Tregim nga Xhevahir Cirongu
Gërsheta e një vajze
Ngadalë ajo zbriti shkallët e pallatit. Në njërën dorë mbante çantën siç mbajnë zakonisht vajzat e sotme, dhe në tjetrën celularin. Nga brenda "gjëmonte"dufi i inatit për atë njeri. Rreth e rrotull kishte lëvizje .Ishte mëngjes. Njerëzit shkonin në punë, dikush në këmbë e të tjerët në makina që ishin parkuar para pallatit. Pas pak oborri u boshatis i gjithi. Ra një heshtje e vërtetë.Unë mbeta e vetme pas asaj zallamahi. Në sup rrinte e varur çanta.Hodha sytë drejt asaj.Kontrollova se mos kisha lënë zinxhirin hapur. Por,...jo.Të gjithë zinxhirët ishin mbyllur. Në dorën tjetër mbaja celularin . Akoma s’i kishte dalë gjumi i mëngjesit. Mbrapa pallatit ishte lulishtja e lagjes.U futa në rrugicë. Ashtu, pa vetëdije se ku shkoja, u afrova pranë një stoli. E vetme me çantën në sup e telefonin në dorë, u ula në stolin e drunjtë.Edhe rrezet e diellit nuk më ngrohnin atë ditë qershori.Trupi ishte mpirë i tërë. Lotët kishin ngrirë në mollzat e faqes. Mendoja …! Vetëm mendoja mes errësirës së mendimeve.Në këto çaste për mua kishte në horizont vetëm re të zeza.Trishtimi ma errësoi atë ditë të bukur shtatori. Mblodha veten. Pastaj thashë:Pse kështu?! Pse kështu?! Rrezet e diellit më përkëdhelën e u bënë një në trupin tim.
Dhora kishte zbritur nga qyteza e minatorëve për në qytetin bregdetar. I pëlqente deti me plazhin e rërën e kripur.Pushimet verore i kalonte te tezja në qytetin e "Delfinëve". Në këtë kohë ajo ishte dhjetë vjeç.Vitiet iknin e Dhora hidhte shtatin si selvi. Një vajzë me trup të hollë , floket ngjyrë gështenjë hedhur supeve. Kur ajo hidhte hapat rrugës, flokët mbi supe vallzonin si dallgët e grurit fushave. Vetullat si"gajtan‘’, e sytë e zinj i ngjanin ullirit kokërr madh. Por, fjala e saj ishte e ngrohtë dhe e ëmbël si mjaltë blete. Sapo ishte kthyer nga pazari i fruta perimeve.Ora po shkonte dymbëdhjëtë e drekës. I ati punonte në minierë. Kurse Zana, kështu e quanin të ëmën e Dhorës,punonte në një rrobaqepsi që ishte në këtë qytezë. U ul në divan. Me dorën e djathtë ngriti flokët që ranë mbi fytyrë. Po meditonte me veten. Dhomat ishte e paisur me gjithë komoditetin e nevojshëm.Se mbante vendi.Doli në dritare.Vështroi malin. Një re e bardhë, në kokën e tij qëndronte si një qeleshe malësori. Kurse nën këmbët shtriheshin galeritë e minierës. Nga kromi në njgjyrë të zezë, që dilte nga shpati i malit në familjen e Dhorës sillte bardhësi. E bardhë buka në sofër. Mendimi i kulluar si vetë burimet e këtyre bjeshkëve. E mbi të gjitha shpirti e zemërgjërësia si Kristal. Dhora ishte e mallëngjyer. Jo vetëm për pjestarët e familjes; por për gjithë fisin e saj që banonin në qytezë. U ul në sofat para portës. U përlot e puthi pragun e shtëpisë.Vëndlindja e shpirti janë një,-tha me vete. Dielli po humbiste mbas kreshtave të maleve. Në shtëpi qenë grumbulluar të gjithë.Ndërsa muzgu i natës ishte ulur gjithë andej.
Mbas pushimeve verore, ajo u kthye në qytetin bregdetarë.Ishte në vitin e katërtë të gjimnazit.Vitet shkonin si një përrua i keq.Në supe të Dhorës si pëllumba qëndronin tetëmbëdhjëtë vitet e jetës.Vitet kalonin. Ajo qe zbukuruar edhe më shumë. Por, me një dallim nga vitet e fëmirisë. Flokët nuk i mbante lëshuar, por të thurura gërshet hedhur mbi shpatulla.
-E po fëmijë përpjetë e ne tatëpjetë moj motër, i tha tezes së Dhorës komshija që nga ballkoni.Me të birin emigrant po pinte kafenë e mëngjesit.Kristina po ujiste lulet në ballkon.Për ndihmë i erdhi edhe Dhurata.Kujtimi zgjati dorën e mori filxhanin.Sytë i mbetën ngulur si një gozhdë në dërrasë tek gërsheti i Dhorës.Piu kafenë.Nga xhepi nxori celularin e doli nga dhoma tjetër.I çoi zile’’ kapos " në Romë. Ashtu, si i trullosur nga pija e tepërt dhe pagjumësia, rëndë-rëndë mori telefonin që ishte sipër komedinës.Hapi telefonin. Pa numrin e Kujtimit.-Hë, more by…pa larë.Kemi lajm të ri nga qyteti i" Delfinëve"?... –Po, po, u përgjigj me gjysmë zëri Kujtimi –Dëgjo!Pa sjellë "ngjalën"me gjithë gërshet në Romë, të pretë e zeza,- i foli" kapoja" nga Italia.Sinjali i telefonit u pre. Në mbrëmjë prindërit e Kujtimit shkuan në shtëpinë e Kristinës.Këtë radhë jo thjeshtë për kafe, por me mission: Donin dorën e Dhuratës për djalin.Diskutuan shumë gjatë. I çuan lajm edhe prindërve të Dhuratës në qytetin e minatorëve. Pas disa ditësh shpallën fejesën. U derdh paraja lumë. Bizhuteritë u blenë në dyqanin më të shtrejtë të qytetit.
-E ku pyeste Kujtimi për euro?! Punonin jo pak, por katër prostituta në Romë?! Të gjithë mbetën të kënaqur nga kjo fejesë. Ajo vajzë kishte ëndërruar që i fejuari të kishte sy bojëqielli. Në fakt kështu ndodhi.Ëndërra e saj u bë ralitet.Dhora ishte në vitin e katërtë në gjimnaz. Edhe një muaj shkollë kishte.Dha provimet e maturës. Doli mirë në provime.Mbrëmjeve të dy, Kujtimi e Dhora dilnin shëtitje bregut të detit.-E shikon tragetin atje larg në radë?-Po, u dëgjua prerë zëri i Dhuratës. -Pas disa ditësh do marrim rrugë për në Itali. Si?!..Kaq shpejtë?! Po, shkollën ? Po dasmën ? Kur do i bëjmë gjithë këto ashtu siç kemi biseduar !..Është koha e parasë.Kush ka paranë ka gjithë dynjanë,-i u përgjigj shkurt Kujtimi. Nga kjo përgjigje Dhurata mbeti e shtangur.
-E po mirë , si të vendosësh ti bëj edhe unë.I hodhi krahun mbi supe.Buzëqeshi.Si me shaka i tha:Pse me target.Me që jemi këtu shkojmë në këmbë nëpër det…Këto fjalë i shprehu për të fshehur trishtimin. Askush më nuk foli. Heshtjen e theu i pari Kujtimi: Nga xhepi nxori disa letra.-I shikon këto?Janë dekumentat e tua.Me këto do udhëtosh drejt Italisë,-I foli Kujtimi.-Si ?!..O sa më gëzove!..Ti je shpirti i Dhuratës .Sa kaq zgjati dorën dhe i dha dekumentat Dhorës .Të dy qëndronin të ulur në bordur pranë bregut të detit. Në celularin e Kujtimit erdhi një zile. Pa numrin.Thirrja i vinde nga Roma. U çua në këmbë e u largua disa metra më tutje. Nga xhepi që nxori dekumentat, i ra një fotografi.Dhurata shfritëzoi rastin e me të shpejtë e futin në xhepin e saj.Ai fliste në telefon me" kapon" në Itali.Kurse ajo lexonte dekumentat e "udhëtimit "për në shtetin fqinj.-Kush ishte, -e pyeti ajo.-Një shoku im. Fliste nga Roma.Të gjitha lëvizjet e Dhuratës ishin alegorike.-Italia ka qenë ëndërra ime , i foli Dhurata.-He ,sikur të ishim të dy si zog e të fluturonim në detin e kaltër,-i tha Kujtimit.Mbas një ore u kthyen në shtëpi.U fut në dhomën e gjumit e vetme. Nga xhepi nxori fotografinë.Ç’farë të shikonte ?!...Aty të pozuar ishte Kujtimi me një vajzë.Nga pas fotua mbante shënimin :"Moldave të dua për jetë!"Në këto çaste u bë si e marrë. Si dallgë deti inati shpërthente brenda shpirtit të saj.Pastaj tha:"Qeni do të më bëjë prostitutë"Ishte fund jave. Në shtëpinë e tezes së Dhuratës nga qyteza e minatorëve kishin ardhur edhe prindër të saj.Do përcillnin vajzë e dhëndërr për në Itali. Ora dhjetë i gjeti në sheshin e trageteve.Të afërmit, si të djalit e të vajzës, kishin ardhur për të përcjellur çiftin.U afruan tek trageti. Me të pranishmit i pari u përcoll dhëndërri me prezencën e një njeriu të" kulturuar".Po kështu, edhe vajza nga qyteza e minatorëve. Në shkallët e tragetit Kujtimi po priste Dhorën .-Më më fund ja arrita qëllimit,-tha me vete Kujtimi. Pas pak ra sirena e tragetit.U ndezën motorët.-Eja shpejt,-u dëgjua zëri i Kujtimit. Dhora ngadalësoi hapat.Në sytë e të gjithëve hoqi nga qafa bizhuteritë, unazën nga dora, nga xhepi nxori foton. Nga veprimet e Dhorës të afërmit mbetën të shtangur.Të njejtën gjë pësuan edhe njerëzit e dhëndërrit.-E shikoni këtë? Kujtimi ka një tjetër në Itali! Në foto dukesh qartë.Mbetëm të shtangur. Po më shumë Kujtimi.
-Merri florinjtë e tu e çoja" moldaves" në Romë".Në shkallë i la edhe foton.I ktheu shpinën e mori rrugën drejt qytetit.Trageti çante dallgët e detit e po humbiste në horizont.Gërshetat e asaj vajze nuk mund të trafikoheshin aq lehtë.Ato mbetën vetëm në kujtesë.
Durrës, Maj 2014

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen