Dienstag, 24. Juni 2014

Kufiri i shpërthyer nga fjala letrare

 
Shkruan Fadil Curri
 
  • Estonezët vuajtën nën BRSS ngjashëm si shqiptarët nën RSFJ, kjo vërehet edhe në letërsi

Jungjatjeta të nderuar miq të librit, të fjalës së bukur artistike.
Sot këtu i kemi librat e pesë shkrimtarëve nga Estonia, por nuk i kemi autorët e tyre. Sidoqoftë, veprat vlejnë më shumë se autorët, sepse në ta kemi galerinë e pakufishme të njerëzve që flasin më shumë se një shkrimtar-autor këtu. Nuk dimë se pse nuk kaluan kufij shkrimtarët, por e dimë se me pasaportën letrare këta libra depërtuan te ne.Nuk e kemi këtu as Emil Toden e librit "Toka në kufi" që të na shpjegojë se si duken më afër njerëzit që i karrikojnë mexhet e kufijt, i lëvizin sipas ëndjeve të tyre. Sendi i pashpirt substancialisht, libri, duket se është më shpirtëzues se autori me shpirt e shtat biologjik, me mendje, me gjak e me fjalë. Nuk e kemi as autoren e librit "Musëndra e vogël e njeriut", Vivi Luik, por e kemi musëndrën e saj me një botë tejet të panjohur deri tashë, me thesare që rrallëkush ose askush nuk i njeh. I kemi këtu më shumë libra se sa autorë, pavdekësinë e tyre përmes veprave jetësore. Do të ishte një debat shumorësh sikur të bënim fjalë për pesë autorët e librat e tyre, por unë do të përqëndrohem në librin "Musëndra e vogël e njeriut" e shkrimtares shqiptare, Vivi Luik.
Ju pandehni se kam gabuar që e cilësova me grupin emëror “shkrimtarja shqiptare”, Vivi Luik, por në fund do të bindeni se na përket neve, kulturës sonë shqiptare ende të pakulturuar. Vet do të bindeni me njëjtësinë e analogjinë e frymëzimeve tematike të kësaj autoreje, por do të zhgënjeheni se pse me kohë nuk keni menduar si ajo. Do të jap disa nënvizime të mia, në paralelet e identitetit analogjik të fatit kolektiv estonezo-shqiptar.
I përbotëson në këtë tufë esesh autorja, e cila si stil të përqasjes ka veshjen e thelbit me përshkrime përafruese e sqarim. Ndër asryet pse shkruan, si shumë shkrimtarë të brengosur, është fati kolektiv, populli, shpirtii njeriut, padrejtësitë ndaj tyre, si ndodhi edhe me përjetimet e kësaj autoreje, kur vendi i saj, Estonia, u zhduk nga harta gjatë vitit 1940, kur lubia e quajtur Bashkimi Sovjetik e futi në kthetrat e saj përbindëse. Diçka mitologjike, por më shumë realiste solli kjo lubi, rrëfen në një ligjëratë letrare në Zyrih gjatë vitit 1989 ogurbardha Vivi Luik, ndonjë vit para shpalljes së pavarësisë së Estonisë dhe çlirimit nga sunduesi i imponuar.
Pas mëvetëesimit të Estonisë, përsëri autorja sheh një gjysmëdrejtësi ose drejtësi e pavarësi të karrikuar, kur i konsiderojnë si minoritet etnik ata njerëz që pushteti sovjetik i kishte sjellë në atdheun e shkrimtares si kolonizatorë. Rusët, pra kolonizatorët, nuk janë minoritet në Estoninë e sotme, por një demagogji ndërmjet gënjeshtës dhe të vërtetës. Një ide e gënjeshtërt ushqen fatkeqësinë që ka përjetuar Estonia e Evropës Lindore nga pjesa perëndimore e këtij kontinenti, ku i kanë rrënjët të ligat, në të cilën pjesë sajohej edhe polktika e pështirë, sa në damarët e estonezëve rrjedh gjak i përzier i shumë popujve kolonizatorëve nga Evropa. Simptomatike është ideja e Oto Bizmarkut, i cili gjykon se duhet ngjallur socializmin, por për këtë duhet të flijohet një popull. Ligësia e shtërnguar detyron që në Estoni të bashkëjetojnë jovullnetshëm ata që kanë shkaktuar vuajtje me ata që kanë vuajtuar.
Fuqia publicitare e Vivi Luik është në thjeshtësinë e mendimit, edhe për fernomene kulturologjike. Autorja shkrimtarin e konsideron oksigjen dhe zhdukjen e poetëve e barazon me zhdukjen e jetës. Por, i thumbon shkrimtarët sqimatarë të kohës së sovjetizmit në Estoni, mbi të cilët rëndon gjaku i të pafajshmëve, sepse u shitën për lajka, ngjashëm si shkrimtarët që tërë jetën e tyre e ndihmuan me devotshmëri komnizmin, e pak para vdekjes duan ta rehabilitojnë mediat dhe rrethi i frymezimit komunist, bile edhe ta trumpetojnë si atdhetar . Në këtë rrokopujë, edhe në fazën pas vitit 1990, pra pas indenpendencës estoneze, bën me dije rrezikun se jetohet sot për sot, të shkëputur nga e kaluara dhe të pasigurt si do të jetë e ardhmnja, ose fare në do të ketë të ardhme. Vërehet edhe plakja e shpejtë demokracisë, kërcënimi nga zhdukja e pushtetit të popullit. Fëmijët e lindur në fillim të shekullit XX do të jenë shkaktarë të plasjes së Luftë II Botërore, të fashizmit dhe të aneksimit të Estonisë nga BRSS, pastaj nëpër librat e fëmijëve estonezë nën sundimin sovjetik të veheshin fotografitë e Stalinit me fëmijët në prehër të tij, e ekzaltizëm me "fqinjësi e vëllazëri sovjetike", ideologji që zhbiu nga harta e botës shtetin e Estonisë. Por, këta fëmijë të atëbotëshëm të Estonisë më vonën do të zhbënin Bashkimin Sovjetik dhe do ta kthenin në hartën e shteteve të botës Estoninë. Ngjashëm ishte edhe me fëmijët shqiptarë në ish-Jugosllavi, kur në ballë të librit ishte fotoja e Titos me idenë obskure “vëllazërim-bashkim” në shkollat shqipe.
Koncepti për njeriun dhe garimin cilësor të jetës së tij është tejet realist te autorja., e cila mendon se zotësia për ndryshime i bashkon njerëzit dhe krijon vëllazëri të re. Pushteti nuk duhet të krijohet nga njerëzit e kohëve të shkuara, sepse do të ngjante sikur të vdekurit të mbretëronin mbi të gjallët. Bota e djeshme përfiton nga situata dhe bën teatër deri sa nuk do të ketë spektatorë dhe kur populli nuk dëshiron të shohë fotografinë e dhomës së gjumit të ministrit, por dëshiron të dijë nëse ministri i përket të shkuarës ose të ardhmes. Kundër këtyre mbrapështive duhet të ndikojmë me mbarësi, ndaj egërsisë me butësi, ashtu si njeriu që me ledhatime e pajtoi gjarprin që rrezikon ta kafshojë, shembull që na e sjell autorja. Në këtë tufë esesh e komentesh, ligjëratsh e shkrimesh nëpër qarqet e redaksitë letrare të Estobnisë, Zvicrës, Finlandëes, shkrimtarja Vivi Luik krahasimisht i sheshon disa fenomene tejet interesante se Estonia është më larg se Japonia më e largët e rruzullit tokësor, për çifutët si popull, shkrimtarin Temsara dhe mësandrën e tij tejet misterioze se çfarë ka në të, për libraritë dhe bankomatet e librave në Gjermani e Estoni, për Isak Bashevis Singer e shumë tema të tjera, që në një farë mase i pëngjasojnë titullit, si një musandër me vlera të pasheshuara si duhet deri më sot. Nëse kjo panoramë ideshmërie kundrohet nga syri krahasimtar interkulturor, bindem se unë si shqiptar e gjej veten në librin e shkrimtares protagonist i dinjitetshëm, si të isha estonez etnik. Sepse edhe ky popull i kësaj pjese të Evropës Juglindore, pra shqiptari, e përjetoi në palcë sovjetizimin ballkanik, padrejtësitë gjatë historisë, se vetja jonë shqiptare ishte më e largët se Japonia e skajshnme e botës, se ende ka njerëz të së djeshmes që jetojnë vetem për të sotmen dhe nuk janë të sigurt për të nesërmen.
Ndaj, premtimi im në fillim të këtij shkrimi se do të kuptoni se nuk kam gabuar që e quajta Vivi Luik shkrimtare shqiptare dhe as që unë u ndjeva aksidentalisht estonez, nuk janë demagogji e lajthitje, por e vërtetë historike e përjetuar nga unë, si shqiptar nën RSFJ-në serbomadhe dhe shkrimtarja estoneze Vivi Luik si estoneze nën sundimin e BRSS-së rusomadhe.
Përfundimisht uroj të jenë të pakthyeshme e të papërsëritshme këto fatkeqësi binjake për popullin shqiptar e eston.
***
POSHTËSHËNIM: Ky recension u lexua sot(e martë e 3 qershorit) gjatë promovimit të librave të pesë shkrimtarëve estonezë para lexuesve shqiptarë në sallën solemne të Komunës së Çairit në Shkup, ku pos mbi 100 libërdashësve, mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në Maqedoni me përkatësi estoneze.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen