tim
Zot ! Emri sot na torturohet
. . . dehje
qetësi e pafund
aty këtu një varg i imi
n' falje t' poetëve t' mi
n' dhembje e dashuri
. . .
pritni pak. . .
hapu zemër e madhështisë
një jetë tjetër është për ne
Zoti krijoi simfoninë
zërin ua fali poetëve
t' arrijmë deri të thesari ynë
Prishtinë 07/08/2012
Eh Vëlla Poet
Eh vëlla poet e mik
Orën letrare ma fale
pas shumë dekadash
në dhuratë lirinë
Lirinë e mbështjellur
me vujtje
Lirinë e ç'akorduar
ku as vapa s' ka mëshirë
ku papastërtia ka zënë vend
dhe i buzëqeshet Atdheut tim
si me pahirë
Ec e guxo të marrësh frymëzim
poetik,politik, ekonomik
Eh kultura e Atdheut tim
vuajtje e poetit e piktorit
në mërgim
Artist e Mjeshtër
piktura me libër në dorë
shetit e djersitur
në kërkim strehim
kritikë e ç ' veshur
lecka lecka
Ja atje mbi urë
rrafshnalta kopshtore
minaret e Atdheut tim
në lulishtën e dies
kryqi i armikut tim
Univesiteti i rinisë time
Vaso Pashës i bëra thirrje
më erdh në takim
leni kish' e xhami
feja e shqiptarit
asht' shqiptaria,
... dhe ashtu i mërrolur
fort më qortoi
Ku je shqiptar?
Pse nuk ma mësove vargun
O popull i pa fe
Pse e humbe fenë tënde t' ëmbel shqiptare
Zgjohu rinia e popullit tim
pa libër e me gjum
je bërë i topitur i kopitur
Vëlla poet e mik
nesër është vonë
Për atë Zot që flet shqip
bukën e gjuhën
n' adhurim i ke
burim i Atdheut tim
Zgjohu populli im,
Lisi ka etje, është i lënduar!
Kush ma dëmtoi lisin
e dhembjeve shqiptare
kush ma lëndoi lisin
e dëshmive t ' Atdheut tim
Ti ishe mbrojtës për rini
aty nën hijen tënde tubimi
mijëra puthje Atdhé e dashuri
të ndaluara nga Porta e Ferrit
O tokë e dhembjes
dru mali e lisa qyteti
prehen e lëndohën
pa mëshirë
Vapë!
lisi im i lënduar
ka etje
qe pesë muaj pikë shiu
nuk ka ra ta shuaj etjen
ta ujitë tokën
e malet e Dardanisë
dhe as bereqetet
Qiellit iu luta
mos ma le Atdheun tim
pa oksigjen!
Kush është përgjegjës
Po si nuk kanë mëshirë?
Po si nuk e dëgjojnë zërin
nga natyrë e dëshpruar?
Kush ma prishi bukurinë
e Kryeqytetit tim?
Prishtina e degraduar
Gërmia mushkëri e dëmtuar
Lumit i kanë zënë frymën
ujërat e zeza e bërllogu
lozin vallën me nota të armikut
në dirigjim ata në krye të vendit!
Lutujitëm!
Pran Lisit e bukura
mejtuar rrinte
ç' ke moj?
nga zemra fjalët më dolën
lisi im është i lënduar
puthjen e parë këtu
e kam dhënë
ka etje Lisi
me zë të vajtuar
lotujitëm Lisin
deri në pikë lotin e fundit
Fjalë i dërgova engjullit tim
në Qiellin e shtatë
t' i shkruante
DREJTËSISË
ta zgjonte Rininë
e Atdheut tim
në mbrojtje të lisave
të Dardanisë të Shqipërisë
Çamëri shpirti im!
Natyra është e natyrshme ,
të tillë e krijoi Hyu Camërinë!
Seq Poet më thonë
nga dhé që më lindi
At - Mëmë
Gjysh e Babëgjysh
Gjergjin stërgjysh
n' udhëtim- n' udhëzim
kujtesë në pemurina
kopshte në vallëzim ,
fletë virgjire
Lisi metaforë që flet
Hymni melodi
Lirika ime në Liri
Vepër aty je , ËSHTË!
Bëra timen kohë të Historisë
vargjet e mia zgjim
njësim shikim
Camëri shpirti im!
O Afroditë e Malësisë time!
O Afroditë e kujtesës , banore e përhrshme e Malësisë!
Engjulleshë n'takimet e mia para dhe pas lindjes së Diellit!
Në zemrën time ke mbirë gjithë dashurinë , o engjulliesha ime!
S' mund të ma kopjoj askush shtojzovallën, se vetëm një është!
Në syrin tënd jetë e agoni janë mbjeshtjellur në një magji!
Buzëqeshja jote Eros si valë flamuri n' puhinë e shpirtit tim!
Ndjenja ime merr flakërim dhe shpirtin më ndezë o shpirti im!
Diell edhe Hënë marrin ngjyrën e dashurisë në ne të dy!
Të lutem zemër që m'ep përkdhelje në ngrohtësi e dehje!
Në folenë tonë melodi afsh e dashuri e mëndafshta bukuri!
O e bukura e dheut, ujëvarë e pashterrshme më je ti!
Si polenë e luleve pranverore ndritë e shkëlqen n' bukuri!
O Afroditë ! Lozonjarja ime , gushë e buzë mjalti i vendëlindjes time!
Nuk ka zë as fuqi që ka thirrje aq të fuqishme si unë për TY!
Ti dhe vetëm ti më je dritë e më bënë krenar si Lisi i shtëpisë!
Engjulleshë , dhuruar nga Hyu vetë, për mua o e bukura Afroditë!
Kur Dielli n' Lindje Afro-Dita Hyjëshon Atdheun tim!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen