KALOI BASHKË ME ERËN
Sfilitur, ngatërruar vinte nga dashuritë
majtas lajkatonte në facebook...
Sa bukur m’zdesh e miklon vargjeve-poet,
“më prushëron gjaku shpirt...”
Acar bënte djathtas, ngrinte dëlirësia
ulur në nevojtore shiste dashurinë......
“Bien kot rrufetë mbi mua,zemër”
n’viber dëneste dhimbshëm...
“Je ti, kalorësi i ëndrrave të mia!”
Dashuria maste kohën degëthyer....
Ulur në qoshe, restoranti rëndonte muzg,
mbushej me peshë të neveritshme
nga shfrim pasioni turbulluar....
as nga vetja më s`mund ta ruante
pa e sha,pa e pshty.
Me heshtjen ngarkuar largohej
duke shkundur valëhirin e kësaj kotësie
e realitetin e trishtë,
për dashuri e virtyt të vdekur...!
23 Maj`14
JEMI NJOHUR NDONJËHER
Ç`kuptim ka fjala,
Kur gjashtë muaj më pas,
Duhet të shoh krahëdiellit
Jemi njohur ndonjëherë,
Apo kemi luajtur me vetveten....
Ç’kuptim ka zemra,
Goditur prej ndjenjash lajkatare
Kohëve kokëshkreta e të marra?!
Ç’kuptim ka shpirti rrapëllimave,
Shtrëngatave,klithmave
E vargjeve pa gjak të poezisë...
Tymnajave pa fund e pa krye,
Kërkoj besimin tim
Humbur nën mjegull,
Nëpër rrëzime kohësh....
Ku është syri yt?
Magjepsur lojmashtrimeve
I verbuar nga gënjeshtrat,
Apo i përgjumur nga mbingopja...
Maj`14
Ç`kuptim ka fjala,
Kur gjashtë muaj më pas,
Duhet të shoh krahëdiellit
Jemi njohur ndonjëherë,
Apo kemi luajtur me vetveten....
Ç’kuptim ka zemra,
Goditur prej ndjenjash lajkatare
Kohëve kokëshkreta e të marra?!
Ç’kuptim ka shpirti rrapëllimave,
Shtrëngatave,klithmave
E vargjeve pa gjak të poezisë...
Tymnajave pa fund e pa krye,
Kërkoj besimin tim
Humbur nën mjegull,
Nëpër rrëzime kohësh....
Ku është syri yt?
Magjepsur lojmashtrimeve
I verbuar nga gënjeshtrat,
Apo i përgjumur nga mbingopja...
Maj`14
KU MRIZOJNË HAMSHORËT
Herë flinte e herë lëngonte....
Ditë e verbuar t`i lazdronte taket
Me të eturat tua petale
E hënën në pëllëmbë
Nata në qerpik më rrinte si rimë poezie,
Dëshirë e ngjallur, ngrohtësi fluturake e dëshiruar...
Ndaloi para bukurisë së vrarë,
Në atë lamën tënde, ku mrizojnë hamshorët
Etjeve tua të pangopura, prej hajneshe
Fjala brisk shtangu në buzë
Pa frymë mbeti kënga....
Në korin e heshtur të këndohet
Që mëngjesi t’mos pikoj gjak....
Harlisjet s’t’i zuri urtësia, mike
Pleqërishte kënga pelin të mikloj….
Në kuvli etjeve të shterura s’mund të t’kthej....
Të përmjerrur, të zhubrosur e gjirit grisur
Në fillimin pa cak, derdhet helm pa mbarim...
Ik,se pështiroset dielli e s`ti ngroh flakëputhjet akull
As valë e lumit s`të lanë shpirtzdralin
Ik,se po zgjohet pezmi edhe në mua
E s`mund ta mbaj pshtymen . ...
11 Maj`14
Herë flinte e herë lëngonte....
Ditë e verbuar t`i lazdronte taket
Me të eturat tua petale
E hënën në pëllëmbë
Nata në qerpik më rrinte si rimë poezie,
Dëshirë e ngjallur, ngrohtësi fluturake e dëshiruar...
Ndaloi para bukurisë së vrarë,
Në atë lamën tënde, ku mrizojnë hamshorët
Etjeve tua të pangopura, prej hajneshe
Fjala brisk shtangu në buzë
Pa frymë mbeti kënga....
Në korin e heshtur të këndohet
Që mëngjesi t’mos pikoj gjak....
Harlisjet s’t’i zuri urtësia, mike
Pleqërishte kënga pelin të mikloj….
Në kuvli etjeve të shterura s’mund të t’kthej....
Të përmjerrur, të zhubrosur e gjirit grisur
Në fillimin pa cak, derdhet helm pa mbarim...
Ik,se pështiroset dielli e s`ti ngroh flakëputhjet akull
As valë e lumit s`të lanë shpirtzdralin
Ik,se po zgjohet pezmi edhe në mua
E s`mund ta mbaj pshtymen . ...
11 Maj`14
RROKULLISJA E SAJ
Kishte bredhur stinëve
Skutave hedhur nga erërat
Shtrydhur e kafshuar,
Papritmas u zgjova trembshëm,
Nuk e di ,më zgjuan ëndrrat,
Apo më ftoi trëndafilja e mërdhezur…
Sa magjike në sy më erdhi
Shtratit u palit përpëlima m`u ngjit
Si ushujza gjakpirëse…
Uritur e etshëm
Pa mëshirshëm më thithi gjithandej
Flakë e dehur nën lëkurë u ndez,
Gjithëçka u përmbyt si në shtrat lumi
Psherëtimat rrodhën vrullshëm…
Por fjala ime moti e lidhur për heshtjen
Nuk mbajti,
Pëlciti si rrufeja, goditi si shpata….
Dot nuk ecëm deri te vetja jonë;
A je ti,ai?--më pyeti ajo.
Nuk e di,cilin kërkon –i thash
Ti hije farsë…….
U largua rrëkejeve të përjargura
Gjeti rrugën e vetë
Hijeve e dyrëve të natës pikëlluese
Prill`14
Kishte bredhur stinëve
Skutave hedhur nga erërat
Shtrydhur e kafshuar,
Papritmas u zgjova trembshëm,
Nuk e di ,më zgjuan ëndrrat,
Apo më ftoi trëndafilja e mërdhezur…
Sa magjike në sy më erdhi
Shtratit u palit përpëlima m`u ngjit
Si ushujza gjakpirëse…
Uritur e etshëm
Pa mëshirshëm më thithi gjithandej
Flakë e dehur nën lëkurë u ndez,
Gjithëçka u përmbyt si në shtrat lumi
Psherëtimat rrodhën vrullshëm…
Por fjala ime moti e lidhur për heshtjen
Nuk mbajti,
Pëlciti si rrufeja, goditi si shpata….
Dot nuk ecëm deri te vetja jonë;
A je ti,ai?--më pyeti ajo.
Nuk e di,cilin kërkon –i thash
Ti hije farsë…….
U largua rrëkejeve të përjargura
Gjeti rrugën e vetë
Hijeve e dyrëve të natës pikëlluese
Prill`14
VETËMASHTRIMI
Ditën e vesh, e zvesh buzëqeshjen
E përkëdhel e vë në gjumë...
Zvarritesh barkas derisa
Të bie terri e t'mos duket fjala...
Tevona ngrihesh heshtur
E rrugëton vijës së mësitneshës...
Në asnjë derë nuk troket,
Të gjitha t'i njohin taket.
Etshëm palohesh e rrotullohesh
Shtretërve e herë-herë strehëve,
Ndez buzët e ndez afshet mashtruese
Në gëllënka pi zemërimin...
Kur lulet këputen nga trupi yt
Shndërrohen në gjethe të grisura,
Në stinë të djegura në mbarim...
Kur ti kthehesh, vjell dufin e pezmin...
Pas të ndjek vetja, kujtimi
Gjakon dritën, ti gjakon kthimin ...
Thellësisë së shpirtit të mbyt trishtimi
Një buqetë lulemësitnesha,
Dashje vetëmashtrimi...
Ditën e vesh, e zvesh buzëqeshjen
E përkëdhel e vë në gjumë...
Zvarritesh barkas derisa
Të bie terri e t'mos duket fjala...
Tevona ngrihesh heshtur
E rrugëton vijës së mësitneshës...
Në asnjë derë nuk troket,
Të gjitha t'i njohin taket.
Etshëm palohesh e rrotullohesh
Shtretërve e herë-herë strehëve,
Ndez buzët e ndez afshet mashtruese
Në gëllënka pi zemërimin...
Kur lulet këputen nga trupi yt
Shndërrohen në gjethe të grisura,
Në stinë të djegura në mbarim...
Kur ti kthehesh, vjell dufin e pezmin...
Pas të ndjek vetja, kujtimi
Gjakon dritën, ti gjakon kthimin ...
Thellësisë së shpirtit të mbyt trishtimi
Një buqetë lulemësitnesha,
Dashje vetëmashtrimi...
LËKURË-DRENUSHA
Nuk ta miklova hapin psherëtimë
Ta doja gjëmim, krismë , zjarr
E fjalë magjike të artit...
T’i ndeza të gjitha xixëllonjat
Të mos gozhdoheshe duartrokitjeve
Prej etjes së hiçit
T’mos zhvishej lëkurë-drenusha prej syve të pistë
Të doja elegante në mendje e në shpirt
Fjalë urtake të doja brisk e shpatë
Nuk doja të isha kalorës i psherëtimave
Ta mikloja hapin rutinë
Përsëritja do ishte farsë,
Mashtrim e spekulim
Nuk doja të t’kafshojnë e qeshin qentë
Si hije ushqyer prej territ,
E ti, të ngroheshe në at zdral mjerimi
Nuk ta miklova hapin psherëtimë
Ta doja gjëmim, krismë , zjarr
E fjalë magjike të artit...
T’i ndeza të gjitha xixëllonjat
Të mos gozhdoheshe duartrokitjeve
Prej etjes së hiçit
T’mos zhvishej lëkurë-drenusha prej syve të pistë
Të doja elegante në mendje e në shpirt
Fjalë urtake të doja brisk e shpatë
Nuk doja të isha kalorës i psherëtimave
Ta mikloja hapin rutinë
Përsëritja do ishte farsë,
Mashtrim e spekulim
Nuk doja të t’kafshojnë e qeshin qentë
Si hije ushqyer prej territ,
E ti, të ngroheshe në at zdral mjerimi
MIRAZHI DHE HIEJA
Mes brigjesh ku gjethi bie
Donte të dremiste
Përkundjeve të saj
Si në varkën mes valëve...
Nuk më djeg zjarri
S’më ngrinë ngrica...
Mërmëriste mirazhi i tij,
Qielli është i imi
Edhe toka.
Plas!-ulurinte hija e saj,
Nuk dua të vi!
-Punë e madhe,
Ironizonte mirazhi i tij,
Kam gunën edhe pushkën,
Dëgjoj këngën e bareshës
M’i ndez të gjitha qelizat....
-Plaç ti sonte!
U rrebelua hija e saj,
Ndize hënën
Sa t’i ndalë pikën ëndrrës
Dhe vij duke u mbajtur
Kërthizës ,për dreq!
Prill `14
Mes brigjesh ku gjethi bie
Donte të dremiste
Përkundjeve të saj
Si në varkën mes valëve...
Nuk më djeg zjarri
S’më ngrinë ngrica...
Mërmëriste mirazhi i tij,
Qielli është i imi
Edhe toka.
Plas!-ulurinte hija e saj,
Nuk dua të vi!
-Punë e madhe,
Ironizonte mirazhi i tij,
Kam gunën edhe pushkën,
Dëgjoj këngën e bareshës
M’i ndez të gjitha qelizat....
-Plaç ti sonte!
U rrebelua hija e saj,
Ndize hënën
Sa t’i ndalë pikën ëndrrës
Dhe vij duke u mbajtur
Kërthizës ,për dreq!
Prill `14
DRITËSOHET SI SMERALLD
Cila është një hap para,
Shorti,urtësia e fjalës pa emër,
Apo burrëria në gjakun e vluar
Besimi, deri te vetvetja të arrijmë,
E papërkulshmëria, thyen thonjtë...
Cila është një hap para,
Ëndrra lajkatare që rrotullohet
Rreth kërcellit të trëndafilit,
Apo nuri dhe zgjimi fluturak...
Cila është një hap para,
Kujtimi përhirues apo harrimi i djegur
I rrugës deri te kënga e pa kënduar
Cila është një hap përpara,
Heshtja e ndryrë shpirtit të robëruar,
Apo fjala e etshme sy përflakur...
Dëshira, deri te rrënja ime shpaluar...
Kurorë e shpresës së bardhë
Ka shkundur shpirtit errësirën..
Dhëmbi i territ dritësohet si smerald.
Cila është një hap para,
Shorti,urtësia e fjalës pa emër,
Apo burrëria në gjakun e vluar
Besimi, deri te vetvetja të arrijmë,
E papërkulshmëria, thyen thonjtë...
Cila është një hap para,
Ëndrra lajkatare që rrotullohet
Rreth kërcellit të trëndafilit,
Apo nuri dhe zgjimi fluturak...
Cila është një hap para,
Kujtimi përhirues apo harrimi i djegur
I rrugës deri te kënga e pa kënduar
Cila është një hap përpara,
Heshtja e ndryrë shpirtit të robëruar,
Apo fjala e etshme sy përflakur...
Dëshira, deri te rrënja ime shpaluar...
Kurorë e shpresës së bardhë
Ka shkundur shpirtit errësirën..
Dhëmbi i territ dritësohet si smerald.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen