Samstag, 21. Juni 2014

Musa Jupolli - Dhjetë poezi


Vjersha ime

në kopshtin e shtëpisë së vjetër
aroma e luleve, ngjyrë e jetës
një kënd në qiellin e hapur e pa kufi
libër e verë n' ajr e vlerë
fotografia e kujtimeve të mia
në tik - takët e zemrës...

me notat e dashurisë
dhe ja hapat e lehtë
pamje sublime, ecje elegante
puhia flokët në valëvitje
në ballë të shëndritshëm
ku mund të shkruhet
e tërë një poezi

*
Legjenda ime në dashuri
Poema ime
në zgjatje jete e kujtime
në sytë e saj një roman
kur punoja si skenarist
asnjëherë nuk kam menduar
se mund të jetoja pa te!


* Ditar i Rilindjës
aty zbulova artin
kritikë, art, shkrimtar
rikthim në skenë
në Bistron Peshkatari
karrigat e punuara nga thuprat
një kafe një gotë raki shpie
në ballë Theatrin Kombëtar
alfa dhe omega e filozofisë
aktorët dalin dhe hynë
unë me një duhan të mbështjellur
Botës i bie rreth-rrotull
liria është e mundshme
Thash!
nuk e dijta se zëri im
ishte dëgjuar nga të tjerët
nga të tjerët e mi si unë!

*
Sot ruaj kujtimet e dashurisë
Liria më është ç' akorduar
unë prap mbetëm në kërkim !

Pars, 24/10/2012

 
 
Populli -t -im

skenë e kohës
në të folmën e natyrës
nga viti në shekuj
në kërkim të botës
drita dhe hija
n' imitim
mistike
perlë në engjulleshë
me fytyrë të qeshur
kryevepër e historisë
misterioze
përballim
para
kryqzatave
dhe pas

zemër
virgjëreshë me fëmiun e posalindur
t' emëruar Pellazg
në Kopshtin e Parajsës
pi dhe larë në vaj t' ullirit
për shëndet dhe fat

arti do na e zbuloi
të vërtetën
në besim
të shpirtit
dhe realës

E kësaj Bote shqiptare
E asaj Bote pellazge
Simbol i një besimi
Dritën dhe ngjyrën
Para dhe pas testamentit
Qytetar stilistik historik
Në gdhendje të gurit
Gur' që flet

Andaj më quajnë poet
Askush nuk e di pse të emërova
Vend i shenjtë
Për këtë mu dasht
Ta pyes natyrën
Ta zbërthej të folmën
Artin ta vë në ekspertizë
N' ADN mu dha rezultati
Populli me kulturë më i lashtë
i Hameosi-t:
Pellazgo-Iliro-Shqiptar !

E sot ku jemi ?
E tashmja a do ti përngjajë së kaluarës ?

Paris, 23/10/2012

 
 
Zgjim Nëntori

mëngjes i qetë Nëntori
jemi rënditur në varg
në varg të poezisë
poetët e thanë vetë
mësim pedagogjik
në reformat kombëtare
zënore e bashkëtingëllore
në bashkëdyzim
poezia në Lirinë
e Atdheut tim!

E menduar e folme
në thirrje
në dialog me botën
letrare
të shpirtit demokratik
me melodinë e Himnit
Flamuri në topografinë e bukur të Atdheut tim ! Libri !

Ka ardh kohë të ndërrojmë
ta shkruajmë historinë tonë!

Ka ardh kohë ti ruajmë
mos të na i vjedhin mitet tona!

Atdheu
Me ngjyra arbërore
kërkon drejtësi
dëshmitë janë të trishtuara
qetësi e mbyllë gojë
e pa pranuar

Rini e largë Atdheut tragjike !
E duam realën
e historisë vargun në Bashkim
Flamurin kuqezi
simfoninë e Himnit kombëtar
në gjeometrinë e SHQIPËRISË !

2012

 
 
NËNTORI I TRETË

Në lindje Hyu kidhte vendosur
Shqiponja të fliste shqip !
Mijëra vjet n' Udhëtim shoqëroi historinë
e kombit tim !
1443, 28 , Nëntori i parë !
Gjergj Kastrioti : Shqipërisht në tokat arbërore,
Lidhshmëria jonë kombëtare !*
Fotografi bardh' e zi ,
ngjyrat kuqezi !
E njohëm muzikën
në valëvitje të gjetheve
n' interpretim të erës,
freskia e së cilës ledhatonte
flokun e vashës
Marigo
në gjëndisje të Flamurit !
Dashurinë për Atdheun
e vuri në rend të parë,
Kjo Zonjë e Rënd
e një bote ku romantizmi
lulëzonte në varg !
1912, më 28, Nëntori i Dytë
Ismail Qemali mvetësoi Shqipërinë !
2012, më 28, Nëntori i Tretë ! Toka le të dridhet
Tiranë e Prishtinë,
Zëri le të dëgjohet Prizren e Vlorë ! Paris Londër Washington
postulet do i dërgojmë ! Tri Ditë Festë
Në Kushtetutën kombëtare NËNTORI I TRETË

*( N' amanet të Gjergj Kastriotit; Ismail Qemali :N' përgjegjësinë tonë ) !

28 Nëntor 2012 

 
Për himnin e Shqipërisë...

I them mos më prish leximin
mos më shëmto poezinë
se aty gjej kujtimin

Mos më trego rrugën e diktatit
se leht vie të dëshëprimi

Mos më gjymto këngën
se ajo ka ritmin e vet

Mos ma çakordo jetën
se ajo ka rrjedhën e vet

Mos më trego kohën
se ajo ecën vetë

Mos më hidhëro plakun
se ai ka historinë

Mos më dëshëpro vashën
se ajo më ushqen me bukurinë

Mos ma hidhëro Kosovën
se ajo ka zërin
për ty për mua
për himnin e Shqipërisë
 
 
 
Kosovë p(R)ozë e gjatë

Hej Kosovë je aq e fortë e pathyeshme
Per ty shkruan vargjet më të zjarrta
djemtë , nipat Tu që prekën me gjak cepin
e buzëve tua gjithëherë te kuqe
Zemra flakë e pjelljës sate
barutin e armiqve ate e thithën që
bukurinë mos ta prek.
Në duart e tyre të njoma
ra i tërë prushi e në trup Ty Kosovë
nuk e lanë që të djeg.
Vashat tua Kosovë, Arbëria gjithëherë
të zgjuara i gjeti. E ato filluan
t'i këndojnë, se thellë menduan
mos po e lendojnë të bukuren e dheut.
Trimi në shkëmb guri ngriti plisin
që kishte rënë në ballë
në tepe të kresë dhe filloi këngën
Për Ty jam gati të vdes ATDHE
Hej Kosovë Tungjatjeta
Tungjatjeta sofra e bujarisë
Bukën kripën për Besën tënde
Kosovë kurrë nuk i kurseve
Kosovë nëna jonë sa bukur
të rri shqiponja në ballë.
Hej Kosovë, gjithë ajo fortunë që të përfshiu
asnjëherë gjakun s'e prishe.
Trimëria dhe menquria jote dhanë shembuj
Kosovë shkëmb graniti, fjalë burri urtësi
Fjalë e parë, fjalë e mbramë e poetit
Kosovë prozë e gjatë e njeriut
Kosovë kështjellë e pëflakur
Edhe fëmija në lindje
tytën e pushkës të nxeht e gjeti
Në djep e mbi djep krisma e saj
lëshon jehonë, jehonë e thellë
e mbrojtjes së atdheut
Djalë pas djali në krismë pushke
martesë bëri
Djalë pas djali në flakë lindi
Kurrë i kalllur konaku i lindjeve
Konaku i rritjeve,
shtohej gëzimi nepër flakë
kullë e ndezur
e flakur
kurrë e kallur
Lindi një shqipëtar nepër flakë
sofra u shtrua, sofra e guri
gjithnjëherë të bardhë emrin ia
vunë Atdhetar
Syri yt Kosovë liqe ujë loti
Trupi yt Kosovë Rubin moti
Duart Tua Kosovë farë drithi hedhin
Kosovë, Ti që gatuan bukën e jetës
Kosovë moj hyjneshë
Ke menqurinë ke qëndresën
Kosovë prozë e gjatë e njeriut.

 
 
JETË NË LEXIM
(Bekim Fehmiut)

Foljet ndërhynë
Hyun e pyetën
Ai tha!
E,synimi?
Seigneur (1)
Qetësinë e arit
Qetësinë e asaj dite
Të lindjës
të urtësisë
Falma forcën
Të eci në rrugë
Të ndritshme
Të premtimit
Ishte thirrje
E të madhit
Bekim Fehmiu
Jetë në lexim
Filozofi e art
Theatër e Operë
Muze e arkitekturë
Sy i programuar
Ikonë në kinematografi
Bekimi ynë
vargje poeti për Ty shkruan
Manifest arti në takim
n'Atdhe e në mërgim
Fizikë e Metafizikë
Simbole
Metafora
Ide që rrjedhion për damarë
Ejani në takim
Në burimin e dhëmbjes
Kohë që kalon
Breshër e padrejtësi
Ngel puna
Letrat i mori era
Zilja,pastaj kumbimi
Ranë rënd në shpirtin tënd
Vargu mbretëron dramën
Në tragjedinë e pashkruar
Grin kohën
Në fletë gjethesh
Nuk shkruhet
Dashuria

As
Historia
Shtangim
Kohë e bukur
n'artin e bekimit
Të madhit Fehmiu
Të dua
Sa fjalën e lirë
Të dua me fjalën e lirë
Atë ditë
Në dhuratë
Të romanit tim
Më pyete dhe më fole për Parisin
pastaj kohë e brishtë
Mjeshtër e artist
Ndezim dritat
Ndriçojmë ëndrrat
Flakë e qetësi
Detyrë e poezi
Nënshkruan besimin
N'artin e Bekimit
Le të jetë dita e parë
në respekt të së kaluarës
Vuajtjeve të përjetuara
Artist vëlla
Përshendetje
Udhëtimi yt
Orgoizëm,o ,pa te
I ndarë në dysh
Atje e këtu
N'Atdhe e në mërgim
Aeroplan që bartë
Mëndimet e mia
Në fluturim dukesh i lehtë
Pa poezinë time
Që mbetët n'Atdheun e vet
Në aromën e luleve
Mllef dhe vuajtje
Aty do të shprehet
Pa lotë
Me gjuhën e lapsit
Me shkronja të arta
Të lindura
Në kohëra të lashta
E ndieshme
Koha e B ekim Fehmiut
Jetë e lexim.

Prishtinë (Nga një takim me të Madhin Bekim Fehmiu)
1.Seigneur-I dërguari i Perëndisë 

 
Musa Ramadani - t

Prishtinë, ora 22 para theatrit,
Shakespear do të vijë më vonë...

Një plak nga historia,
por jo edhe nga pamja,
me një shikim të shkapërderdhur thuase shikonte,
studionte pikturën diku i humbur në ANTIproCESION,
autor i së cilës është vetë.

Emër i njohur
në thirrje të simfonisë shqiptare !
E dini ç' më tha poeti ?
Me një kafe në Prishtinë
Parisi e Vjena me shoqërojnë !

Me fletë e laps në dorë
poeti është vizatues
e bardha e zeza
kanë edhe zë
zë literature
Liri në recitë e tij !

*
Shumësi në atmosferën
e viteve të shtatëdhjeta
n' album estetika shqiptare
në freskinë intelektuale
me një zë që dilte
nga shpirti,
kohë e ngutshme
Prishtina në literaturë
quhej Paris,
melodi e ngjyrosur ,
frika ruhej në fshehtësi !
Atdhe hap sytë e lexo
Musa Ramadani n' poezi
Ali Podrimja, Rugova, Shkreli...
varg në te

*
I dashur poet e prozator
sot nga Parisi
vargun ta kushtoj ,
pritëm në verën e ardhshme ,
kafe prap do të pimë
në Prishtinën tonë !

Paris, 26/10/2012

 
 
 
Haxhi Muhaxheri - t

Simfoni koreografi në gjashtë pjesë
Krijuesi dhe pikëpamjet e tij
Freska e muzikalitetit shqiptar
Kulturë poetike
Koreografinë e vendosa aty afër një libri
Ma nota në kompozim të natyrës
Rimë në definim të jetës
Ngjyrat i zgjodha nga deti Jon
Letrat e Haxhi Muhaxherit në dëshmi
Baletet e Operës dardane
Vallëzimi e skenografia
Ajo nga Çamëria
Një sukses i larë shpesh me lotë
Vlerat e artit për Liri
Vlerat e Lirisë për artin
Kundër ideologjisë
Propagandës kombëtare
Në simbolet e lashtësisë
Të një kombi të lashtë !
Në skenë një poet
Haxhi Muhaxheri
Shpalos vlerat e kulturës
Asnjë “politikan” në skenë
Arti vulosi epokën
Koreografia e historisë shqiptare
Historia bashkëkohore
Me penë në dorë
Energji dhe shpresë
Në shërim të dhimbjeve
Zë që krijon notat e ardhmërisë!
  
Rebel poetik më thonë
Rinia bletë e rrush n' ushqim
Sinonim
Thërrasin shqiponjat në venerim
Për letrat e bukura pa hile
Që ndritësojnë artin tonë !
 
Paris, 04/06/2014


 
Gështenjë e qytetit tim

grafika e gjetheve të mia
lëndohet ,
botanika e Atdheut tim
ju nuk kërkuat asgjë
më shumë se ushqim
nga dheu i juaj,
jetëgjatësia juaj në shërbim
të fëmiut
të qensishëm për jetën tonë !
Literatura ime !
legjendë, roman, poemë ,
arti në listën e alfabetit ,
orkestre e lulishteve ,
lisat e gështenjeve
besnikëria e stinëve të motmotit ,
dëshmia e historisë
e ndodhive të popullit,
bangat e shkollës sime !
Gështenjë !
zonjat e rënda
nën hijën tënde
bukuria u pëlciste !
Gështenjë !
Ilire, pellazge n' origjinë
u rrite në dritë e ndritësi
për rrugë të mbarë
simbole e shkollimit
estetike me ngjyra
në puthje të parë
aty lindëte dashuria !
Pse !pse mi pretë gështenjat e mia ?
pse ma lënduat të dashurën time ?
pse mi fshehtë kujtimet e mia ?
Zot që flet shqip :
kthemi gështenjat e mia !

Paris, 28/10/2012

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen